Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas/ Raportohet për dy viktima
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...

“Grupimi 90” ka hapur fushatën për zgjedhjen e kryetarit. Bislim Ahmetaj ka ftuar anëtarët që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë të përfshihen në zgjedhjet për kryetar në qarqe, për në senat, kryesi dhe kreun e kësaj organizate dinjitare.
Ahmetaj ka njoftuar dorëheqjen si kreu i “Grupimit 90” dhe mosrikandidimin e tij.
“Fatkeqësisht edhe sot po jetojmë në të njëjtat kushte, 90% të pushteteve janë moniste dhe kontrollohen rreptësisht nga Edi Rama, njëlloj siç i kontrollonte diktatori i fundit komunist në janar të vitit 1991.
Njëlloj si atëherë edhe tani ka shpresë, është rritur besimi tek opozita e vendit, tashmë ajo ekziston, është rikthyer më demokratike se asnjëherë tjetër, ka institucionalizuar voten e lirë brenda vetes së saj, si kusht dhe garanci për ta mbrojtur votën e popullit në zgjedhjet lokale dhe ato të përgjithshme.
Partia Demokratike sot është më e vendosur, më e qartë, më demokratike se kurrë më parë në këtë dekadë të sundimit të sektit të rilindjes, është pikërisht ky besim që edhe te ne qëndrestarët dhe idealistët e Grupimit “Dhjetor 90” ka shtuar optimizmin dhe shpresën që do të mund t’ia dalim”, ka thënë Ahmetaj.
Deklarata e Bislim Ahmetajt
Në emër të Grupimit “DHJETOR ‘90” në këtë dalje të parë publike për 2023-in, gjej rastin t’ju uroj një vit të mbarë dhe të suksesshëm të gjithë shqiptarëve dhe në mënyrë të veçantë anëtarëve dhe përkrahësve të Grupimit tonë kudo ku ata ndodhen.
Një vit ndryshimesh pozitive dhe fitoreje në zgjedhjet e 14 Majit i uroj anëtarëve të Partisë Demokratike dhe mbështetësve të saj.
Urime dhe mbarësi për ju gazetarë dhe operatorë të përkushtuar e të palodhur të medias që përcillni lajmet nga kampi opozitar.
Si organizatë partnere e Partisë Demokratike pranuar me këtë status në Kuvendin e 11 Dhjetorit të vitit 2021 kemi vendosur që të kalojmë në një proces zgjedhor të hapur dhe të ndershëm për të gjitha strukturat tona që nga kryetarët e qarqeve deri tek kryesia dhe Kryetari i Grupimit “Dhjetor ‘90” në përputhje me statutin dhe dokumentet që rregullojnë jetën organizative të Grupimit tonë.
Qëllimi i kësaj mbledhje kryesie në prani të mediave është pikërisht shpallja e fushatës zgjedhore në 12 qarqet e vendit për ta kurorëzuar këtë fushatë me 20 Shkurt 2023, ditë kur shumica jonë 32 vite më parë ishim të ngujuar në grevën e parë legale të urisë, me betimin sublim; Ta çlirojmë vendin nga mitet e diktaturës dhe bustet e diktatorit.
Për kujtesë të brezit të sotëm; edhe pse ishte pranuar dhe miratuar formalisht pluralizmi politik qysh me 12 Dhjetor 1990, akoma ideologjia marksisto-enveriste dhe simbolet e saj nxinin cdo shesh dhe zyrë të shtetit shqiptar.
Fatkeqësisht edhe sot po jetojmë në të njëjtat kushte, 90% të pushteteve janë moniste dhe kontrollohen rreptësisht nga Edi Rama, njëlloj siç i kontrollonte diktatori i fundit komunist në janar të vitit 1991.
Njëlloj si atëherë edhe tani ka shpresë, është rritur besimi tek opozita e vendit, tashmë ajo ekziston, është rikthyer më demokratike se asnjëherë tjetër, ka institucionalizuar voten e lirë brenda vetës së saj, si kusht dhe garanci për ta mbrojtur votën e popullit në zgjedhjet lokale dhe ato të përgjithshme.
