Berisha premton legalizim të plotë në Laprakë: Paqja fiskale e Ramës është parajsë për botën e krimit!
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një takim elektoral në njës...

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar në takimin elektoral me banorët e Njësisë numër 10 që ashtu si Presidenti Donald Trump i shtypi kokën gjarprit në SHBA, ashtu dhe qytetarët shqiptarë do t’i shtypin kokën kryeministrit Edi Rama.
Ai theksoi se e gjithë beteja e PD-së është të rikthejë rininë.
“E gjithë beteja jonë është ta kthejmë kombin në moshën e rinisë së tij. Kombi në moshën e rinisë nuk kthehet me këta të rinj që vetëm ikin.
Ndaj dhe ju garantoj se do bëjmë çdo përpjekje që çdo i ri që shkollohet, të punësohet në Shqipëri duke paguar qeveria 1 vit sigurime shoqërore për çdo të ri që punësohet.
Një grant prej 30 mijë eurosh për çdo çati të çifteve të reja. Gratë dhe vajzat do kenë mbështetje të fuqishme për bizneset e tyre.
Ne do bëjmë gjithçka që familja shqiptare të forcohet. Familja shqiptare dhe familja në tërësi, në këto vitet e fundit, iu nënshtruan një agresioni të paparë të ekstremizmit të majtë marksist dhe post-marksist.
Ju jeni dëshmitarë se si filluan në Shqipëri në tekstet e shkollës Prindi 1 dhe Prindi 2. U shua nëna dhe babai. Erdhi ligji në parlament për fermat e grave që do lindin fëmijë të askujt.
Një agresion i paparë në kohëra kundër gjinisë njerëzore. Kundër identitetit të njeriut. Fati i madh në SHBA, Donald Trump i shtypi kokën gjarprit.
Në Shqipëri, ju do t’i shtypni kokën gjarprit Edi Rama. Shqipëria Madhështore është zotimi ynë. Shqipëria është vendi i pasurive të pamasa.
Prodhim, prodhim dhe vetëm prodhim do jetë motoja jonë. Teknologjitë më të reja, internet 3, inteligjenca artificiale, kriptomonedhat, dataqendrat, do ta shndërrojnë Shqipërinë në një epiqendër të fuqishme rajonale të teknologjisë së lartë.
Shqipëria superfuqi energjetike në rajon. Jam zotuar dhe zotohem, çatitë e shqiptarëve nga jugu në veri do jenë me panele diellore, për të gjithë ata që duan. Qeveria do t'i subvencionojë.
Miqtë e mi, dy javë kanë mbetur. Le të jenë këto dy javët e jetës suaj. Dy javët e misionit tuaj, në shërbim të dinjitetit tuaj, të mirëqenies suaj.
Në shërbim të shoqërisë shqiptare dhe të Shqipërisë. Të shpëtojmë Shqipërinë nga kjo narkodiktaturë. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore!”, tha Berisha./ CNA
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një takim elektoral në njës...
Nga Gramshi, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka...
Korçari i famshëm, Ilir Vrenozi, është një nga personazhet...
Ish-kryebashkiaku Elvis Roshi ka marrë pjesë në takimin e ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka z...
Pasi Policia e Bulqizës referoi në SPAK materialet për Xhe...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në takimin e...
Kreu i PD-së Sali Berisha nga takimi elektoral në Kavajë k...
Eurodeputeti Elmar Brok ka qenë pjesë e takimit elektoral ...
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Korçës...
Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka ka hedhur akuza të fo...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se ministrat dhe mi...
Në zgjedhjet e 11 majit, banorët e njësisë 10 në Tiranë dh...
Sot, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi...
Kreu i PD-së Sali Berisha po zhvillon një takim elektoral ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte këtë pasdit...
Kryeministri Edi Rama është zotuar në takimin elektoral në...
Kryeministri Edi Rama ishte sot në Shkodër, ku zhvilloi ed...
Kryeministri Edi Rama në takimin elektortal me gra dhe vaj...
Kryeministri Edi Rama po vijon edhe sot turin e tij të tak...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...