Protestat në Tiranë/ Eksperti i sigurisë: Prapavijë e huaj që e shfrytëzon dhe shumicë radikale në rrjete
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka prezantuar programin e tij me 5 pika që sjellin ndryshimin, me banorët në zonën e Saukut. Këlliçi tha se korrupsioni në bashki është një prej arsyeve kryesore pse qytetarët nuk kanë ujë dhe shkolla, apo shërbime të tjera bazike.
“Ka bërë shumë bujë një poster që unë kam nxjerrë, që kam folur për korrupsionin edhe i kam treguar gishtin e mesit korrupsionit. Janë shqetësuar, kanë qit 'urdhër psikologu', kanë qit 'urdhër KQZ-je', kanë bërë mbledhje te PS-ja, janë shqetësuar shumë për moral këta, pse ka qit Belindi gishtin e mesit, kujt? Korrupsionit! Për çfarë e kam bërë unë? Për të folur për korrupsionin, që s’flitet kurrë në media. Për të folur për Erion Veliajn, që nuk flet njeri për korrupsionin e tij. Politikani më i korruptuar që mund të jetë në Ballkan. Dhe për të tërhequr vëmendjen për këtë çështje që nuk flet njeri”, - u shpreh Këlliçi.
Ai shtoi më tej, se aktualisht panorama që paraqitet në televizior, është ajo e një Tirane pa kulla, me ujë 24 orë, apo me shkolla e çerdhe. Por në fakt, sipas Belind Këlliçit, sot Tirana është një qytet ku ka probleme me infrastrukturën, ujin e pishëm, shkollat, çerdhet, kopshtet, etj.
“Shihni shpeshherë që diellin ky e lind nga veriu, shihni kullën e sahatit, kulla që e mbysin, shihni projektet 3D të bukura, shihni shkolla që nuk ekzistojnë, shihni çerdhe, kopshte që nuk janë pjesë këtu. Tallet me ju, u thotë që keni 24 orë ujë të pijshëm. Flitet për një Tiranë që nuk ekziston. Ndërkohë realiteti i Tiranës, vetëm këtu 1 km larg nga qendra, është i tmerrshëm. Një mungesë totale nga ana e qeverisë lokale, nga ana e bashkisë për qytetarin, me mungesë rrugësh, me mungesë infrastrukture, me mungesë ndriçimi, sinjalistike, me mungesë çerdhesh, kopshtesh, shkollash”, - u shpreh Belind Këlliçi.
Teksa kundërshtari nuk ka as bilanc dhe as program, Belind Këlliçi u shpreh se plani i tij për Tiranën po sulmohet dhe kritikohet, për shkak se të gjitha parashikimet, janë me kosto të ulët.
“Një javë debat me urbanistët me inxhinierët, me jepni koston e nënkalimit, 200 metra nënkalim, 170 metra rampë hyrëse dhe dalëse, sa kushton. Belind, do 4 milionë, por ja po të themi maksimumi për shkak të çmimit të hekurit, e betonit, e të gjitha, mund të shkojë 4.5. Ore e keni seriozisht u thoja? Se jemi mësuar me të tjera shifra! Po! Dola e dhashë premtimin, nuk më thuhet është i gabuar premtimi, është në rregull, por kushton shumë pak”.
Belind Këlliçi foli edhe në Sauk për transportin publik falas, duke theksuar se ai do të jetë një shërbim nga i cili do të përfitojnë çdo ditë 200 mijë qytetarë të Tiranës.
“Kam dhënë një premtim për transportin publik falas. Fare e lehtë, fare e lehtë. 6.8% e buxhetit total të bashkisë, shkon për 200 mijë qytetarë në ditë. Dolën dhe thanë fillimisht, kjo është tallje. Në rregull! E provuan dy ditë, u ra kjo tezë. Dolën thanë nuk bëhet, nuk paska lekë. Po kur paska lekë për 430 milionë euro për incenerator fantazmë, nuk paska lekë për 200 mijë qytetarë të Tiranës. 16.5 milionë euro në vit, për t’i shërbyer qytetit? Problemi është se unë llogaritë i kam bërë fare thjeshtë: kam hyrë në këtë garë, dhe dua kur të dal nga jeta publike dhe politike, dua të dal me faqe të bardhë”, - u shpreh kandidati i opozitës për bashkinë e kryeqytetit.
