Zjarret e verës/ Rama: Jemi në sfidë të madhe, askush nuk e ka gjetur ilaçin që parandalon dëmet kolosale
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në aktivitetin “Për t...

Kryeministri Edi Rama njoftoi se ka hyrë në fuqi një masë e re ligjore që detyron të gjithë ata që ndërtojnë në Shqipëri të kontribuojnë në fondin e gjelbër, një iniciativë që synon mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Rama theksoi rëndësinë e përdorimit të teknologjisë, veçanërisht për riprodhimin e fidanëve, duke përfshirë edhe mundësinë e përdorimit të inteligjencës artificiale për të maksimizuar efikasitetin e këtij procesi.
“Kemi ndërhyrë ligjërisht për të sjellë një risi që sapo ka hyrë në fuqi lidhur me detyrimin e të gjithë atyre që ndërtojnë në Shqipëri që të kontribuojnë për fondin e gjelbër.
Një tjetër element i domosdoshëm është fuqizimi me teknologji dhe në aspektin e prodhimit të fidanëve. Ka sot mundësi të reja në këtë drejtim dhe plani i Ministrisë së Mjedisit është të shfrytëzojmë këtë mundësi si dhe mundësinë e pamatë të vënies në shfrytëzim të IA”, tha Rama.
Ai shtoi se zonat e mbrojtura nuk janë pengesë për zhvillimin ekonomik, por përkundrazi mund të jenë një burim i ri të ardhurash për komunitetet lokale. Shqipëria ka mbi 1 milion hektarë zonë të mbrojtur, dhe këto territore mund të administrohen më mirë për të nxjerrë potencialin e tyre ekonomik pa dëmtuar natyrën.
Sipas kryeministrit, Agjencia për Zonat e Mbrojtura ka katërfishuar të ardhurat në 3-4 vitet e fundit, kryesisht përmes sistemit elektronik të menaxhimit të të ardhurave, dhe ky model do të shtrihet në të gjithë territorin.
Rama theksoi gjithashtu lidhjen e këtij fokusimi me përpjekjet për antarësimin e Shqipërisë në BE dhe synimin për të mbyllur negociatat teknike në 2027. Ai vuri në dukje se kërkesat dhe standardet mjedisore janë maksimale, duke nënvizuar nevojën për një ekonomi të re, të bazuar te natyra, që do të ketë rol kyç në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.
“Një gjë tjetër që koha e ka treguar më së miri, por duhet të përpiqemi ta tregojmë edhe më mirë për njerëzit është fakti që zonat e mbrojtura nuk janë penguese të zhvillimit ekonomik dhe të ardhurave.
Duhet të administrohen si duhet në aspektin e mbledhjes së të ardhura. Të ardhurat nga zonat e mbrojtura mund të jenë të konsiderueshme dhe mund të funksionojnë si një burim i ri i atyre komuniteteve që jetojnë brenda atyre territoreve. Ne kemi mbi 1 milion hektarë të përfshira në territorin e përgjithshëm të zonave të mbrojtura.
Nuk mjafton ta thuash këtë në mënyrë të përgjithshme, ajo që duhet është futja më thellë dhe në mënyrë të detajuar brenda gjithë këtij territori që përmbledh në mbi 1 milion hektarë për të parë se si në çdo pjesë të tij potenciale e zhvillimit ekonomik janë po aty pa qenë nevoja për të ndërhyrë me zhvillime që më shumë dëmtojnë sesa sjellin vërtetë zhvillim të qëndrueshëm në një afat të gjatë.
Agjencia për Zonat e Mbrojtura ka katërfishuar të ardhurat e veta vetëm në periudhën e 3-4 viteve të fundit. Po të shikosh nga vijnë të ardhurat kuptohet që potenciali është më i madh. Vijnë nga tri pika.
Sistemi i menaxhimi elektronik të të ardhurave ka sjellë hap cilësor që e bën të domosdoshme shtrirjen e këtij sistemi në të gjithë territorin.
Dua të them që në këto vite që kemi përpara që përkon me momentin historik të përpjekjeve për antarësim dhe me synimin e shpallur për të mbyllur negociatat teknike me BE-në në 2027 fokusi te mjedisi, pyjet dhe zonat e mbrojtura, fuqizimi i një ekonomie të re të bazuar te natyra do të jetë shumë më i madh sesa sot dhe për shkak se sfida që lidhet me ato pjesë të negociatave që prekin mjedisin është më e vështira nga të gjitha se kërkesat dhe standardet janë maksimale. Përtej përmirësimeve, po të nisim nga kemi filluar jemi shumë mbrapa po të llogarisim se ku duhet të mbërrijmë dhe ku do të mbërrijmë në një kohë shumë të shkurtër”, deklaroi kryeministri./ CNA
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në aktivitetin “Për t...
CNA përmes disa shkrimeve ka treguar se lëvizja e Ervin Sa...
Kreu i Partisë Mundësia dhe deputeti Agron Shehaj tha sot ...
Ervin Salianji është kthyer në një Luli Basha 2 edhe pse k...
Ish-deputetja demokrate, Rudina Hajdari komentoi sot situa...
Ervin Salianji ka mashtruar publikisht në emisionin “Opini...
Analisti Andi Bushati ka komentuar sot lidhur mbi situatën...
Demokrati Keltis Kruja deklaroi sot se nuk ekziston asnjë ...
Ervin Salianji i njohur tashmë ndryshe si Babalja, ose si ...
Ish-deputeti demokrat dhe anëtari i kryesisë së PD-së, Kel...
Botuesi Nikoll Lesi komentoi sot lidhur me situatën brenda...
Ilir Alimehmeti i cili është ngjitur pas Ervin Salianjit q...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur në foltoren e radhës në...
Një demokrat nga Mirdita i cili është bërë pjesë e foltore...
Kreu i PD-së Sali Berisha në foltoren e radhës në Mirditë ...
Kryedemokrati Sali Berisha është përballur më një situatë ...
Kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur sot akuza ndaj kryemi...
Deputeti Xhelal Mziu u ndal sot te situata e rrjetit hekur...
Këtë të enjtë është prezantuar në Tiranë nisma kombëtare e...
Mjafton të shikosh mediat e majta të pushtetit, ato të pag...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...