Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Europa ndodhet në një moment kritik për arkitekturën e saj gjeopolitike, ku sfidat e sigurisë, ndryshimet në rendin botëror dhe rikonfigurimi i rolit amerikan po detyrojnë Bashkimin Europian të rimendojë projektin e vet strategjik.
Në diskutimin e zhvilluar në Public Square, dy nga zërat më të rëndësishëm të analizës europiane – Jérémie Gallon, drejtues për Europën i “McLarty Associates”, akademik i jashtëm në Këshillin e Atlantikut dhe autor i librit Henry Kissinger dhe Ditmir Bushati, ish-ministër për Europën dhe Punët e Jashtme.
Bashkëbiseduesit sollën perspektiva të kthjellta mbi të ardhmen e autonomisë europiane, rolin e mbrojtjes dhe marrëdhëniet me SHBA-të.
Bushati dhe Gallon e nisën këtë bisedë tek mundësia që Europa të gjejë busullën gjeopolitike, dhe çfarë mund të mësojë para së gjithash nga trashëgimia e Henry Kissinger, një burrë shteti, i cili pavarësisht dritëhijeve që zunë vend në jetën e tij, mbetet ende një burim i madh frymëzimi për të gjithë ata që dëshirojnë të ndërtojnë një Europë më strategjike dhe gjeopolitike.
Sa i takon kësaj çështje, Gallon sjell në vëmendje dy momente. Sipas tij, na nevojitet të jenë më shumë intelektualë të veprave në Europë, në një moment kur historia po kthehet së bashku me tragjeditë e saj.
“Mendoj se Europa e ditëve të sotme duhet të rilidhet me politikën reale për të formësuar zhvillimet në fushën e tanishme gjeopolitike të shahut”, shprehet Gallon.
Sipas tyre, në qendër të debatit qëndron rreziku i një Europe që mbetet spektatore e krizave dhe jo aktore e tyre.
“Nëse Europa nuk ndërton kapacitete reale strategjike, rrezikon të mos jetë as protagonistja e fatit të saj, as e rendit të ri global”, u shpreh Gallon, duke theksuar se trashëgimia strategjike e Kissinger mbetet një paralajmërim i qartë për kontinentin në këtë epokë tensionesh të mëdha.
Në këtë prizëm, rishikimi i marrëdhënieve me SHBA-të shihet si domosdoshmëri për të ruajtur kohezionin transatlantik pa cenuar pavarësinë strategjike.
Bushati sjell në vëmendje se Kissinger shtyu SHBA-të të ndiqnin një bosht të politikës së jashtme me tri paralele. Ai dëshironte të fuqizonte marrëdhënien transatlantike, të ndiqte politikën détente me Bashkimin Sovjetik në atë kohë, dhe të vendoste marrëdhënie miqësore me Kinën.
Teksa sot, politika e jashtme amerikane nën drejtimin e Trump ka ndryshuar ndjeshëm si duhet të lundrojë Europa në këto ujëra të trazuara në një mjedis të pamëshirshëm gjeopolitik?
Marrëdhëniet me SHBA-të mbeten boshti i aleancës transatlantike, por jo më në logjikën e një Europe që pret garanci automatike sigurie nga Uashingtoni. Zhvendosja e fokusit amerikan drejt rajonit indo-paqësor, rritja e rivalitetit SHBA–Kinë dhe ndërhyrjet e drejtpërdrejta në politikën e brendshme europiane e detyrojnë Europën të mendojë për të ardhmen si fuqi që ndjek fatin e vet, duke ruajtur aleancën, por jo duke hequr dorë nga autonomia.
Në këtë perspektivë, konsolidimi i projektit europian, përfshirë Ballkanin Perëndimor, nuk është thjesht “zgjerim”, por domosdoshmëri strategjike për një Europë që synon të jetë fuqi formësuese e rendit të ri botëror, e jo dëm kolateral i marrëveshjeve midis fuqive të tjera. /CNA
Unioni Internacional Demokratik ka miratuar në forumin vje...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi për mediat se kishte ...
Demokrati Ilir Alimehmeti ka reaguar sërish sot lidhur me ...
Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran u shpreh sot lidhur me...
Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka komentuar sot situatën ...
Shqipëria dhe Danimarka duket se do të përafrojnë edhe më ...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka kaluar në heshtje...
Deputetja demokrate, Ina Zhupa deklaroi sot se propaganda ...
Deputeti demokrat, Ivi Kaso e cilësoi sot kryeministrin Ed...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka njoftuar sot mbajtjen...
Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të premte në ceremon...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar sot lidhur me disa ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka garantuar ale...
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, në një takim me aleatët e opozi...
Ish-deputeti Edmond Spaho ka komentuar zhvillimet e fundit...
Kryeministri Edi Rama njoftoi se ka hyrë në fuqi një masë ...
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në aktivitetin “Për t...
CNA përmes disa shkrimeve ka treguar se lëvizja e Ervin Sa...
Kreu i Partisë Mundësia dhe deputeti Agron Shehaj tha sot ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...