Belind Këlliçi akuzoi Erion Veliajn se i ka marrë frymën biznesit të vogël e të mesëm me taksa, ndërsa u angazhua që pas 14 majit ato të ulen apo zerohen.
“Nuk thotë dot asnjë fjalë, thotë ku do t`i gjejë lekët. Unë kam propozuar një paketë për biznesin e vogël e të mesëm, për uljen e taksave dhe tarifave. Asnjë fjalë nuk thotë dot, asnjë fjalë, nuk e koncepton dot ai në logjikën e vet. I ka 10-fishuar taksat. Ia ka nxirë jetën biznesit të vogël, ia ka marrë frymën biznesit të vogël. Për hapësirën publike u ka marrë shpirtin bareve e lokaleve. Dhe ndërkohë unë kam premtuar gjysmën e tarifës”.
Një tjetër angazhim është ai për oazet e gjelbra. Belind Këlliçi u shpreh se ato do të ndikojnë në rritjen e jetës komunitare.
“Nga ana tjetër kam premtuar oazet e gjelbra për lagjet, për ata që jetojnë në lagjet e Tiranës me 200 metra katrorë për të bërë një kënd pushimi me stola, me pemë, që të rrinë, qoftë mosha e tretë, qoftë të rinjtë, qoftë për të nxjerrë fëmijët, qoftë për të pasur një jetë komuniteti. Unë jam një fëmijë që jam rritur në vitet 1990. Jam rritur duke luajtur top në lagje, si të gjithë ata që janë brezi im. Sot është e tmerrshme. Një pjesë e madhe e prindërve kanë probleme me fëmijët e tyre për shkak se nuk janë socialë. Nuk dinë të lozin, rrinë gjithë ditën o në tablet o në lokal. Dhe kjo nuk është normale, kjo që po i bëhet Tiranës. Jam në këtë betejë për një qytet normal”, - tha Belind Këlliçi.
Plani me 5 pika i Belind Këlliçit duket se është mirëpritur nga qytetarët, madje edhe nga ata që në 30 vjet kanë votuar PS-në. Një i moshuar, tregoi historinë e tij, duke u shprehur se është socialist, por për shkak të programit bindës të Belind Këlliçit ka zgjedhur të votojë për transportin publik falas, duke u bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë të mbështesin kandidatin e opozitës në 14 maj.
“Unë jam Besnik Uku. 30 vjet socialist. Kam ardhur këtu me ballin lart, kur i thonë llafit, nuk kam ardhur këtu me pishman se po vij këtu. Sepse programi dhe modeli që keni paraqitur ju z.Këlliçi, na ka bindur ne që të vijmë këtu te kjo forcë politike. Ti ke filluar te transporti, kryesorja, është shumë bindës, prandaj kam ardhur sot, është tepër bindës. Je i vetmi person, i vetmi politikan në këtë moshë, që nuk je përfolur për asnjë aferë korruptive. Për këtë arsye të gjithë ju të nderuar pjesëmarrës, duhet t’i vëmë gishtin kokës, të trokasim derë më derë, shtëpi më shtëpi, lagje më lagje, ku kemi shokë edhe miq, se në qoftë se fiton ai tjetri, kuptohet se çfarë na pret”, - u shprehën disa qytetarë.
Belind Këlliçi si dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, u bënë thirrje banorëve të Saukut, të mbështesin ndryshimin në zgjedhjet e 14 majit./ CNA.al
Ministrja Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së qeverisë, ...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka deklaruar për med...
Ministiri i Brendshëm, Bledi Çuçi, pas mbledhjes së qe...
“Mandati i ardhshëm do të jetë një mandat i rritjes ek...
Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Elbasan, Luçia...
Kryetari i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha ...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar rikthimin ...
Kandidati i Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt p...
Ndryshe nga kandidatët e tjerë, Belind Këlliçi ka zgjedhur...
Në vijim të turit të gjelbër në kryeqytet, kandidati i...
Kandidati i opozitës për Vorën, Indrit Hoxha, zhvilloi sot...
Kandidati i Enkelejd Alibeajt për Tiranën, Roland Bejk...
Kandidati i opozitës për kryeqytetin, Belind Këlliçi d...
Kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi, zhvilloi...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së së Alibeajt, Gazmend Bard...
Ish-zëvendës ministri i Financave, Sherefedin Shehu, k...
Kandidati i opozitës për kryeqytetin, Belind Këlliçi k...
“Levani është një ndër njësitë administrative me num...
Drejtuesi i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Sali Berisha...
Ish kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për med...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...