Çmimet e karburantit sot/ Çfarë po ndodh?
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë, te x...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë, te x...

Rusia i ka ndjekur me dronë civilët që jetojnë pranë vijës së frontit në Ukrainë, duke i përzënë nga shtëpitë e veta, sipas një hetimi të Kombeve të Bashkuara.
Hetimi ka gjetur se Rusia i ka gjahtuar civilët duke i detyruar mijëra njerëz t’i braktisin tërësisht zona të tëra, një veprim që përbën krim kundër njerëzimit.
Raporti i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar dhe Hetimor për Ukrainën tha se civilët janë ndjekur në distanca të gjata nga dronë me kamera të montuara, dhe më pas janë sulmuar me bomba ndezëse ose eksplozivë derisa po përpiqeshin të strehoheshin.
“Këto sulme janë kryer si pjesë e një politike të bashkërenduar për t’i dëbuar civilët nga ato toka, dhe përbëjnë krim kundër njerëzimit për zhvendosje të detyruar të popullsisë”, thuhet në raportin 17-faqësh që pritet t’i paraqitet Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara këtë javë.
Gjetjet e raportit bazohen në intervista me 226 njerëz, përfshirë viktima, dëshmitarë, punonjës ndihme dhe autoritete lokale, si dhe në qindra video të verifikuara online.
Sulmet e përshkruara në raport ndodhën në tri rajone në Ukrainën jugore, pranë vijës së frontit dhe përtej lumit Dnipro, dhe u kryen nga forcat ruse gjatë një periudhe prej më shumë se një viti.
Rusia e mohon se shënjestron civilët në Ukrainë, megjithëse forcat e saj kanë vrarë mijëra civilë qëkurse nisi pushtimi i plotë tri vjet e gjysmë më parë.
Një grua nga Hersoni u ndoq nga një dron në gusht të vitit 2024, derisa po e parkonte veturën, dhe më pas u sulmua e u plagos gjatë përpjekjeve për t’u strehuar në garazhin e saj, thuhet në raport.
Të njëjtën ditë, dy dronë të tjerë arritën dhe goditën shtëpinë e saj, të cilën ajo më pas e braktisi.
Sulmet me dronë kanë shkaktuar një ulje të ndjeshme të popullsisë në disa zona, thuhet në raport, në të cilat kanë mbetur vetëm të moshuar dhe persona me aftësi të kufizuara.
“Nuk mund të ketë asnjë dyshim se operatorët e këtyre dronëve veprojnë me qëllim”, tha për Reuters Erik Mose, udhëheqës i hetimit.
“Ata po ndjekin në mënyrë të qëllimshme njerëz, qoftë në kopshtet e tyre, në shtëpi apo në rrugë”, shtoi ai.
Disa nga të mbijetuarit e intervistuar nga hetuesit e OKB-së thanë se ndiheshin “si të gjahtuar”, dhe Mose shtoi se autorët kishin përdorur të njëjtin term në videot e postuara online nga dronët.
Edhe brigadat e zjarrfikësve, mjekët dhe ekipet e tjera të ndihmës së parë janë goditur, duke lënë banorët pa shërbime emergjente atje ku u duhen më së shumti, thuhet në raport.
Raporti dokumenton gjithashtu se autoritetet ruse kanë bashkërenduar veprime për të dëbuar ose zhvendosur civilët nga zonat që janë nën kontrollin e tyre në rajonin Zaporizhja, gjë që, sipas raportit, përbën krim lufte./REL
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj në një lidhje direkte në...
Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i Financave, Arb...
Sot në Kuvend Dumani deklaroi se nëse Ahmetaj dëshiron të ...
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni G...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi pas raporti...
Në datat 28-29 tetor 2025, në Tiranë do të zhvillohet taki...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjik...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjik...
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka mbajtur fjalën...
Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, në fjalën ...
Kandidati i pavarur, Florjan Binaj, ka zbuluar një “lulish...
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, në fjalën e saj në Ku...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Riad të Arabisë ...
Kryeprokurori Olsian Çela u është përgjigjur në Kuvend pye...
Kryeprokurori Olsian Çela iu përgjigj sot në Kuvend edhe d...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha se Prokurorit të Përgj...
Kanididati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj...
Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka ...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka deklaruar për ga...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamj...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë, te x...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...