Pezullimi i Ballukut/ Rama: Ndërhyrja brutale në trupin e qeverisë është një këmbanë alarmi
Kryeministri Edi Rama në episodin e sotëm të podcastit të ...

Kryeministri Edi Rama, në episodin e sotëm të podcastit të tij “Flasim”, foli lidhur me lirimin e hapësirave publike. Rama tha se deri tani në Tiranë sasia e hapësirave të çliruara ka kapërcyer mbi 100 mijë metra katrorë. Më tej shtoi se puna ka ecur edhe në Vlorë me me çlirimin e rrugës Transballkanike, një segment kyç sipas tij për industrinë kombëtare të turizmit.
“Duke e rikthyer sërish vëmendjen tek hapësirat publike, edhe gjatë kësaj jave, puna për çlirimin e tyre vazhdon. Shtesat vend e pa vend, uzurpimet e pajustifikueshme dhe të patolerueshme vazhdojmë t’i përballim, pa u ndalur për asnjë moment. Ndërkohë që, në Tiranë ka ecur më tej puna dhe sasia e hapësirave të çliruara ka kapërcyer mbi 100 mijë metra katrorë, edhe në Vlorë, ku problematika është jo e lehtë, puna ka ecur me çlirimin e një segmenti kyç, jo vetëm për Vlorën, por edhe për industrinë tonë kombëtare të turizmit, që është rruga Transballkanike, një zonë e rëndësishme, ku qytetarëve iu janë rikthyer sërish ambientet e tyre të përbashkëta, natyrisht kanë nevojë të rikualifikohen, por njëkohësisht edhe të gjithë atyre që masivisht kalojnë nga ajo rrugë, do t’ju çelen sytë, kur i thonë fjalës", u shpreh Rama
Kreu i qeverisë foli edhe për dëgjesat publike për buxhetin e vitit të ardhshëm. Ai u shpreh se gjatë vitit 2026 do të ketë rritje të pagave, pensioneve dhe investimeve publike.
“Edhe gjatë kësaj jave, kemi qenë në dispozicion të qytetarëve, me parashtresat në detaje, përmes dëgjesave publike, të buxhetit të vitit që është në prag, një vit, që hyn me këmbë të mbarë për shqiptarët sa i përket të ardhurave në radhë të parë, në paga e pensione, por edhe sa i përket investimeve publike, që do të shënojnë përsëri, të gjitha këto së bashku, një rritje historike.
Tanimë, Shqipëria është në një nivel tjetër. Ky është një fakt që do të bëhet çdo vit dhe më i prekshëm në jetën e përditshme të njerëzve tanë, të atyre që jetojnë me punë, qoftë në sektorin publik, qoftë në atë privat, në jetën e përditshme të pensionistëve, gjyshërve dhe gjysheve tona, në jetën e përditshme të atyre më në nevojë, për të cilët mbështetja, mbrojtja sociale, vjen duke u rritur. Sepse ata që na dhanë besimin e jashtëzakonshëm, me 83 mandate, një mbështetje e paprecedentë, për Shqipërinë 2030, jo vetëm meritojnë çdo vit e më shumë, por do të kenë çdo vit e më shumë, pasi barra e borxhit ndaj tyre është e tillë që do të na bëjë të vazhdojmë të rrisim punën tonë përditë e përditë”, tha ai. /CNA
Kryeministri Edi Rama në episodin e sotëm të podcastit të ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka folur lidhur...
Europa ndodhet në një moment kritik për arkitekturën e saj...
Unioni Internacional Demokratik ka miratuar në forumin vje...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi për mediat se kishte ...
Demokrati Ilir Alimehmeti ka reaguar sërish sot lidhur me ...
Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran u shpreh sot lidhur me...
Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka komentuar sot situatën ...
Shqipëria dhe Danimarka duket se do të përafrojnë edhe më ...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka kaluar në heshtje...
Deputetja demokrate, Ina Zhupa deklaroi sot se propaganda ...
Deputeti demokrat, Ivi Kaso e cilësoi sot kryeministrin Ed...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka njoftuar sot mbajtjen...
Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të premte në ceremon...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar sot lidhur me disa ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka garantuar ale...
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, në një takim me aleatët e opozi...
Ish-deputeti Edmond Spaho ka komentuar zhvillimet e fundit...
Kryeministri Edi Rama njoftoi se ka hyrë në fuqi një masë ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...