
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi denoncoi në një deklaratë për shtyp dy zv.kryetaret e reja të bashkisë Tiranë, Frida Pashako dhe Jonida Halili.
Këlliçi tha se dy zyrtaret e reja të bashkisë janë kallëzuar në SPAK nga opozita për dy raste të ndryshme.
Për Pashakon, ai tha se është denoncuar për tjetërsim dhe falsifikim të të dhënave për pronat e përfituara nga ‘Arlis Ndërtim’ e Armando Lilos, për kompleksin ‘Square 21’.
Ndërsa për Halilin ish-deputeti u shpreh se figuron si pika kyçe e Bashkisë Tiranë, në përllogaritjen e të ardhurave që duhet të përfitonte koncesioni korruptiv i inceneratorit fantazmë të Tiranës.
Denoncimi i plotë:
Kur të gjithë ju prisni që organet e drejtësisë së re, më në fund të bëjnë punën e tyre dhe reagojnë për vjedhjen e shekullit përmes Inceneratorit fantazmë të Tiranës, Erion Veliaj, me një akt talljeje dhe poshtërimi ndaj SPAK, ka emëruar dy zv. kryetaret e reja të institucionit me te korruptuar në Europë, Bashkise Tiranë, përkatësisht, znj. Frida Pashako dhe znj. Jonida Halili.
Të dyja këto shtetase, përfaqësuese të korrupsionit bashkiak, janë subjekte të SPAK për shkak të kallëzimeve tona në dy raste të veçuara. Frida Pashako është kallëzuar nga opozita për rastin e tjetërsimit dhe falsifikimit të të dhënave për pronat e përfituara në kundërshtim me ligjin, nga kompania ‘Arlis Ndërtim’, për kompleksin ‘Square 21’, të ndërtuar mbi truallin e ish-Policisë Bashkiake.
Një marrëveshje kryekëput korruptive e Bashkisë Tiranë me këtë subjekt, ku negociatat dhe miratimi ka ardhur nga vetë znj. Pashako, atëherë në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Planifikimit Urban dhe Zhvillimit të Territorit e cila shpërbleu në një akt të paprecedentë, ndërtuesin e 7 kateve pa leje në zemër të Tiranës, përballë zyrës së Erion Veliajt, famozin Armand Lilo.
Për këtë kallëzim SPAK ende e ka gojën e mbyllur.
Shtetasja Jonida Halili, e cituar me këtë titull nga vetë Drejtuesi i SPAK, z. Altin Dumani, në relacionin drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit të ish zv/ kryeministrit Arben Ahmetaj, figuron si pika kyçe e Bashkisë Tiranë, në përllogaritjen e të ardhurave që duhet të përfitonte koncesioni korruptiv i inceneratorit fantazmë të Tiranës.
Në muajin maj të vitit 2018, Jonida Halili i dërgon një e-mail Taulant Tushës, drejtorit të bërë tashme kurban nga Erion Veliaj.
Në këtë e-mail janë përllogaritjet e parave të koncensionarit dhe ky e-mail përfundon nga Taulant Tusha, tek vetë Klodian Zoto. Fakt ky i cituar nga Altin Dumani, por i fshehur nga prokurori Dritan Prençi në dosjen hetimore të Tiranës.
Kjo shtetase jo vetëm që nuk merret në pyetje apo nën hetim nga SPAK, por në një akt karshillëku dhe talljeje ndaj organit të akuzës, emërohet tashmë si numri 2 i Bashkisë Tiranë.
Me këtë standard poshtërimi ndaj SPAK, Erion Veliaj fakton se personat e vetëm që mund të preken nga drejtësia në këtë vend, janë ata për të cilët partia shtet të jep leje. Fakti që këto dy zonja promovohen dhe nuk hetohen, flet shumë për standardin e organeve te reja të drejtësisë.
Këto fakte, të përmendura sot në këtë deklaratë, i janë nisur zyrtarisht Drejtuesit të SPAK, Altin Dumani dhe sërish gjej rastin të garantoj qytetarët e Tiranës, se atje ku nuk guxon të shohë SPAK, shohim ne.
Partia Demokratike do vijojë të verë në dijeni zyrtarisht këtë strukturë për çdo fakt penal dhe me pas barra e provës bie mbi vetë organin e akuzës.
Deri me sot, nga ajo që kemi parë, rezulton se SPAK thjesht është shndërruar në trupën mbrojtëse të një strukture kriminale qeverisëse, të drejtuar nga Edi Rama dhe Erion Veliaj./ CNA
Kryeministri Edi Rama njoftoi mesditën e kësaj të hëne se ...
Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë bërë një tj...
Kryeministri Edi Rama u ankua për Greqinë gjatë fjalës...
Ndihmës-Sekretari Amerikan i Shtetit, James O’Brien në fja...
Pak minuta para nisjes së takimit me liderët e Ballkan...
Prej disa ditësh Lulzim Basha ka nisur talljen me Koso...
Këtë të hënë janë parashikuar të mblidhen 3 Komisione Parl...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkup për konferencën me ...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e cilëson 21 Ja...
Disa ditë më parë, Luzim Basha mashtroi publikisht shq...
Ish-kryemiistri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj krye...
Lulzim Basha, qesharaku i politikës shqiptare, njeriu i pa...
Elisa Spiropali, ministrja e Edi Ramës ka ngjitur shkallët...
Në mbledhjen e së mërkurës të qeverisë shqiptare, krye...
Fatmir Xhafaj, ish-ministër i Brendshëm, i cili dha do...
Demokratët duken të vendosur në mbështetje të kryetari...
Sot shënohen 18 vite nga ndarja nga jeta e Ibrahim Rugovës...
Zëdhënësja e antikorrupsionit në Partinë Demokratike, ...
Kryeministri Edi Rama, gjatë homazheve të zhvilluara p...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, gjatë homazheve për...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...