Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...

Albi Jahelezi, kandidat për deputet në qarkun e Tiranës në listën e hapur të koalicionit PD-ASHM, në një intervistë për CNA ka treguar se pse vendosi të garojë në zgjedhjet e 11 majit dhe sfidat personale, ku disa prej të cilave janë pasqyrimi i jetës reale të shqiptarëve në foltoren e parlamentit dhe angazhimi për të rikrijuar një mjedis për të rinjtë për të mos u larguar nga Shqipëria.
Pse vendosët të bëheni pjesë e politikës? Ju keni kohë në fakt në politikë, por pse zot zgjidhni të kandidoni për deputet?
Po bëhen 8 vite që aderoj në politikë, në Partinë Republikane. Në fillimet e mia kam qenë anëtar i FRPD. Me një qasje dhe pikëpamje ndryshe që pashë, idetë e mia dhe ajo çka unë përfaqësoj përputheshin më shumë me Partinë Republikane. Kalova si pjesë e PR, pavarësisht se për mua është një parti sepse prej 30 vitesh janë në koalicion së bashku dhe janë të pandara. Është e vetmja parti që ka qëndruar korrekte në idetë e veta të qarta dhe së bashku me opozitën që nga fillimet e saj. Prej 8 vitesh aderoj në Partinë Republikane, kam qenë kryetar i forumit rinor, kam kandiduar në 2023 si anëtar i këshillit bashkiak të Tiranës, ku fitova dhe jam pjesë. Aktualisht jam nënkryetar i Partisë Republikanee dhe kandidat për deputet i qarkut Tiranë i “PD-ASHM”. Arsyeja pse unë kandidoj nuk është e paqartë dhe nuk është shumë e vështirë për t’u thënë sepse e dimë që mosha më ovitale sot është larguar nga Shqipëria. 20-35 vjeç janë më të larguarit dhe mosha mesatare në Tiranë po shkon drejt 50-60 vjeç. Të gjithë miqtë e mi të universitetit, 80% e tyre janë larguar. Kjo ka qenë një ndër arsyet kryesore që unë jam aderuar në politikë, sepse më dhimbset kur gjithë këta të rinj largohen dhe nuk gjejnë atë zonën e konfortit ose mundësitë e zhvillimit në vendin tonë. Problemi më kryesor sot për një student që mbaron universitetin dhe del nga bankat e shkollës është mungesa e vendeve të punës. Mos të flasim pastaj për rrogat, mënyrën se si qasen në punë, se si trajtohen në ambientet e punës. Në shkallët dhe korridoret politike mbizotëron arroganca. Kjo më ka bërë të futem në politikë dhe të kthehem në një zë të fuqishëm për të rinjtë, që rinia këtu të lulëzojë jo të largohet. Rama ka premtuar gjithmonë integrim në BE, por në fakt ka bërë eksport të të rinjve në vendet e BE.
Ju si kandidat për deputet, është dhe një sfidë përsonale për t’u treguar të gjithë të rinjve që duhet të bëjnë më shumë?
Patjetër është një sfidë personale. Gjithmonë tematikën kryesore e kam e të rinjtë dhe kudo shkoj them me zë të fuqishëm programin për të rinjtë. Të gjitha ato pika kyçe që kemi prekur nga programi i PD është një plan shumë konkret dhe shumë i mirëmenduar për gjithë të rinjtë që duan të kthehen në vendin e tyre.
Çdo biznes që do të punësojë çdo të ri nën moshën 30 vjeç dhe sigurimet paguhen nga PD, kjo do të bëjë një lehtësim të biznesmenëve.
Jeni në listën e hapur në qarkun e Tiranës, në koalicionin “PD-ASHM”. Nëse do të kishit mundësi të zgjidhnit për të qenë mes listës së mbyllur dhe listës së hapur. Kë do të zgjidhnit?
Absolutisht listën e hapur. I pëlqej shumë sfidat dhe mendoj se lista e hapur është një sfidë për të gjithë ne politikanët e rinj, për të provuar veten tonë dhe për t’u njohur me hallet dhe problemet e qytetarëve. Një politikan që të provojë veten duhet të dalë në terren. Në zonat periferike sheh realisht hallet dhe problemet. Qeveria sot ka dalë me një slogan që premton pasaportën europiane ndërkohë që njerëzit sot nuk kanë drita, nuk kanë të ardhura.
Mendon se lista e mbyllur e shmang kontaktin e drejtpërdrejtë me njerëzit? Të qenit pjesë e listës së mbyllur do të jepte mundësinë për të qenë në Parlament dhe këtë që ne themi sot për të pasur një zë akoma më të fortë nga foltorja e Parlamentit.
Të qenit në listë të mbyllur të bën deri diku pjesë e një rehatie, e një zone konforti për shkak se ti e di që ke dalë deputet dhe ndoshta nuk të bën aq sfidues në terren. Është gjëja më e duhur që ne të rinjtë jemi në listë të hapur.
A duhet t’i shtohen të rinjtë politikës? Duhet të kemi një rifreskim të Parlamentit?
Të paktën te lista ku unë aderoj, 70% janë të rinj. Ky rifreskim do kthejë dinjitetin e vendit tonë. Ne të rinjtë vitet e fundit kemi munguar si pjesë e Parlamentit, pra ka qenë një numër shumë i vogël dhe për këtë biem dakord të gjithë. Mendoj se kjo është lista më frymëzuese që PD ka pasur ndonjëherë dhe programi që ajo ka është më i miri që ka pasur në 34 vite. 12 vite kemi vetëm një qeveri që është kthyer në narkoshtet.
Si e shihni PS në zgjedhjet e 11 majit? Vjen pas tre mandatesh në pushtet, mendoni se është ende e fortë?
Që të them është ende e fortë nuk e pranoj dot as unë dhe asnjë qytetar. Është e fortë për shkakt të atyre që ne kaluam. Ndarja e PD. Problemi që kishte Basha me Berishën. Kjo bëri që PS të qëndronte në pushtet. Në 12 vite ka ofenduar kundërshtarët në gjuhë denigruese dhe ka treguar që di të kërcejë tallava./ CNA
Luli Basha nuk fle më, por vijon me fushatën e tij “intens...
Kandidati për deputet i PS, pjesë e listës së hapur në Tir...
Partia Demokratike ka reaguar këtë mbrëmje lidhur me lajmi...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga takimi i zhv...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeva ka ndarë këtë të shtunë dis...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj dha sot një intervis...
Një kompanie amerikane, të quajtur ‘Continental Strategy’ ...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj iu është përgjigjur ...
Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, Pranvera Ska...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka dhënë një intervi...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka dhënë një intervi...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë të dhëna të reja l...
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Belind Këlliç...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar në takimin elekto...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një takim elektoral në njës...
Nga Gramshi, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka...
Korçari i famshëm, Ilir Vrenozi, është një nga personazhet...
Ish-kryebashkiaku Elvis Roshi ka marrë pjesë në takimin e ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...