Britania planifikon kufizime gjatë natës në rrjetet sociale për adoleshentët
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari reagoi së fundmi duke komentuar deklaratat e Erion Braçes pas largimit të tij si drejtues politik i PS në Qarkun e Fierit.
Deputeti socialist u shpreh se partia e tij nuk e njoftoi për këtë lëvizje, ndërsa Muçollari shprehet se Braçe e ka humbur të drejtën të ankohet pasi ai ka heshtur kur shqiptarët kanë mësuar nga mediat e huaja se çfarë bën kryeministri në kurriz të tyre.
“Dakort z.Braçe, po pse keni heshtur kur shqiptarët mësojnë gjithçka nga media?
Që në krye dua ta them se jam dakort me deputetin Erion Braçe për shqetësimin që ngre në publik, se e kanë zhvendosur nga zona që përfaqëson prej kohësh, pa e pyetur, pa bërë një analizë. Dhe, më keq akoma, që këtë vendim, ai e ka marrë vesh në media.
Rregullat dhe meritokracia në një parti janë shumë të rëndësishme. Me aq mundësi sa kam pasur, kam luftuar që disa parime të zbatohen dhe në PD, ku jam prej më shumë se dy dekadash. Që janë vlerësimi i kontributeve, matja e rezultatit, dhe vota.
Asgjë e mirë nuk i ndodh një force politike dhe as vendit, kur këto norma shkelen. Aq më tepër, në rastin e zotit Braçe, ku përtej kundërshtive e mospajtimeve me të për 1 mijë gjëra, unë s’mund ta mohoj pasionin që ai shfaq për socialistët.
Mirëpo, ka disa momente që kanë kaluar në sytë e këtij përfaqësuesi, që janë injoruar prej tij, çka e bëjnë sot të jetë i vetmuar në pretendimin që ngre, dhe jo shumë i besueshëm në sytë e publikut.
Lëvizja e tij nga Divjaka në mënyrë arbitrare, sado e rëndë ngelet një problem i brendshëm i PS dhe një çështje lokale. Erion Braçe e di shumë mirë se njerëzit madje dhe deputetet këtu e kanë marrë vesh nga media se do të hapet në Lezhë një kamp për refugjatët që tentojnë Italinë. E kanë marrë vesh nga media se kjo qeveri, me lejen dhe infrastrukturën që kontrollon, ka lejuar trafik ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme. Nga media e kanë mësuar shqiptarët se ishulli i Sazanit është dhënë.
Dhe shqiptarët e mësuan në media, se ka një projekt për ngritjen e shtetit Bektashi. Kur themi media, jo nga ndonjë intervistë e kryeministrit për shtypin tonë. Por nga media të huaja, të largëta me ne.
Në secilin rast, (dhe ka plot të tjera si këto), Erion Braçe nuk është ankuar, nuk ka ngritur zërin, nuk ka kërkuar llogari se përse nuk janë pyetur qytetarët përfshirë dhe veten e tij si deputet i maxhorancës për këto akte që i prekin drejtpërdrejt ata.
Poqese do të kishte luajtur rolin e deputetit si i besuar, i betuar në Kushtetutë, dhe në këto raste, sot halli i tij do të ishte dhe i të tjerëve, dhe shqetësimi i tij më legjitim. Nëse i vendosim në kandar, cila nga këto gjëra që kanë marrë vesh shqiptarët nga mediat, është më pak e rëndësishme me atë; nëse do të jetë apo jo ai, deputet i Divjakës?
Ndaj, mos të habitet z.Braçe kur të shohë se pakkush do të solidarizohet me të, pakkush do të prishë gjumin për këtë arbitraritet e nëpërkëmbje që vjen nga lufta brenda PS. Ai e ka humbur rastin të ketë simpatinë e njerëzve, kur ka mbyllur sytë sa herë shqiptarët janë trajtuar nga Rama si nënqytetarë dhe deputetet si nëndeputete si qënie që s’kanë të drejtë të dinë se çfarë vendimesh merr ai si Kryeministër". /CNA
Partia Lëvizja e Legalitetit, ka reaguar pas dënimit të Pr...
Janë zbardhur detajet e marrëveshjes 10-vjeçare të arritur...
Shqipëria, pjesë e Panairit Ndërkombëtar i Turizmit Fitur ...
Gjatë takimeve që po zhvillohen në Davos, ku po mbahet For...
Ka përfunduar seanca gjyqësore e deputetit Asllan Dogjani....
Skema e re e faturimit të energjisë elektrike është prezan...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, foli në mb...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar disa informaci...
Pas 24 orësh gjumi të thellë, Lulzim Basha është zgjuar kë...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot një mbledhje...
Anëtari i Kryesisë në Partinë Demokratike, Grigels Muçolla...
Kryeministri Edi Rama vijoi komunikimin e radhës me qyteta...
Deputetja Ina Zhupa ka bërë me dije se seanca e ditës së s...
Nëpërmjet një postimi të gjatë në rrjetet sociale, Ilir Me...
Pak ditë më parë, një shfaqje e neveritshme u dha nga kara...
Partia Demokratike, në një deklaratë për mediat përmes për...
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, ...
Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Tiranës, Belind Kël...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, u s...
Deputetja Dhurata Çupi ka deklaruar se vendimi i qeverisë ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...