"Rama jepe dorëheqjen"/ Diaspora proteston në Bruksel
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...

Gjatë diskutimeve në Kuvend për projektligjin “Për Shërbimin e Jashtëm”, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, ngriti shqetësime mbi këtë projektligj dhe akuza për nepotizëm në emërimet diplomatike.
Kapri tha se në një kohë që flitet për rekrutime të reja në diplomaci, në shumicën e ambasadave dominojnë emërimet politike dhe familjare.
“Projektligji që kemi sot e keni cilësuar si reformë, jo ndërhyrje të momentit, ndonëse nuk pati kohë për të bërë debat në lidhje me shërbimin e jashtëm. Ju flisni për rekrutime të bëra në Diplomaci apo dhe Akademi, por në çdo ambasadë, 90% i ke emërime nepotike. S’flas për emërimet vetëm tuajat, por dhe të mëparshme. Përveç disa rasteve, të tjerët nuk janë kështu. Ju jeni krenare me emërimet në Ministrinë e Jashtme me gjithë situatën aty? Se ça keni emëruar ambasadorë, janë ish-deputetë të PS, fëmijë, kunetër, kunata, të zyrtarëve të PS-së. Nuk gjej një rast që studion dhe e merr që ta punësosh në Ministrinë e Jashtme. Çfarë do të ndodhë me nepotizmin në Ministrinë e Jashtme”, u shpreh Kapri në Kuvend.
Projektligji u prezantua nga ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, e cila e cilësoi projektligjin një instrument për të ngritur shërbimin e jashtëm në kushtet e një realiteti të ri gjeopolitik. Ndër të tjera, ajo shtoi se projektligji është një hap politik dhe institucional për ta përshtatur shërbimin e jashtëm me kohën në të cilën jetojmë.
“Ky ligj nuk është vetëm për Ministrinë e Jashtme. Është për rolin e Shqipërisë në botë. Është për besueshmërinë tonë si shtet. Është për të ardhmen europiane të vendit. Koha e një shërbimi të jashtëm të ri shqiptar ka ?lluar. Në këtë realitet të ri gjeopolitik, në këtë fazë vendimtare të integrimit europian dhe në këtë moment të ri të rolit të Shqipërisë në rajon, ne kemi nevojë për një shërbim të jashtëm që është në lartësinë e ambicieve tona kombëtare”, tha Spiropali.
Sipas saj, risitë e ligjit të ri kanë në fokus, ndër të tjera, fuqizimin e meritokracisë, por edhe statusit të diplomatëve shqiptarë.
“Ligji vendos standarde më të larta rekrutimi. Ai krijon Akademinë Diplomatike. Forcon dimensionin ekonomik dhe kulturor të përfaqësimit tonë jashtë vendit. Hap dyert për profesionistë me përvojë ndërkombëtare. Dhe përmirëson statusin e diplomatëve dhe familjeve të tyre. Por mbi të gjitha, ai synon të ndryshojë kulturën e përfaqësimit të Shqipërisë në botë. Nga një strukturë e mbyllur, në një strukturë të hapur. Nga një administratë procedurale, në një instrument strategjik të shtetit. Nga një qasje reaguese, në një qasje që propozon dhe udhëheq”, deklaroi Spiropali. /CNA
Ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë fjalës së saj ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për...
Deputetja socialiste, Zegjine Çaushi, ka replikuar në Kuve...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuv...
Draft-raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europ...
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, u është përg...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, gjatë f...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i është...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një pjes...
Demokratja Adriana Kalaja analizoi këtë të mërkurë situatë...
Deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj akuzoi ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Nok...
Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë nesër datë 19 shkurt,...
Ervin Salianji, i njohur ndryshe edhe si “Babalja”, po vij...
Kryedemokrati Sali Berisha tha sot se një hotel 20-katësh ...
Kryetari i Partisë Demorkatike, Sali Berisha tha sot se tr...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh gjatë fjalës së ti...
Kryedemokrati Sali Berisha, në fjalën e tij gjatë turit të...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pasditen e sotme pamje nga ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pritur sot...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...