
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, në një studio televizive ka folur për masakrën e Gërdecit dhe gjyqin që po zhvillohet për këtë çështje në Gjykatën e Posaçme.
Mediu ka treguar edhe telefonatat që ka bërë me Shkëlzenin ditën kur ndodhi ngjarja. Ai theksoi se nuk kanë biseduar për Gërdecin, por për çështje personale shëndetësore.
Intervista:
Pyetje: A ka pasur rol Shkëlzen Berisha në fabrikën e Gërdecit?
Mediu: Pse duhet të më pyesni mua, ai ka qenë në gjykatë...
Pyetje: A keni pasur telefonatë me të para dhe pas shpërthimit?
Mediu: Jo s'ka pasur para dhe pas shpërthimit. Ka pasur ditën përpara dhe pas shpërthimit nja 3 orë më pas për një çështje të interesit tim që nuk e përballoja dot në Shqipëri. Ka qenë çështje familjare. Çfarë do më zgjidhte mua Shkëlzen Berisha? T'i thosha të më hapë telefonin kryeministri. Unë kam qenë në kontakt me kryeministrin kur ka ndodhur kjo ngjarje.
Pyetje: A do bënit diçka ndryshe nëse do ktheheshit pas?
Mediu: Nga pikëpamja e praktikës nuk do bëja gjë ndryshe... unë kam respektuar hierarkinë ushtarake, s'kam sjellë nga jashtë, s'kam ndërhyrë kush është kolonel e gjeneral. Kë do pyesja nëse kam hierarkinë ushtarake që më sugjeron diçka dhe të dal e të them që s’duhet bërë kështu. Asnjëherë s’ka pasur asnjë reklamim te ministri i Mbrojtjes për demontimin në Gërdec. Ministri s’ka qenë asnjëherë në Gërdec, s’ka pasur asnjë kontakt me ata që mund të bënin biznesin... S’kam dashur të futem por meqë po më pyet, ka pasur një ekip amerikan ekspertësh që kanë vlerësuar ç'ka ndodhur. Kanë thënë 5 shkaqe të ndryshme dhe s’kanë vënë gishtin tek asnjëri. Saldimi i karrocës është njëri. Djali i të ndjerit Deliu që humbi jetën që pretendohet se ka salduar karrocën ka thënë që unë kam qenë në shtëpi nga ora 12:00 deri kur ka ndodhur shpërthimi dhe babai nuk ka salduar karrocë, unë kam qenë aty. Është një dëshmitar okular.... Jashtë kontekstit eksperimental është interesi kombëtar. Troç ne nuk kemi këshill të sigurisë kombëtare. S’kemi analizë të inteligjencës në Shqipëri. Marrim informacione i shikojmë dhe i hedhim në vendin që na takon si informacion konfidencial. S’kemi analizë të problemeve që shtron inteligjenca. Jemi vend anëtar i NATO-s./CNA
Kryeministri Edi Rama është shprehur në një postim në rrje...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar arsyen e arre...
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka është bërë pjesë e tubimit t...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, nu...
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimet dhe emërim...
Në një intervistë për CNA TV, deputeti demokrat, Luan ...
Deputeti demokrat, Luan Baçi, gjatë një interviste për...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, në një inte...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, gjatë një prononcim...
Ministri Ulsi Manja nga Korça për CNA TV është shprehu...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në një intervistë p...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, gjatë një intervist...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në një intervistë e...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin e d...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar G...
Arrestimi i Fatos Nanos përmendet shpesh këto ditë kur...
Ditën e nesërme në orën 12:00 do të zhvillohet mbledhj...
Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalimin e tij para m...
Kryeministri Edi Rama në konferencën për mediat teksa u py...
Kryeministri Edi Rama ka krijuar një ministri të re, M...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...