SHBA drejt heqjes së ndryshimit të orës, Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar si “kafshatë të vështirë” gjyqin që zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Me anë të një video-mesazhi Rama shprehet se lufta e UÇK-së dhe popullit të Kosovës nuk mund të njolloset dhe të bëhet kriminale nga asnjë lloj vule.
Ai thekson se në fund UÇK do të fitojë përsëri kundrejt luftës me padrejtësinë më të madhe ndërkombëtare që po i bëhet.
“Nuk ka asnjë dyshim që gjyqi ndaj Hashim Thaçit dhe udhëheqësve të tjerë të UÇK-së në Hagë është një kafshatë tejet e vështirë për t’u kapërdirë, tejet e vështirë. Aq më tepër kur mendon që ajo gjykatë nisi të marri jetë si ide bazuar mbi një raport të mbushur me trillime për të kriminalizuar UÇK-në, luftën çlirimtare të Kosovës. Bazuar në fantazira që do t’i shkonin filmave të kategorisë së tretë të hollivudit, po nuk mund t’i shkojnë kurrë kurrë Këshillit të Europës, trafik organesh njerëzore nga ushtarët, nga komandantët, nga drejtuesit e UÇK.
Diçka që nuk ka ndodhur kurrë, diçka për të cilën nuk ka pasur kurrë asnjë provë, diçka që është shkruar e bardha mbi të zezë, ama si një fakt dhe është miratuar me kërkesën e delegacionit rus dhe pastaj me një numër të madh votash ku lavdi për hir të vërtetës PS në këtë rast, vota jonë atëherë në opozitë nuk është bashkuar dhe ja ku jemi sot.
Ja ku jemi sot, është vërtetë e dhimbshme por nga ana tjetër është tanimë një proces ku mesa duket ishte e shenjuar në fatin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve që jo vetëm të ndërmerrnin nismën më të çmendur, më të pabesueshme dhe më praktikisht të papranueshme në kohën kur u ndërmor për të marrë armët për të çliruar tokën e tyre, por dhe të përballin sot nismën më të çmendur, më të pabesueshme dhe më të papranueshme për t’u gjykuar si kriminel lufte.
Vetëm një gjë dua ta them në fund dhe ju siguroj që nuk e them si një fjalë që duhet thënë në fund, as si një përpjekje për vetëngushëllim. Nuk ka forcë në këtë tokë që e mund UÇK-në dhe që e bën kriminale me asnjë lloj vule, në asnjë lloj instance luftën për liri të UÇK-së dhe të popullit të Kosovës. Në fund UÇK-ja do fitojë përsëri. Siç fitoi luftën me regjimin kriminal të Sllobodan Millosheviçit, do të fitojë dhe luftën me një padrejtësi të madhe ndërkombëtare”, u shpreh Rama./CNA
Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Kë...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Be...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigju...
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim tha gj...
Ledina Aliolli, kandidatja e opozitës për Bashkinë Korçë n...
Deptetja e Partisë së Lirisë ka reaguar sërish në lidhje m...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur aku...
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim është shprehur se...
Raporti i ODIHR-it për zgjedhjet e prillit të 2021-shi...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka dhënë një u...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit u bën thirrje subjekteve zgj...
Kryeministri Edi Rama ka premtuar pak minuta më parë se do...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duket se nuk i ka ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dëshmisë së ish-p...
Ministrja e Zhvillimit dhe Bujqësisë, Frida Krifca, ka sur...
Kandidati i grupit të “vulës” për Bashkinë e Tiranës, Rola...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, ...
Zëvëndëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infras...
Forumi ndërkombëtar “E ardhmja e turizmit të qëndruesh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...