Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Partia Demokratike ka denoncuar të shtunën Ministrinë e Ekonomisë dhe Pronarin e “Report TV”, Carlo Bollinon për grabitjen e 4000 metrave katrorë, truall publik në mes të Tiranës. Sekretari i Përgjithshëm I PD-së, Flamur Noka u shpreh në një deklaratë për mediat se nga ana e ministrisë po nxitohet të kryen proçedurat përfundimtare për grabitjen e truallit. Ai i bëri thirrje SPAK të hetojë dhe most ë lejojë grabitjen e pronës publike.
Deklarata e plotë:
"Ditën e martë i jam drejtuar me kërkesë zyrtare kreut të SPAK, Altin Dumanit, pasi ky i fundit, i vënë totalisht në shërbim të qeverisë dhe padronit të tij Edi Ramës, refuzoi të përgjigjej në seancë parlamentare për disa pyetje thelbësore në lidhje me disa nga kallëzimet tona.
Në janar të vitt 2024, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD dhe deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, i jam drejtuar me dy kallëzime penale SPAK në lidhje me vjedhjen e 4,000 metrave katrore truall në mes të Tiranës, truall i falur nga familja Begeja për ndërtimin e një shkolle në njesinë nr. 7, që më pas përfundoi në ngrehinën që Carlo Bollino e quan televizion, me të cilën sulmon, shpif, përbalt dhe linçon çdo ditë opozitën e vendit dhe Partinë Demokratike.
Në atë kallëzim penal gjenden të gjitha faktet se si Edi Rama dhe Anila Denaj, në bashkëpunim të plotë me Carlo Bollino kanë shkelur çdo ligj të vendit, duke arritur deri në falsifikimin e VKM dhe kontratës 1 euro.
Në atë kallëzim penal, SPAK ka çdo provë se si Ministria e Kulturës dhe Ministria e Mbrojtjes, i kanë financuar dhe dhënë të gjitha Bunkartet, nëpërmjet një OJF-je të paregjistruar, në shkelje flagrante të ligjit për t’i bërë qokën e radhës me qindra milionë euro, Bollinos së Ramës.
Në atë kallëzim SPAK ka të gjitha faktet dhe provat se si dhjetëra miliona euro nga tenderat e AKSH-it, kanë përfunduar në llogaritë bankare të Carlo Bollinos për ndërtimin e ngrehinës që quhet Report TV ose ndryshe Baltosje TV dhe portalit Shqiptarja.com ndryshe Shpifje.com.
Altin Dumani duhet të na përgjigjet sot për këto 5 pyetje, të cilat ia kam drejtuar të martën zyrtarisht:
A janë regjistruar këto dy kallëzime penale?
Cilat janë veprat për të cilat i keni regjistruar këto kallëzime?
A ka zyrtarë, individë apo subjekte të tjerë të identifikuar në kallëzim që janë regjistruar nga ju në regjistrin e njoftimeve të veprave penale?
A janë kryer të gjitha veprimet hetimore të kërkuara në kallëzim nga ana jonë?
A është vlerësuar nga ju marrja e masave të menjëhershme preventive me qëllim parandalimin e privatizimit të pronës publike në favor të Carlo Bollinos?
Nën hundën e SPAK dhe me amnistinë e plotë të tyre, Carlo Bollino dhe Ministria e Ekonomisë po nxitojnë çdo ditë për të kryer procedurat përfundimtare për të grabitur 4,000 metër katrorë truall publik në mes të Tiranës.
Carlos i themi se as Edi Rama dhe as Dumani nuk do të të bëjnë dot pronar toke në mes të Tiranës, pasi ajo është toke publike dhe e tillë do të mbetet. Ëndrra e Carlo për t’u bërë i pari italian autokton “’tirons” me prona të trashëguara ose dhuruara në mes të kryeqytetit, nuk do të realizohet kurrë.
Partia Demokratike dhe unë do t’i shkojmë kësaj beteje në mbrojtje të interesit dhe pronës publike deri në fund.
Ndërkohë i deklaroj kreut të organizatës partnere të PS, kreut të forumit të drejtësisë në PS, Altin Dumanit, se të do mbahet përgjegjës njëlloj si Rama dhe Bollino dhe do të përfundojë para drejtësisë si anëtar i bandës grabitqare Rama- Bollino për grabitjen e faktuar me prova përtej çdo dyshimi të truallit, pronë e banorëve të Tiranës e që kanë vjedhur miliona euro nga buxheti i shtetit shqiptar, për t’u vetëshpallur pronar televizioni, me të cilin i bëhet fresk nga mëngjesi në darkë Edi Ramës, Erion Veliajt dhe bandës së inceneratorëve inekzistentë."/CNA
Fredi Beleri rikthehet në burgun e Fierit, tashmë si e...
Në zgjedhjet e 4 gushtit për Bashkinë e Himarës do të ...
Pas raportimit në Kuvend të Autoritetit të Konkurrencë...
Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi mbrëmjen e sotme ...
Fredi Beleri, i cili ndodhet në Strasburg për të kryer...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në fjalën e mbajtur këtë t...
Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Jozefina Topalli, ka fol...
Lulzim Basha ka reaguar për vendimin e arsyetuar të Gj...
Gjykata e Apelit ka zbardhur këtë të premte vendimin e...
Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë të premte biznesi...
Ambasadorja e Zvicrës, Ruth Huber, nga Lini i Pogradec...
Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi, në një deklaratë nga ...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, denonc...
Të premten, gjatë prezantimit të projektligjit të ri Për P...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, foli për vetëvrasje...
Dy ditë më parë, Lulzim Basha deklaroi se kishte zhvil...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur një alarm gja...
Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ësht...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka pre...
Të enjten, kryeministri Edi Rama ndodhet në Britani të...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...