Kosova mungonte në hartën e Spanjës në Konventën e Turizmit/ Rama: Nuk i erdhi gjë e keqe kombit
Në Konventën ndërkombëtare të turizmit që u mbajt dje ...

Kandidati i opozitës në zgjedhjet e 14 majit, Belind Këlliçi, ka denoncuar ndërtimin e kullave në kryeqytet, gjatë një takimi me banorët e Njësisë Nr. 2, në Tiranë.
Këlliçi përmendi konkretisht rastin e kullës së ndërtuar pranë Bankës së Shqipërisë, e cila sipas tij ka 7 kate pa leje.
Ai tha se për këtë paligjshmëri, ndërtuesi Armand Lilo është shpërblyer me një leje të re ndërtimi, në një kohë që qytetarëve të thjeshtë u shkon policia bashkiake kur duan të bëjnë një rregullim në banesat e tyre.
“U dha leja për 26 kate dhe një bandit i lidhur me Erion Veliajn, që quhet Armand Lilo, mori dhe 7 kate pa leje për të ngritur një pallat sipër kullës. Dhe çfarë tha Erion Veliaj; nuk e pashë, nuk e kam parë! E ka 50 metra nga dritarja e vet. Ndërkohë a hapni ju dot ndonjë zgjerim dritareje, rregulloni dot shtëpinë, ndërroni dot pllakat në shtëpi ju pa u ardhur policia bashkiake?! Po çfarë ndodhi me kompaninë, çfarë ndodhi me ndërtuesin? A u penalizua? Ju dha leje ndërtimi tjetër ngjitur, për të bërë një kullë tjetër me shtatë kate të tjera pa leje duke prishur të vetmen qendër rinore që ka gjithë Tirana për të rinjtë”, u shpreh Belind Këlliçi.
Ai garantoi banorët e Njësisë Nr.2, se pas 14 majit të tilla paligjshmëri do të marrin fund, ndërsa do të mbrohet trashëgimia kulture e Tiranës. Belind Këlliçi u shpreh gjithashtu se do të ketë dhe një plan rregullues, për 20 vitet e ardhshme.
“Tirana ka nevojë për herë të parë të ketë një plan rregullues, për një dekadë, për 20 vite, se këtu për hir të së vërtetës drejtohet sot për nesër. Për hir të së vërtetës e kemi ruajtjen e trashëgimisë kulturore një nga pikat kyçe. Domethënë, ajo që ka ndodhur, more rrugën e Kavajës, mjafton të përmendim “Radio Tiranën”, e kanë lënë në mjerim, të shkatërrohet qëllimisht, rrezik do t`i vënë dhe zjarrin. Ky fenomen do të marrë fund njëherë e mirë pas 14 majit”, deklaroi ai.
Në takim ishin të pranishëm dhe disa nga kandidatët për anëtarë të Këshillit Bashkiak, si Genc Gjokutaj apo Erisa Xhixho, të cilët u kërkuan banorëve të Njësisë Nr.2, të mbështesin Belind Këlliçin në zgjedhjet e 14 majit, në mënyrë që pas kësaj date, të bëhet realitet programi i tij për Tiranën./ CNA.al
Në Konventën ndërkombëtare të turizmit që u mbajt dje ...
Kryeministri Edi Rama ka premtuar rritje pagash edhe p...
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, deklaroi di...
Kryeministri Edi Rama një muaj para zgjedhjeve ka prem...
Janë regjistruar në KQZ ditën e sotme kandidatët e 11 bash...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka zbardhur detaje nga t...
Zëvendëskryeministrja, njëherazi dhe ministrja e Infra...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka regjistruar 6 kandida...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj opozitës, pas ve...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, tha se platforma ele...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka treguar “mashtrim...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të opozitës për Tiranë...
Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Kë...
Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar si “kafshatë të vë...
Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Kë...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Be...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigju...
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim tha gj...
Ledina Aliolli, kandidatja e opozitës për Bashkinë Korçë n...
Deptetja e Partisë së Lirisë ka reaguar sërish në lidhje m...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...