Protesta e 46 kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...
Ka nisur protesta e 46 kundër qeverisë. Protestuesit janë...

Kryetarja e komisionit hetimor për koncesionet në Shëndetësi, Albana Vokshi, në një deklaratë për mediat komentoi kërkesën e GJKKO-së për SPAK-un për rëndimin e akuzave ndaj Ilir Beqajt. Rëndimin e akuzave Vokshi e komentoi si një fitore të opozitës, njëjtë siç bëri më herët kryedemokrati Sali Berisha.
Partia Demokratike, tha Vokshi, në ditët në vijim do të publikojnë raportin e plotë të deputetëve të opozitës në Komisionin Hetimor, si dhe do të depozitojnë një kallëzim të ri penal për të gjithë rrjetin e kompanive të krijuara dhe do të kërkojmë sekuestrimin e të gjitha aseteve të këtyre individive, në Shqipëri dhe në Itali.
Deklarata e Albana Vokshit
Struktura e Posaçme hetoi për 4 vite rresht aferën korruptive të sterilizimit, dhe tentoi të mbulonte faktet flagrante që bënin fajtor Ilir Beqajn, Ogerta Manastirliun, ministrin e Financave dhe vetë Edi Ramën.
Për këtë aferë Partia Demokratike kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor. Edhe pse u bllokua në mënyrë të vazhdueshme nga mazhoranca, edhe nëpërmjet nënkryetarit të emëruar, një personi nën akuzë për abuzim e shpërdorim detyre, Plarent Ndreca, opozita arriti të zbardhte një skemë të mirëfilltë kriminale në vjedhjen e parave publike. Atë që ne bëmë për 4 – 5 muaj, nuk e bëri dot SPAK-u për më shumë se 4 vjet.
Komisioni hetimor faktoi se si Ilir Beqaj në bashkëpunim me Klodian Rrjepajn, Ilir Rrapajn, Umbro Stachini-n kishin falsifikuar dokumentacionin për të përfituar këtë kontratë koncensionare. E gjitha kjo me bekimin e Edi Ramës.
Komisioni hetimor bëri atë që SPAK nuk e bëri në hetimin e tij, ndoqi paratë dhe zbuloi një rrjet të tërë kompanish të ngritura nga këta individë, kompani të cilat kanë zhdukur jo pak, por rreth 50.000.000 euro.
Komisioni hetimor ka zbuluar dhe lidhjen korruptive të Klodian Rrjepajt me kompaninë "Alba Light", lidhje e cila është fshehur nga SPAK-u.
Komisioni hetimor ka zbuluar dhe faktuar kompanitë e krijuara nga Ilir Rapaj, në emrin e tij, të afërmve e miqve të tij, dhe si kanë lëvizur dhe ku kanë shkuar dhjetëra miliona EURO.
Sot GJKKO pas zbardhjes së kësaj skeme nga ky Komision ka vendosur të rëndojë akuzat për këta shtetas duke i quajtur tashme NJË GRUP I STRUKTURUAR KRIMINAL.
GJKKO ka kërkuar dhe hetimin e shtetasit italian Umbro Stachini, i cili së bashku me Elisabeta Anzanelo, REFUZUAN disa herë të paraqiteshin për të dëshmuar para Komisionit hetimor.
Partia Demokratike, dhe unë personalisht, në ditët në vijim do të publikojmë raportin e plotë të deputetëve të opozitës në Komisionin Hetimor, do të depozitojmë një kallëzim të ri penal për të gjithë rrjetin e kompanive të krijuara nga kjo organizatë kriminale, dhe do të kërkojmë sekuestrimin e të gjitha aseteve të këtyre individive, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali.
Pas 12 viteve në pushtet të Rilindjes dhe parullës “Shëndetësi falas”, sot shqiptarët jo vetëm po vidhen, por edhe po vriten në dyert e spitaleve nga mungesa e shërbimit dhe e ilaçeve.
Ndaj sot është dita që të gjithë të protestojmë, edhe për të drejtën kushtetuese për shërbim shëndetësor cilësor.
Sot në orën 17.00 në marshimin në Tiranë
Për një jetë dinjitoze për çdo shqiptar!
Për të rikthyer liritë dhe të drejtat!/ CNA
Shumica në Konferencën e Kryetarëve rrëzon kërkesën për Ko...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka kundërshtuar sërish vendimi...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për medi...
Sot opozita do të protestojë duke bllokuar disa akse kryes...
Sot në orën 12:00 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve. ...
Ditën e sotme në orën 17:00 do të zhvillohet protesta ...
Ish-kryeministri dhe njëherazi Kreu i Partisë Demokrat...
Adriana Kalaja ka njoftuar se do depozitojë ditën e ne...
Partia Demokratike me në krye, Sali Berishën ka zhvill...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin "X" pas de...
Pas vendimit të qeverisë për mbylljen e “TikTok” ka re...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka qenë pjesë e aktivitetit "N...
Këshilltarja e PD në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, Izmir...
Kryetarja e Komisionit të Medias, Ina Zhupa, ka reagua...
Ditën e nesërme, në orën 17:00, opozita do të zhvillojë pr...
Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ndodhet në Himarë ku ...
Partia Demokratike denoncon me dokumente ministrin me ...
Lulzim Basha, një kryetar pa parti që as në festat e fundv...
I ftuar në podkastin “Inside Albania” me Alice Taylor,...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...