Partia Demokratike sot është më e vendosur, më e qartë më demokratike se kurrë më parë në këtë dekadë të sundimit të sektit të rilindjes, është pikërisht ky besim që edhe tek ne qëndrestarët dhe idealistët e Grupimit “Dhjetor 90” ka shtuar optimizmin dhe shpresën që do të mund t’ja dalim.
Unë e kam drejtuar me përkushtim dhe dinjitet prej vitesh këtë bashkësi idealistësh.
Së bashku kemi organizuar qindra aktivitete, protesta, takime përkujtimore, në të katër anët e vendit, në cdo cep të kombit, në kohë plumbash dhe në kohë paqeje.
Kurrë s’kemi bërë kompromis me të keqen, kjo ka qënë forca jonë, ky ka qënë misioni ynë. Ky duhet dhe do të mbetet vizioni dhe aksioni ynë i përhershëm.
Deri sot ja kemi dalë t’i mbajmë të pastra kristal idealet e Lëvizjes Studentore, idealet për të cilat u vra Lideri i Lëvizjes Studentore Azem Hajdari, Arben Broci, Avdyl Matoshi dhe shumë e shumë të tjerë.
Asnjë ditë s’kemi reshtur së luftuari dhe vepruari që liria, demokracia dhe shteti ligjor të jenë trinia e shenjtë e zhvillimit të vendit tonë.
Është e vërtetë që s’ja kemi dalë, shpeshherë kemi rënë edhe në greminë, por është po kaq e vertetë që kurrë s’jemi dorëzuar aq më pak ndalur dhe kurrë s’do të tërhiqemi nga kjo trini e shenjtë.
Unë kam vendosur të dorëhiqem dhe të mos kandidoj më për Kryetar të Grupimit “Dhjetor 90”.
Këtë vendim nuk e kam marrë për asnjë arsye personale, pasi kjo periudhë është një prej kohëve të mia që më bën krenar, që më jep dinjitet dhe forcë, është një kohë që më ka njohur me njerëz dhe veprimtarë të jashtëzakonshëm për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë. Vendimi im është marrë që t’i hapë rrugën një gare dhe sfide të re.
Dua që miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi ndër vite të shpalosin vizionin e tyre për ta cuar më tej veprimtarinë e Grupimit “Dhjetor 90” kësaj organizate që bën krenar këdo që ka kontribuar qoftë edhe një ditë të vetme për të.
Ndaj i ftoj të gjithë anëtarët e Grupimit Dhjetor 90 që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë saj të përfshihen në zgjedhjet për kryetar nëpër qarqe, për në senat, kryesi dhe kreun e kësaj organizate dinjitare.
Jam besimplotë që do të kemi një garë të vërtetë dhe njerëzore.
Ju faleminderit.
Për herë të parë pas kalimit në Partinë Socialiste ka reag...
Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike,...
Gazetari Ervis Iljazaj zbuloi se marrëdhënia Lulzim Basha ...
Prej disa ditësh, CNA.al ka raportuar për intrigën që ...
Analisti Andi Bushati ka shpërthyer ndaj deputetëve të gru...
Disa ditë më parë, në emisionin “Opinion” u publikua n...
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykashi e cilësoi n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka parala...
Largimi i Agron Çelës, ish-kryetarit të LSI-së në qarkun e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur se ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është py...
Evi Kokalari apo Evi Angelakis, ose Evis Kokalari, pre...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Aleksa...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritu...
Gjykata e Apelit rrëzoi ditën e sotme dhe gjobiti grup...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, tha në...
Enkelejd Alibeaj është bërë i gjallë, pas skandalit të për...
Për Ilir Metën, kreun e PL-së, Agron Çela është lajm i vje...
Lista e kandidatëve që do të garojnë për Bashkinë e Tiranë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...