Protestuesit nuk harrojnë Veliajn: I erdhi radha e burgut, të mos lirohet
Protestuesit që mbajnë fjalimet e tyre para Kryeministrisë...
Protestuesit që mbajnë fjalimet e tyre para Kryeministrisë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi në Kuvendin Kombëtar të PD-së programit politik të kësaj force politike, duke u shprehur se fokusi kryesor është te ekonomia, përmirësimi i jetesës së qytetarëve dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Gjatë fjalës së tij, Berisha premtoi mbështetje më të madhe për familjet, duke garantuar pagesa për fëmijët dhe pagesë të plotë të lejeve të lindjes për nënat.
Një tjetër fokus i programit, sipas kryedemokratit, do të jenë të rinjtë. Ai tha se PD synon të krijojë kushtet që të rinjtë të ndërtojnë jetën dhe karrierën e tyre në Shqipëri, përmes politikave për arsimimin, punësimin dhe strehimin.
Lidhur me sektorin e bujqësisë, Berisha akuzoi qeverinë për braktisjen e fermerëve dhe premtoi rritje të ndjeshme të subvencioneve.
Duke folur për ekonominë, Berisha deklaroi se PD do të mbetet forca politike e taksave të ulëta dhe e ekonomisë së tregut. Ai akuzoi qeverinë se ka krijuar një “narkoekonomi” që po dëmton prodhimin dhe eksportet shqiptare.
Kreu i opozitës u ndal gjatë edhe te lufta kundër krimit të organizuar, ku u shpreh se do të ketë “zero tolerancë” ndaj grupeve kriminale dhe zyrtarëve të lidhur me to. Ai tha se një nga hapat e parë do të jetë pastrimi i strukturave të rendit nga personat e lidhur me krimin dhe forcimi i rolit të policisë në luftën kundër grupeve kriminale.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Së pari do të japim përgjigjen vendimtare varfërisë së skajshme në këtë vend të bekuar, vend me pasuri natyrore dhe pasuri të tjera më të mëdha se çdo vend tjetër për kilometrat që ka. Ndaj dhe rikthemi tek ata të cilët numërojnë kafshatën. Minimumi jetik, dyfishim dhe trefishimin e pensioneve, me një objektiv, unë nuk them se do kapim Gjermaninë, se do kapim Italinë apo Francën, por them se do të dalim në krye të rajonit për rrogat dhe pensionet sepse kemi qenë, sepse ishim.
Pra, vizioni ynë është shqiptarët më të paguarit dhe i garantoj të gjithë rrogëtarët në këtë vend se ata do paguhen më mirë se të gjithë të tjerët në këtë rajon.
Siguroj vogëlushët e Shqipërisë se sot në këtë narkoregjim, në këtë diktaturë autoritare janë viktimat më të shumta dhe më të pafajshme se kujdesi i parë dhe më i madh do jetë për ta. Se me pagesat për fëmijët dhe minimumin jetik, asnjë fëmijë nuk do jetë i kërcënuar në Shqipëri. Jo! Jo vetëm fëmijët, por nënat, merr fund gjysmërroga me lejet e lindjes. Rrogë e plotë për të gjithë periudhën. Të rinjtë shqiptarë, PD me programin e saj ka vetëm një qëllim dhe ndër më kryesorët, ëndrra e tyre të ndërtohet në Shqipëri.
Por që ëndrra e tyre të ndërtohet në Shqipëri, ata duan studime, duan punësim, duan strehim. Ne zotohemi në përparësi absolute në qëndrimin ndaj tyre. Fermerët, që tani braktisin pasivisht fermat e tyre nga falimentimi, i garantoj se ata të cilët japin 20 përqind të prodhimit të këtij vendi dhe marrin vetëm 0.19 përqind sikur të ishin skllevër të shekullit të 19-të, do kenë mbështetje dhe subvencionet e shtetit të nivelit më të lartë, katër-pesë herë më të larta të nivelit më të lartë që ekzistojnë në rajon.
Pa dyshim, ekonomia në vizionin tonë do të jetë themeli i programit. Miq, ne themeluam në Shqipëri ekonominë e tregut. Ne bëmë shumë gjëra për lirinë e tregut. Ne jemi forca politike e barrës fiskale më të ulët në Evropë dhe do mbetemi të tillë. Ne do shkatërrojmë ekonominë e tregut dhe do rivendosim ekonominë e tregut. Edi Rama me lobistët e tij të korruptuar përpiqet ta qortojë, pse flasim për narkoekonomi, pse flasim për narkoshtet.
