Veliaj nuk kursen ironitë/ Berisha-Meta po i hapin gropën njëri-tjetrit
Kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj në vijim t...

Drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha ka prezantuar sot në një takim me qytetarët kandidatin e Memaliajt, Albert Malaj.
Berisha u shpreh entuziast për programin elektoral të hartuar nga Malaj, i cili sipas tij do të sjellë ndryshimin dhe transformimin e Memaliajt.
Ai nuk kurseu sulmet për kandidatin e PS-së për Memaliajn, për të cilin deklaroi se është kandidat i bodrumit të Edi Ramës, i cili s' komunikon me qytetarët e asnjë prej tyre nuk e voton.
“Unë u them ju se në gjithë karrierën time politike, nuk jam ngjitur ndonjëherë tjetër më krenar para jush se sa sot, që unë paraqes kandidatin për qytetar të parë të Memaliajt, Albert Malaj.
Alberti është një nga bijtë më të shquar, më të sprovuar, më të formuar, një nga përfaqësuesit më dinjitozë jo vetëm të Memaliajt, por edhe të Tepelenës, jugut dhe mbarë Shqipërisë. Alberti është kandidati i atdheut. Pasi ai, i vendosur me të gjithë virtytet e tij i ka shërbyer flamurit kombëtar në zonat më të vështira të globit dhe kthehet këtu për të marrë përgjegjësi të mëdha. Alberti është njeri i përgjegjësive të mëdha.
E dëgjova me kënaqësi, me interesim më të madh programin e tij, dhe mund të them se është një program i rimëkëmbjes së vërtetë, i transformimit të vërtetë dhe ndryshimit të madh të Memaliajt.
Alberti do të jetë një shërbëtor i përkushtuar i qytetarëve të kësaj bashkie, do të jetë një menaxher i talentuar dhe një drejtues i vendosur dhe me vizion. Programi që Alberti paraqiti këtu ishte sa konkret aq edhe vizionar, programi i një lideri të vërtetë që kërkon të transformojë Memaliajn, ndaj dhe Alberti na nderon secilin prej nesh sot.
Na nderon se është kandidati juaj, i votës tuaj, besimit tuaj, vullnetit tuaj dhe ju garantoj se ky standard që vendosëm është njëri nga standardet më të mira që ekziston në botë dhe ne jemi të vendosur ta zhvillojmë dhe konsolidojmë më shumë atë.
Krahasoni ju Albertin me kandidatin e bodrumit të Edi Ramës, i cili vetëm me qytetarët nuk komunikon, për të cilin nuk ka votuar qoftë edhe një socialist i vetëm në Memaliaj, për të cilin nuk është pyetur asnjë qytetar.
Po kush e emëroi atë? E emëroi xhepi, vjedh para te qytetarët e ço para të shefi i tij, Edi Rama dhe fito kandidimin. Si ka mundësi të emërohet ai, si ka mundësi më thoni ju mua. As dega e PS-së nuk e voton. As socilistët nuk pyeten për të. Këta janë një sekt i rrezikshëm, i shkëputur tërësisht nga qytetarët, qoftë dhe socialistë”, theksoi Berisha./ CNA.al
Kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj në vijim t...
Kandidati i Enkelejd Alibeajt për Tiranën, Roland Bejk...
Ditën e djeshme KAS rrëzoi kërkesën e koalicionit “Bashkë ...
Kandidati i PS-së për Bashkinë e Vlorës, Ermal Dredha, gja...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar n...
Zëdhënësja e fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Flo...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka vijuarme takimet elektor...
Numri dy i qeverisë, Belinda Balluku, ka dhënë lajmin ...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Beli...
Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, duket se fus...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendimin që të...
Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, është ...
Sot ministrat, pas mbledhjes së qeverisë, bënë me dije...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi...
Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Tiranën, Bel...
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka bërë me di...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, pas mbledhjes së qev...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka bërë me dije se ...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, pas mbledhjes me qeve...
Kandidati i Partisë Demokratike të Alibeajt për Bashki...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...