Revoltohet deputeti i 362 votave/ “Veliaj u betua në tarracën e bashkisë “
Deputeti i 362 votave, Petrit Vasili, është revoltuar për ...

Ish-kryeministri, Sali Berisha, e ka quajtur një ditë turpi 20 qershorin, ditën ku pati tensione në kampin e MEK dhe pati një viktimë, që sipas policisë së shtetit nuk është vrarë gjatë operacionit.
Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi policinë se ka ushtruar dhunë brutale mbi muxhahedinët të strehuar në kamp.
“20 qershori do të shënohet në historinë e Shqipërisë, Evropës dhe botës si një ditë turpi. Si një ditë në të cilën, narkoshteti shqiptar pikërisht zgjodhi ditën e refugjatëve, për një reprezalje, përmasat e së cilës, sipas medieve, janë krejt të tjera nga ato që thotë ministri Çuçi dhe zëdhënësi i tij, Rrumbullaku.
Mediat, përveç viktimës, informojnë për gjymtyrë të thyera, të cilat nuk mund të ndodhin kurrë me spraj, për koka të çara, për plagosje të rënda.
Pra, një brutalitet dhe një dhunë e egër, e dënueshme, e papranueshme.
Tani, për ju dhe për shqiptarët, dua të saktësoj disa momente.
Marrëveshja për sjelljen në Shqipëri të muxhahedinëve të popullit, ka nisur zbatimin e saj gjatë qeverisë së mëparshme.
Në atë kohë, muxhahedinët e popullit ndodheshin në një kamp në Irak dhe ishin objekt sulmesh, granatimesh të egra dhe të pamëshirshme nga qeveritarët irakianë.
Kërkesës së Departamentit të Shtetit, gjatë një vizite që unë bërë në Uashington, për të marrë dhe strehuar në Shqipëri muxhahedinët, unë i dhashë këtë përgjigje: së pari, po, do marrim një kontingjent pilot për të parë si po ecën sistemi dhe qëndrimi i tyre.
Së dyti, kërkesa e dytë për t’i marrë ishte që të hiqeshin nga lista e grupit terrorist, sepse ata ishin të listuar nga DASH si grup terrorist.
Kërkesa e tretë ishte që ata në Shqipëri do vinin nën ombrellën e OKB-së. Tani të ndalemi pak te kjo kërkesë, sepse ata duhet të gëzonin pavarësisht nga mikpritja shqiptare, të gjitha të drejtat e njerëzve refugjatë, të përcaktuara nga konventat ndërkombëtare dhe mbrojtjen e tyre. Autoritetet e SHBA-së i kanë pranuar këto kërkesa.
Tani, gjatë periudhës që negociuam dhe i sollëm, nuk parashikohej ngritje e një kampi. Alternativa jonë ishte marrja me qira e banesave në zona të ndryshme të Tiranës dhe natyrisht asistenca për jetën e tyre normale si mysafirë që do ishin. OKB-në nuk e thirrëm për të ndihmuar me ushqime, por për kuadrin e të drejtave të tyre.
Pa dyshim që kërkesë tjetër ishte që nga territori i Shqipërisë nuk mund të zhvillohej veprimtari në dëm të një shteti tjetër. Ata e kishin pasur këtë etiketën si grup terrorist dhe ne nuk mund të pranonim akte, veprime të armatosura, të nisura nga territori i Shqipërisë, të kryheshin nga grupi i muxhahedinëve të popullit.
Këto ishin kërkesat. Erdhi grupi i parë, nja 220 veta.
Më vonë, qeveria mori edhe 2700 të tjerë a 2800 të tjerë. Në mos gaboj, ata blenë tokën në Manëz, Edi Rama firmosi lejen e ndërtimeve dhe të kampit të tyre.
Kjo deri këtu”, tha Berisha./ CNA
Deputeti i 362 votave, Petrit Vasili, është revoltuar për ...
Lulzim Basha, i njohur për humbjet e tij të njëpasnjës...
Deputeti i Partisë Demokratike, Falmur Noka, ka debatuar a...
Ish-ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu i ftuar në një ...
Deputeti Saimir Korreshi ka folur për përplasjet në PD...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk i ës...
Prej disa muajsh CNA ka paralajmëruar rikthimin e Lulzim B...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur...
GJKKO rrëzoi sot kërkesën e Fredi Belerit, kryebashkiakut ...
Erion Veliaj u betua pak minuta më parë si kryebashkia...
Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaratë “bombë”, te...
Këshilli Bashkiak i Tiranës, i zgjedhur nga qytetarët në 1...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar n...
Deputeti i Lulzim Bashës, Kreshnik Çollaku, ka debatua...
Deputetja Flutura Açka në një deklaratë për mediat pas...
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje OKB-së dhe...
Partia Lëvizja e Re zhvilloi në datën 17 qershor, Kuvendin...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së së vulës, Gazment Bardh...
Studentët e UMT-së nuk e kanë mirëpritur nismën e qeverisë...
Analisti Neritan Sejamini diskutoi mbrëmjen e sotme me...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...