Në Shqipëri nuk je ai që je, por ai që deklarohesh!
Në Shqipëri nuk je ai që je, por ai që deklarohesh. Fenom...

Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publike, tema e vdekjes është në mendje të gjithkujt. Ai është dënimi i parë që merr njeriu sapo lind!
Ardhja dhe largimi nga kjo botë nuk janë në dorën e askujt. I moçmi uron "Inshallah me radhë", sikur të ekzistonte vërtet një rend që ruan drejtësinë e jetës. Por vdekja nuk njeh radhë. Një prind e sheh fëmijën të ikë, një i ri shuhet para një të moshuari, një i shëndetshëm para një të sëmuri. Dhe sërish, shumë sillen sikur koha është pronë private dhe e pafundme.
Seneka thoshte se nuk është se kemi pak kohë për të jetuar, por e shpërdorojmë shumë atë.
Në një kulturë të fiksuar pas grumbullimit të pasurisë, ai këmbëngul se koha, jo paratë apo reputacioni, është e vetmja pasuri vërtet e jona - dhe ajo që e shpërdorojmë më pa kujdes. Për të, ruajtja e kohës dhe "perdorimi" sa më racional dhe i efektshëm i saj, është forma më e lartë e mençurisë.
Vdekja, e beftë po e paralajmëruar, është kujtesa më e ashpër se askush nuk është i pavdekshëm.
Koha nuk është e pafund edhe pse jeta është vetëm një çast në hapësirë. Është një orë pa zile që na thërret, edhe kur bëjmë sikur nuk e dëgjojmë. Si i babëzituri, ashtu edhe i pangopuri, në fund të dy do të kenë nga dy metra dhé. Si ai që shkel të tjerët me këmbë, ashtu edhe ai që nuk ka shkelur as një mizë mbi tokë, në fund një vend prehje do të kenë.
Historia ulëret: askush nuk është i përjetshëm. Edhe perandoritë më të fuqishme janë shembur nga e njëjta forcë e padukshme imploduese: fundi i jetës.
Megjithatë, vdekja nuk është vetëm fund. Ajo është pasqyrë. Na detyron të shohim më kthjellët çfarë jemi dhe çfarë kemi bërë. Në praninë e saj, gjërat që na dukeshin të mëdha humbasin peshë.
Kur vjen fundi, mbeten pas punët e bëra dhe fjalët e thëna. Vetëm këto mbijetojnë, në një botë ku gjithçka tjetër është e përkohshme.
Por fakti që nuk kemi në dorë as ardhjen, as ikjen, nuk e bën jetën të zbrazët. Përkundrazi, na kujton se çdo çast ka vlerë.
Në një botë të shpërqendruar, vdekja na detyron të jemi më të pranishëm në çdo moment. Të shijojmë një kafe, një bisedë, apo qoftë dhe një perëndim dielli, sepse këto momente janë thelbi i jetës.
Kuptimi nuk është tek sa jetojmë, por tek çfarë mbetet pas. Paqa ka kuptim në mënyrën se si e jetojmë këtë jetë, jo në atë që presim pas saj.
Në Shqipëri nuk je ai që je, por ai që deklarohesh. Fenom...
Po ti pse flet, kur s’flasin ata që punojnë aty për të...
Në një kohë kur debati mbi rolin e pasurisë dhe përgjegjës...
Shqipëria po digjet Nga jugu në veri, flakët kanë përpirë...
Shqipëria po përballet me flakët. Zjarret kanë pushtua...
Njeriu është e vetmja krijesë që di të ndezë zjarre, kjo a...
Më kujtohet kur jetoja për rreth 20 vite në Greqi, sa herë d...
230 punonjës të Focus Media Group në pronësi të Irfan Hyse...
Sot policia dhe institucionet kanë ndërhyrë për lirimin e ...
Policia fik sinjalin e "News24"! Në vend të lajmeve, ekra...
Të dashur miq! Dua të ndaj me ju një përvojë timen, të cilë...
Përfaqësia e Bashkimit Europian në Tiranë (lexo nëpunësit ...
Nuk ka nevojë për shumë fantazi që të përfytyrosh një qyte...
Në shtatorin e vitit 2024, Kryeministri i Shqipërisë Edi R...
Pyetje trilona dollarë: “A ndodhemi në prag të Luftës së T...
Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, është prej m...
Kur thirrjet për "vdekje për shqiptarët" dhe "dhoma gazi”"...
Operatorët turistikë të ulin çmimet! Qeveria të prodhojë p...
(me rastin e 82 vjetorit) Marrëveshja e Mukjes është një ...
Personalisht jam pro bashkëpunimit të forcave politike...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...