Dështimi i Ballkanit të Hapur/ Analisti për CNA: Projekt i pamenduar mirë, jo strategjik
Altin Gjeta, analist dhe pedagog në Universitetin e Birmin...

Analisti dhe pedagogu në Universitetin e Birminghamit në Britaninë e Madhe, Altin Gjeta ka folur për CNA TV lidhur me procesin e integrimit të rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. I pyetur nëse ka një qasje të re të BE ndaj Ballkanit Perëndimor, Gjeta është shprehur aktualisht ka një vullnet politik për një integrim të përshpejtuar të Malit të Zi dhe Shqipërisë në BE.
Analisti tha se zgjerimi ka qenë një ndër politikat të susksesshme të Bashkimit Evropian në 30-40 vitet e fundit dhe shtoi se dy këto dy shtete mund të anëtarësohen në BE brenda një periudhë 5 ose 7 vjeçare pavarësisht problemeve me korrupsionin, krimin e organizuar apo institucionet demokratike.
Duke u ndalur të anëtarësimi, Gjeta theksoi se rasti i Shqipërisë duhet analizuar me kujdes për të parë sa i gatshëm është vendi ynë të bëhet pjesë e BE, por pa pasur të drejtë vetoje ose votimi.
“Mendoj që në momentin që flasim, ka një vullnet politik në nivele të larta për një integrim të përshpejtuar të Malit të Zi dhe të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kjo për shkak se në një kontekst ku vetë BE-ja shikohet si i sëmuri gjeopolitik i botës, Brukseli kërkon një sukses. Dhe zgjerimi ka qenë një ndër politikat më të suksesshme të Bashkimit Evropian në 30-40 vitet e fundit. Dhe në këtë moment që flasim, mendoj që ka një dritare mundësie reale që Shqipëria dhe Mali i Zi t'i bashkohen Bashkimit Evropian në një periudhë pesë apo shtatë vjeçare, pavarësisht problemeve që mund të kenë me korrupsionin, krimin e organizuar, institucionet demokratike.
Dhe në fakt kjo ka qenë një lloj hipokrizie me të cilën Bashkimi Evropian e ka trajtuar Ballkanin Perëndimor në tërësi, sepse asnjë nga vendet e Evropës Qendrore Lindore nuk i ka plotësuar krejtësisht kriteret. Edhe mendoj që ky është një moment i mirë për Shqipërinë, për Malin e Zi, veçanërisht, edhe është një dritare mundësie e cila duhet të shfrytëzohet, por duhen parë edhe mekanizmat të cilat do të vendosnin në punë Bashkimi Evropian për t'i integruar këto dy vende në familjen evropiane. Sepse kohët e fundit është folur shpesh, për shembull, për mundësinë e integrimit të vendeve të reja në BE, jo vetëm atyre të Ballkanit Perëndimor, por edhe Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë, të cilat janë vende aspirante dhe dy prej tyre madje kanë hapur negociatat, në një format krejt të ri ku këto vende nuk do të kishin të drejtën e votës në institucionet qendrore evropiane apo të drejtën e vetos.
Por duhet analizuar me kujdes, do të thoja unë, rasti i Shqipërisë, se sa të gatshëm jemi ne të bëhemi pjesë e një mekanizmi sui generis ndërkombëtar, siç është Bashkimi Evropian, pa pasur zë të plotë në vendimmarrjen e vet. Pra rrezikojmë që në një farë mënyre të humbasim vetëqeverisjen. Edhe mendoj që duhet një analizë jashtëzakonisht e kujdesshme, një lloj vizioni politik për të vlerësuar se kush janë përfitimet dhe humbjet. Megjithëse ne si popull, por dhe si vend, kemi treguar që jemi një ndër shtetet të cilat e mbështet më së shumti integrimin e vendit në Bashkimin Evropian”, u shpreh Gjeta. /CNA
Altin Gjeta, analist dhe pedagog në Universitetin e Birmin...
Londër, 22 tetor 2025 – Në Samitin e Liderëve të Procesit ...
Deputeja e PD-së dhe njëkohësisht kryetarja e Komisionit t...
Koordinatori i Partisë Demokratike për Tiranën, Ilir Alime...
Media të shumta britanike kanë shkruar sot lidhur me dekla...
Kryeministri Edi Rama është pritur nga homologu i tij në L...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë sot datën mbi një ...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka tha sot se...
Ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula, deklaroi sot se di nj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje...
Kryedemokrati Sali Berisha komentoi sot vendimin e ish-dep...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferenc...
Dy partitë kryesore në vend, PD dhe PS, kanë arritur dakor...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në fjalën e ...
Deputetja Mesila Doda, pjesë e Komisionit për Shëndetësi...
Udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, mes...
Kandidati për kryetar bashkie i Vlorës që mbështetet nga o...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar...
Në orën 11:00 do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Kom...
Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mb...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...