
Deputeti Bujar Leskaj ka reaguar pasi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi sot mbajtjen e një proteste kombëtare më 12 nëntor, kundër qeverisë së Edi Ramës.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Leskaj thotë se megjithëse me vonesë, më në fund PD caktoi datën e nisjeve të protestave.
Ai i cilëson protestat dhe mosbindjen civile si mjete demokratike për të refuzuar çdo formë të qeverisjes dhe vendimmarrjeve diktatoriale, si dhe tregues të shëndetit të shoqërisë.
Sipas tij, populli do të fitojë kundër një qeverie që të mohon, shan, fyen e injoron, kundër një sekti kriminal dhe një kryeministri arrogant e cinik.
Statusi i plotë i Bujar Leskajt:
12 nëntor, protestë kombëtare ndaj sektit Rama
Më në fund, megjithëse me vonesë, Partia Demokratike përcaktoi datën 12 Nëntor për fillimin e protestave, së bashku me Partinë e Lirisë dhe të gjitha forcat e tjera opozitare shqiptare.
Protesta, të cilat duhet dhe do të jenë të vazhdueshme deri në rrëzimin e këtij sekti arrogant!
Cilido demokrat, cilido shqiptar ka nga një arsye për të protestuar dhe të gjitha arsyet së bashku, përbëjnë etjen e një populli që nuk pajtohet me keqqeverisjen, mashtrimin, mungesën e transparencës dhe të llogaridhënies nga sekti Rama në pushtet.
Secili prej nesh do të protestojë kundër varfërisë së ulur këmbëkryq, rritjes galopante të çmimeve, arsimit të shkatërruar, shëndetësisë në gjendje mjerane; shpopullimit, largimeve masive të shqiptarëve, sidomos rinisë; do të protestojë kundër sektit, që në nëntë vjet largoi 27% të shqiptarëve dhe mburret për këtë; do të protestojë kundër korrupsionit në çdo qelizë të pushtetit, kundër krimit e drogës në apoteozë, kundër shpërdorimit e vjedhjes së pasurive publike...
Do të protestojmë kundër armiqve të votës së lirë, kundër plaçkitësve të paskrupullt përmes shtetit elektoral, patronazhistëve të kuq dhe bandave kriminale e parave të drogës.
Sepse protestat janë i vetmi mjet që të kujtohemi se jetojmë në demokraci, vetëm protestat na kanë ngelur për t'u përballur me këtë sekt armiqësor ndaj shqiptarëve, që keqqeveris, pa përgjegjshmëri, transparencë e llogaridhënie.
Mosbindja civile dhe protestat janë mjete demokratike për të refuzuar çdo formë të qeverisjes dhe vendimmarrjeve diktatoriale dhe tregues i shëndetit të shoqërisë dhe, si të tilla, një ndër gjërat më të mira që mund t'i ndodhin një shoqërie demokratike.
Shqiptarët nuk janë të varfër, janë të vjedhur dhe kanë një kryeministër harbut që ka mbi dy dekada në majë të pushtetit dhe intimidon shqiptarët.
Shqiptarët nuk janë pa dinjitet; do ta dëshmojnë me protestat, reagimin e tyre dhe përballjen finale me këtë regjim.
Shqiptarët janë të kthjellët, kanë guxim, mendim, energji; dinë të organizohen e të reagojnë.
Çfarë do t’i ngelet sektit armiqësor në qeveri përballë një reagimi të tillë qytetar?
Do të vazhdonte të ishte kaq arrogant, hajdut e armiqësor me popullin?
Jo!
Përballë reagimit masiv të shqiptarëve, sektit Rama do t’i ngeleshin veçse disfata, frika, zmbrapsja, arratisja.
Kundër një qeverie që të mohon, shan, fyen e injoron, duhet të protestosh!
Kundër një rrugaçi të veshur me pushtet që të vret, duhet të veprosh!
Kundër një qeverie që të mohon, shan, fyen e injoron, duhet të protestosh!
Kundër një sekti kriminal, duhet të luftosh!
Një kryeministër arrogant e cinik e rrëzon!
Sado i ashpër të jetë një regjim, populli reagon!
Sado arrogant të jetë një regjim, populli fiton!
Sado të kërcasë dhëmbët sekti Rama, populli e përmbys!
Demokratët dinë të fitojnë ndaj së keqes dhe nuk do ta lejojnë fyerjen, nëpërkëmbjen.
Arrogancës së regjimit antishqiptar i përgjigjemi me protesta demokratike!/ B.A. - CNA.al
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbulu...
Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vang...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmu...
Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe E...
Pas njoftimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Sal...
Enkelejd Alibeaj, kryetari në detyrë i grupit parlamen...
Edi Paloka i Partisë Demokratike dhe Gazment Bardhi i ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi d...
Avokati Spartak Ngjela ka parashikuar bashkimin e Part...
Avokati Spartak Ngjela ka folur ditën e sotme për ligj...
Koha e luftërave dhe e armiqve në PD vazhdon të jetë, të m...
Ilir Meta në nerva e sipër i është drejtuar kryeministrit ...
Ilir Meta është shfaqur në një konferencë për mediat, jash...
Një organizim i Partisë Demokratike dhe dalja me një strat...
Primaret që zhvillohen për herë të parë, pra votimi i gjit...
PD dhe PL, pas takimit të sotëm mes dy krerëve pritet të n...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zbardhur bised...
Zgjedhjet vendore 2023 kanë vënë në lëvizje opozitën. Kre...
Gazetari Telnis Skuqi synon drejtimin e Bashkisë së Gjirok...
Ilir Meta, kreu i PL-së, ka lënë kosat dhe sëpatat duke iu...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...