Mbi 2 javë protestë/ Tabaku, ftesë minatorëve të Spaçit: Komisioni i të Drejtave të Njeriut është i hapur
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar...

Kandidati për kryetar bashkie i Vlorës që mbështetet nga opozita, Dionis Sota, i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” me gazetarin Flavio Qarri, renditi problematikat që shqetësojnë banorët e qytetit ku ai kandidon.
Sota tha se nuk flitet për emigrimin masiv, çmimet e larta të apartamenteve dhe ndërhyrja e pushtetit qendror në pushtetin lokal.
Kandidati Sota tha se do të implementojë 'start-up'-e me vlerë 50 milionë lekë për çdo të ri që propozon ide biznesi për një afat 6-mujor.
"Nuk flitet për emigrimin masiv, sot Vlora më bosh se çdo vit që kalon. Duhet folur shumë thellë për këtë, e për të bërë këtë analizë se si duhet të kthehet e ardhmja e këtij qyteti.
Në program, në 6-mujorin e parë kam implementuar 'start-up'-et e rinisë. 100-200 mln lekë të vjetër, 50 mln lekë për çdo të ri që vjen e sjell projekte për biznese, të rinjve u ka humbur shpresa. Po vritet besimi, krijimtaria për ta çuar përpara, është shumë e rrezikshme për të ardhmen e Vlorës, pasi rinia është ajo që do të marrë fatet e qytetit në dorë në të ardhmen".
Sota tha se për çmimet e apartamenteve do të bashkëpunojë me bankat me qëllim që të krijojë Vlorën e re.
"Çmimet e apartamenteve po rriten, njeriu e shikon të ardhmen aty ku ka suport të punës, të ardhurave e financave. Kërkon edhe një shtëpi për familje të shëndetshme, dhe me çmime të përballueshme. Bashkia ka në dorë që në bashkëpunim me bankat të krijojë e studiojë zonat ku ka akses bashkia, për të krijuar Vlorën e re.
Jam ofruar për të ndryshuar këtë lloj sistemi, që s’funksionon më dhe Vlora është lodhur. Ka arritur në një situatë për bizneset e Vlorës që s’ecet më me këtë frymë e sistem që sa vjen e po shpopullon Vlorën. Le të jetë një shtysë për t’u kthyer besimin, për t’u bërë pjesë e aktive e qeveribërjes së Vlorës. Pozicioni im është opozitar, s’i shikoj me ngjyra. Për mua ndahen në njerëz me vlera që kanë të drejtë të kontribuojnë për qytetin e tyre".
Dionis Sota komentoi edhe fushatën e kundërshtarëve ku tha se nuk i pëlqen pasi kanë 12 vite në pushtet dhe nuk bashkëpunojnë për të parë se ku çalojnë problemet.
"S’më pëlqen fushata dhe deklarata nga socialistët e Vlorës sot, kur thonë se jemi pa gjumë për fushatë. Është turp. Çfarë do premtoni në 12 vjet pushtet. Janë imorale të shprehësh ato. Do ta ëndërroja që Vlora të ishte në atë lloj niveli. Qytetarët s’u besojnë më. Është turp të shantazhosh e luash me psikologjinë e njerëzve. E turpshme të rrish pa gjumë kur Vlora kishte nevojë, të përveshësh mëngët e të bëhesh një me punonjësit se ku çalojnë gjërat. Qoftë kryebashkiak apo çdo lloj pozicioni, ulem të dëgjoj kritikat.
Dua që Vlora të ketë besim të madh, bashkia të marrë autoritetin real që i takon një bashkie. Kohët e fundit janë ndërruar 3 kryetarë dhe i ka nxjerrë po kryeminstri, u ka drejtuar gishtin dhe i ka çuar në një pikë... Qytetarët e Vlorës e populli kanë votuar për atë, kryebashkiaku është autoriteti dhe dinjiteti i Vlorës. Jam këtu jo për ego personale, në momentin që ka një alternativë përbashkuese, kam qenë gjithmonë i hapur, jam gati gjithmonë ta mbështes këtë alternativë në mënyrë të shëndetshme e pozitive", tha Sota./CNA
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar...
Në orën 11:00 do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Kom...
Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mb...
Aulon Kalaja ka deklaruar se Erion Veliaj kishte një grup ...
Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi ka komentuar emërimin...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi tha sot se Partia Demokr...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi e ka cilësuar mbrëmjen e ...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi është shprehur se ajo që p...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka folur mb...
Kreu i PAA, Agron Duka ka treguar detaje nga takimi i parë...
Kandidati i pavarur që mbështetet nga opozita, për bas...
Deputeti i PD-së Gjin Gjoni ka ngritur dyshime në lidhje m...
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në forumin për politi...
Kryeministri Edi Rama në një tjetër forum në Londër është ...
Kryeministri Edi Rama është shprehur në forumin për politi...
Kryeministri Edi Rama vijon turin e tij të takimeve në Lon...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot në panelin e Chatha...
Kryeministri Edi Rama ka folur në Londër për emigrimin e p...
Kryeministri Edi Rama ka hedhur kunja ndaj Britanisë së Ma...
Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot çështjen e migracionit...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...