Berisha, “shuplakë” Salianjit dhe Alimehmetit: Për asnjë lloj qëllimi nuk do t'i jepja luksin dhe materiale Ramës
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi për mediat se kishte ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD po hyn në një proces të thelluar analize të brendshme pas zgjedhjeve, duke theksuar se çdo strukturë e partisë do të japë llogari për punën e kryer.
Në një takim me mbështetësit, ai u shpreh se debati i hapur brenda forcës politike është i domosdoshëm dhe nuk mund të kufizohet vetëm te “Foltorja”.
Berisha theksoi se PD “nuk është parti e gjahut të shtrigave”, por paralajmëroi se nuk do të tolerohet sjellja e atyre që, sipas tij, gjatë fushatës nuk punuan, u distancuan nga beteja elektorale apo u rreshtuan pranë pushtetit.
Sipas Berishës, procesi i analizës do të zhvillohet në çdo njësi të PD-së dhe do të përfshijë propozime, kritika dhe diskutime të hapura. Ai vuri në dukje se partia mbetet e orientuar nga mendimi i lirë dhe vlerat demokratike.
Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal edhe te çështja e mbrojtjes së votës, duke e konsideruar atë një nga prioritetet kryesore të PD-së dhe të forcave të djathta në Europë. “Tani jemi në një fazë tjetër, për t’u përballur me këtë të keqe. Kemi faktet, dokumentet dhe mbështetjen e nevojshme”, u shpreh ai.
Procesi i analizës pritet të zgjasë në vijim, me qëllim riorganizimin dhe forcimin e strukturave të Partisë Demokratike.
“Foltorja ka qëllimin e vet, një takim dhe debat të hapur pa filtra, para kamerave, me mbështetësit tanë. Ne aty regjistrojmë propozimet e tyre, shënojmë kritikat që ata bëjnë në mënyrë që të përmirësohemi.
Por do të ishte jo e drejtë dhe joreale, nëse do të pretendohej se me këtë foltore ne ezaurojmë debatin e domosdoshëm të brendshëm në parti, analizën e punës sonë. Ajo do të bëhet në çdo qelizë.
Absolutisht ne nuk jemi parti e gjahut të shtrigave, por ne symbyllas nuk jemi.
Ju e patë vetë, mbaruan zgjedhjet, pati nga ata demokratë që kishin marrë dhe rrogën e deputetit të PD-së, të tjerë anëtarë kryesie, etj., etj., që shkruan, u punësuan, u bënë drejtorë, këshilltarë në strukturat e narkoshtetit.
Është kështu apo jo. Pati të tjerë dhe këto më mirë se unë i dinë vetë strukturat, që gjatë fushatës elektorale nuk kanë punuar një ditë. Pati të tjerë që shkuan me pushime në fushatë elektorale, apo që dhe punuan për PS-në. Natyrisht këta do të japin llogari, dhe do jenë strukturat që do përcaktojnë qëndrimin ndaj tyre. Kjo është gjëja më normale.
Do jenë strukturat ato të cilat do të bëjnë të gjitha propozimet, mendimet, kritikat.
Ne jemi parti e mendimit të hapur, nuk vdesin kurrë, sepse jemi parti e vlerave të lirisë. Kjo është e gjithë puna.
Do të ketë diskutim, do të ketë me dhjetëra, qindra, qindra diskutime. Po t'ia themi njëri-tjetrit gjërat, do të japim shpjegime, do të japim llogari, do të mbajmë përgjegjësi. Pra, kjo është e domosdoshme.
Atyre që spekulojnë, nuk ndodhi në periudhën që ne po mbronim votën. Mbrojtja e votës për ne ishte e një rëndësie jetike, jo vetëm për PD-në, për Shqipërinë. Ja ku është sot. Agjendë e parë në të gjitha forcat politike të spektrit të djathtë në Europë. 10 ditë më parë në Sao Paulo, në rend dite 4 ishin çështjet kryesore, njëra prej tyre ishte Shqipëria.
Këto u arritën. Tani jemi në një fazë tjetër, në një fazë që ne do të përballemi me këtë të keqe. Kemi këtë mbështetje, këto fakte, këto dokumente, kemi këto arritje në këtë fushë. Atëherë mbetet në guximin tonë dhe ne do ta tregojmë atë.
Pra, kjo është, janë gjëra të dukshme. Ka pasur, që ta dini ju, ka pasur denoncime për ‘x’ apo ‘y’ që po punon kundër nesh, por fushata është fushatë. Në fushatë edhe mund të ndërmerreshin masa, sepse aktet më të rënda janë të punosh kundër në betejë, të shmangesh, të dezertosh. Por janë lënë që të bëhet analiza, kjo është”, tha Berisha./ CNA
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi për mediat se kishte ...
Demokrati Ilir Alimehmeti ka reaguar sërish sot lidhur me ...
Ambasadori i OSBE-së, Michel Tarran u shpreh sot lidhur me...
Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka komentuar sot situatën ...
Shqipëria dhe Danimarka duket se do të përafrojnë edhe më ...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka kaluar në heshtje...
Deputetja demokrate, Ina Zhupa deklaroi sot se propaganda ...
Deputeti demokrat, Ivi Kaso e cilësoi sot kryeministrin Ed...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka njoftuar sot mbajtjen...
Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të premte në ceremon...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar sot lidhur me disa ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka garantuar ale...
Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, në një takim me aleatët e opozi...
Ish-deputeti Edmond Spaho ka komentuar zhvillimet e fundit...
Kryeministri Edi Rama njoftoi se ka hyrë në fuqi një masë ...
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në aktivitetin “Për t...
CNA përmes disa shkrimeve ka treguar se lëvizja e Ervin Sa...
Kreu i Partisë Mundësia dhe deputeti Agron Shehaj tha sot ...
Ervin Salianji është kthyer në një Luli Basha 2 edhe pse k...
Ish-deputetja demokrate, Rudina Hajdari komentoi sot situa...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...