Një hap më pranë Brukselit/ Gjermania përshëndet progresin e Shqipërisë në negociatat me BE
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka përshëndetur mbylljen e për...

Arrestimi i Fatos Nanos përmendet shpesh këto ditë kur Gjykata e Posaçme ka vendosur një arrest shtëpie për Sali Berishën. Por kohët dhe masa e arrestit kanë qenë krejt të ndryshme.
Ish-anëtari i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues në PS, Ylli Polovina, në librin e tij, “Të jesh apo të mos jesh”, sjell një dëshmi nga Kristina Çupi, ish-sekretarja personale e Nanos.
Ajo tregon në njërin nga kapitujt e librit të Polovinës, njohjen me kryesocialistin, por dhe momentet kur Nano u thirr në Prokurori e më pas u arrestua dhe u dënua.
Kur u arrestua nga Berisha ju ishit në punë?
Ditën kur do të ikte, më 30 korrik, më është thyer filxhani. Ishte mëngjes. Njoftimi me shkrim, një pusullë thirrëse, erdhi nga Prokuroria e Tiranës. Ishte ora tetë. Mirëpo Fatosi duhej të shkonte patjetër në mbledhjen e socialistëve të kryeqytetit, që mbahej në Teatrin e Operës dhe i thashë se kishte për të shkuar edhe… Më dridhet zëri kur e them. Ai tha: “Do vete njëherë në mbledhjen e Tiranës”. Shkoi.
Kur erdhi këtu, ishte me një grup njerëzish. Një mik i tij, një afarist, i tha se duhet të blinin “Fanta”. I blemë ato dhe Fatosi tha: “Tani duam edhe një kafe”. Ia bëra kafet te një nga zyrat. Kur ia solla të tijën, më pa në sy (se si po më shihte) dhe tha: “Mund të mos kthehem”. E dëgjuan edhe të tjerët. Mbetëm. Sepse shtoi: “Ata do të bëjnë shpejt atë që kanë ndër mend ta bëjnë”.
Aty m’u thye filxhani.
Mos u mërzit i thashë, mos u mërzit se e kam shenjë të mirë.
Pastaj iku. E pritëm, e pritëm. Dikush vajti. Vajtën të tjerë. Prisnim para Prokurorisë. Disa druheshin të pyetnin (siç e kemi ne që ndonjëherë kemi frikë). E kishin arrestuar. Morëm porosinë se duhet të hiqnim ato që duheshin hequr nga zyra. E ç’duheshin hequr? Asgjë nuk kishte që e fajësonte, por hoqëm shkresa më kot. Më shumë nga turbullira.
Nuk patët asnjë mundësi që ta takonit kur ishte në burg?
E takuam më 12 gusht. U nisa me dy shoqe të tjera. Ato hiqeshin sikur ishin kunatat e Fatosit, unë si kushërira. Pritëm përjashta. Ishte zheg. E kam tani si në ëndërr. Si një njeri që sheh syhapur e nuk lëviz dot nga vendi. E pashë nga larg: ishte veshur me kanotiere, rruar dhe rregulluar. Erdhi dhe kemi ndenjur në oborr. “Të paskan futur në formalinë, Kristina”, më tha. Më parë kishim bërë shaka se ai duhet të merrte një sekretare të re e ajo të ishte brune. Pata kënaqësi, folëm, unë i thashë për bashkëjetesën. Nejse, për kohën bashkëjetesa është normale, por unë për çupën time nuk do ta dëshiroja kurrë. Fatosi iu përgjigj merakut tim, duke thënë: “Ç’ke ti Kristina?
Le të bashkëjetojnë të rinjtë”. Atëherë ia ktheva se kjo nuk ndikon mirë për ne. “Rri, tha, mos fol më”. E mori vesh për kë e kisha, ato dy shoqet e tjera nuk e kuptuan. Biseda vazhdoi me çështje të tjera. I thashë se isha miqë- suar me shumë sekretare ambasadash, se ambasadori, ky apo ai, kishin pyetur për të. Pastaj më pyeti ai për shumë gjëra. Më porositi për ruajtjen e letrave, për përgatitjen e Kongresit që do të bëhej, se duheshin materialet e kancelarisë. Ky ishte edhe takimi i fundit me të./DITA
Ditën e nesërme në orën 12:00 do të zhvillohet mbledhj...
Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalimin e tij para m...
Kryeministri Edi Rama në konferencën për mediat teksa u py...
Kryeministri Edi Rama ka krijuar një ministri të re, M...
Prezenca e OSBE/ODIHR në Shqipëri ka reaguar përmes nj...
Sekretari i Përgjithsëm i Partisë Demokratike, Flamur ...
Partia Demokratike njoftoi sot se ka bërë kallëzim pen...
Lul Basha është bërë trim. Sot gjumashi dhe ekselenti...
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, gjatë analizë...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i ë...
I qetë, i vendosur, u shfaq kryeministri Edi Rama para...
Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë në Shëngjin, ...
Pas mbledhjes së qeverisë në Shëngjin, kryeministri Ed...
Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë në Shë...
Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë në Shë...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, denoncoi ...
Kuvendi i Shqipërisë i ka hequr mandatin e deputetit ish-z...
Në Shëngjin sot pritet të zhvillohet mbledhja e dytë i...
Mëngjesin e kësaj të mërkure, ish-ministri Fatmir Mediu ës...
Ish-ministri Besnik Mustafaj ka folur për arrestimin e...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...