Cilitdo shqiptari të ndershëm, cilitdo miku të Shqipërisë i kërkoj njerëzisht të kontrollojë, në cilin shtet në planet euro dhe dollari kanë thyer qafën më shumë, kanë rënë për tokë më shumë? Mund të mendojnë se ajo është Kolumbia. Mund të mendojnë se është Peruja. Jo, apo Meksika. Jo, jo! Shqipëria! Shqipëria e Rama-Dushkut, ka një rënie 32% të euros dhe dollarit. Një goditje fatale e eksporteve, kurse Meksika e ka vetëm 17%.
Ne insistuam dhe u thamë miqve, partnerëve tanë se Edi Rama zgjedhjet i ka shndërruar në farsë. Dhe ua faktuam! Janë dy libra me 2500 faqe, me fakte, dokumente, video që tregojnë shëmtinë e farsës elektorale në Shqipëri. Ne nuk tërhiqemi! Ne do u faktojmë miqve tanë, se kjo është një narkodiktaturë, se ekonomia e Shqipërisë po shkatërrohet nga droga, se treguesi i ndërtimit, tre herë më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, është tregues i kokainës, se kullat që shihni në Tiranë janë monumente të shëmtuara të kokainës dhe drogës. Pra, edhe këtë betejë do e fitojmë ne!
Dhe këtë betejë nuk e bëjmë vetëm për veten tonë. Jo! Këtë betejë e bëjmë për çdo qytetar të lirë të Europës dhe të botës. Po po! Shqipëria është eksportuesi kryesor i krimit. Është eksportuesi i parë i kanabisit. Shqiptarët e Edi Ramës, të lidhur me Edi Ramën, janë transportuesit kryesorë të kokainës nga Europa... nga Amerika Latine në Europë. Ata kontrollojnë portet e Durrësit, kontrollojnë vendin. Ata marrin vendime për gjithçka. Zero tolerancë! Me forcën e ligjit do ta shtypim krimin siç e kemi provuar. Kudo që ndodhet, në Tiranë, në Shqipëri, në Ekuador, në Bolivi, në të katër anët, në Britaninë e Madhe, në Gjermani dhe kudo!
Këto banda, këta kriminelë do të japin llogari për krimin e shëmtuar që kryejnë ndaj Shqipërisë dhe kombeve të tjera. A e kemi faktuar ne këtë? E kemi faktuar ne këtë. Ne në qeverisjet e mëparshme në 18 muaj i vumë para ligjit bandat më gjakësore. Ai fat i pret! Dje më thoshte një mik, një publicist i njohur amerikan me interesa shumë të veçanta në rajonin... Si do t'ia bëni? Si do t'ia bëjmë thashë? Po ta themi, thashë. Në 2005 e shpallëm si zotim kryesor zero tolerancë ndaj krimit. Dhe natyrisht gazetarët, qytetarët më pyesnin, po me se do i luftosh këto banda?
Dhe unë u përgjigjesha, me policinë! Dhe tani prapë po të më pyesin, me policinë them prapë. Atë kohë, i them mikut tim, tre katër oficerë të lartë të policisë më kërkuan takim. Erdhën në zyrë dhe më thanë zoti kryeministër ne këtyre banditëve u dalim përballë shumë mirë. Por kemi vetëm një kërkesë. Urdhëro, u them unë. Kur ne ta nisim betejën, askush mos na pengojë.
Bashkë me banditët do shkojnë dhe politikanët që i kanë bërë ata të tillë. Po! Shtëpia do pastrohet! Shtëpia do pastrohet! Dhe unë ju jap fjalën pasi të pastrojmë policinë nga narkotrafikantët, do shihni ju se sa burra dhe gra, trima dhe guximtarë ka mes tyre, që janë të gatshëm t'i bëjnë zap këta kriminelë kudo që janë dhe kriminelët me kollaro që i frymëzojnë ata. Ripërtëritja jonë është lufta kundër korrupsionit. Ne do bëjmë çdo gjë për zbatimin... ligjin e konfliktit të interesit që Edi Rama e ka përjashtuar. Do bëjmë gjithçka për transparencën. /CNA
Kuvendi Kombëtar i PD-së ka miratuar ndryshimet statutore ...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalimit të tij në Ku...
Në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialis...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës...
Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka hapur punimet. N...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka mbërritur në Pallatin e ...
Ervin Salianji ka dështuar sot në krijimin e një tubimi të...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, priti sot në...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar lidhur me protest...
Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama nuk ngurroi të hi...
Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama ishte i pranishëm...
Drejtuesi Politik i PS-së për Dibrën, Ulsi Manja, ishte so...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sot lidhur ...
Reperi i njohur Stresi ka njoftuar sot një hap të ri në je...
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ndau so...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë një ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar një takim me delega...
Kreu i PD, Fushë-Krujës, Aulon Kalaja i ftuar në Top Chann...
Gazetarja Klodiana Lala u ndal sot te dosja e madhe hetimo...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...