“Në emër të protestës”/ Tallje me flamurin shqiptar, anarkistët e zëvendësojnë me flamingon
Një grup me pikëpamje neomarksiste dhe anarkiste ka shkuar...
Një grup me pikëpamje neomarksiste dhe anarkiste ka shkuar...

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend ka folur lidhur me rritjen e pagave ku tha se nga janari 2026 paga minimale do të bëhet 500 euro. Rama u shpreh se është dyfishuar paga mesatare në sektorin privat, ndërsa në sektorin publik ka shkuar në 1000 euro.
Ai ka njoftuar më tej se do të ketë rritje të diferencuar pagash për punonjësit me paga më të ulëta. Rama tregoi edhe rritjen që do të përfitojnë disa kategori punonjësish. Kreu i qeverisë tha se në sektorin e Shëndetësisë do të aplikohet rritja e pagës sipas vjetërsisë në punë. Ai bëri me dije se ndërsa do të ketë rritje të pensioneve dhe pagave, kontributet nuk do të ndryshojnë.
"Më tutje dua të them se në ndërkohë buxheti bën edhe një rritje tjetër domethënëse të pagave, pasi rritja e pagës minimale nuk është vetëm një rritje e pagës minimale në vetvete, por është edhe një shtytje nga poshtë, lartë për të rritur pagat më sipër dhe faktikisht duhet kujtuar se e filluam me përjashtim nga tatimi mbi pagën i atyre që kishin pagë minimale 300 euro. E vazhduam më pas me ata që pagën minimale e morën 400 euro dhe sot do ta vazhdojmë me ata që pagën e kanë 500 euro. Që përbëjnë rreth 35% të të punësuarve. Paga minimale në Shqipëri kur ne morëm detyrën ishte vetëm 175 euro. Ajo sot shkon në 500 euro dhe në ndërkohë duhet ta mbajmë mirë parasysh se pesha e të punësuarve me pagë minimale në tregun e punës ka rënë nga 60% në 14%, gjë që tregon një rritje të vazhdueshme drejt pagave më të larta.
Ne e kemi dyfishuar pagën mesatare në sektorin privat e cila sot është shumë me e lartë se ç’ishte dhe e kemi çuar pagën mesatare në sektorin publik në 1000 euro, ndërkohë që paga mesatare e përgjithshme është 840 euro. Për herë të parë do të fusim edhe indeksimin periodik të pagës çdo dy vjet për administratën publike, në mënyrë që të vazhdojmë të fuqizojmë familjen dhe të mbështesim rritjen e standardit të jetesës.
Gjithashtu kemi parashikuar përsëri për herë të parë dhe rritjen e diferencuar pagash për të mbështetur më shumë punonjësit me paga më të ulëta dhe për të siguruar një shpërndarje më të drejtë të kompensimit të gjithë administratës. Kështu si më poshtë 10 mijë e 600 punonjës shërbimi, sanitare, shoferë, teknikë, aktivistë, arkivistë, magazinier, protokollistë do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale me 10 mijë lek të reja në muaj.
Specialistët e administratës publike do të përfitojnë 5 mijë lek të reja në muaj. Mësuesit do të përfitojnë 3 mijë lek të reja në muaj. Dhe në shëndetësi për herë të parë përveç indeksimit vjetor do të fillojë dhe llogaritja e vjetërsisë në punë, gjë që pagën e mjekut të përgjithshëm për shembull do ta çojë nga 131 mijë e 700 lekë në 143 mijë e 500 lekë. Ndërsa pagën e infermiereve do ta çojë nga 87 mijë lekë, në 92 mijë e 500 lekë.
Të njëjtën gjë, përveç indeksimit me rritjen për vjetërsinë në punë do të bëjmë dhe për punonjësit e policisë së shtetit që për gradat më të ulëta do të ketë një rritje mesatare prej 5000 lekësh të reja në muaj dhe pastaj sipas vjetërsisë në punë për inspektoret nga 80 mijë e 500, paga do të shkojë në 84 mijë e 500 ndërsa shtesa do të shkojë në 100 mijë lekë. Nën komisarët, 95 mijë e 500 do të shkojnë në 100 mijë lek, me shtesa do të shkojnë në 116 mijë lekë. Komisarët sot janë në 105 mijë dhe në total do të shkojnë në 125 mijë. Drejtuesit e thjeshtë sot janë 130 mijë, do të shkojnë në 156 mijë e 540 lek të reja pagën. Kostoja totale e këtyre masave për sa i përket administratës është 100 milionë euro.
Më tutje dua të theksoj edhe diçka tjetër sepse flitet për taksa e flitet për barrë fiskale. E thashë për sa i përket biznesit të vogël, por dua të shtoj dhe se tek biznesi i madh krejt ndryshe nga çfarë thuhet dhe propagandohet ne jemi vendi që ata që fitojnë më shumë i takson më shumë. Të gjithë vendet e tjera të rajonit biznesin e madh e taksojnë më pak sesa Shqipëria.
Ndërkohë që pikërisht pse nga njëra anë taksojmë më shumë ata që fitojnë më shumë, nga ana tjetër taksojmë më pak se të gjitha vendet e rajonit ata që fitojnë më pak, pra biznesin e vogël.
Nga ana tjetër dua të them diçka që është shumë e rëndësishme se ka pasur shumë lloj fjalësh në eterin e rrjeteve sociale dhe në tribunat e propagandës kundër gjithë këtyre masave. Është thënë që po, do të rriten pensionet, do të rriten pagat, por do të rriten edhe kontributet. E vërteta është që normat e kontributeve që aplikon Shqipëria janë më të ulëta sesa vendet e rajonit, por ne nuk do të bëjmë asnjë rritje të kontributeve në këtë fazë. Kështu që të gjithë duhet ta dinë se gjithçka që do të rrisim në buxhetin familjar për pensionistët, për punonjësit e administratës dhe gjithçka që do të rritet në buxhetin e familjareve dhe punonjësve të sektorit publik si rezultat i rritjes së pagës minimale është vetëm rezultat i rritjes së ekonomisë", tha Rama. /CNA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e ...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij të sotme në Kuvend,...
Deputetët e Partisë Demokratike në shenjë proteste i kanë ...
Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në Kuvend, ndërsa de...
Deputeti Erald Kapri ka ironizuar sot kryeministrin Edi Ra...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot lidhur me deklaratat ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka bërë th...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, në seancën e...
Kuvendi zhvillon ditën e sotme seancën e radhës plenare. S...
CNA zbuloi përmes një shkrimi se ish-deputeti i PD-së, i k...
Në një intervistë për "DW", Komisionerja për Zgjerimin e B...
Drejtuesja Politike e Tiranës, Ogerta Manastirliu, ka viju...
Partia Demokratike ka mbledhur ditën e sotme kryesinë ku n...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar s...
Ndodh edhe kështu. Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Hal...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Deputeti Erald Kapri deklaroi sot se opozitës i nevojitet ...
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë Forumit të Zgj...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...