Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Në shtatorin e vitit 2024, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama prezantoi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara idenë e krijimit të një entiteti të veçantë për komunitetin bektashi, një organizëm autonom që do të ruante trashëgiminë shpirtërore të këtij besimi.
Por edhe pse u reklamua si e tillë, kjo ide shkaktoi reagime të menjëhershme dhe të forta brenda Shqipërisë dhe në rajon. Sigurisht, reagimi nuk buronte nga kundërshtimi ndaj vetë Bektashizmit, por ndaj formatimit të tij si një “entitet autonom” që mund të hapte rrugë për privilegje shtetërore apo veçime të panevojshme.
Komuniteti bektashi, si pjesë e pandarë e familjes së madhe islame shqiptare, nuk ka kërkuar kurrë ndarje. Pjesëtarët e tij kanë falur Bajramet me vëllezërit e tyre sunitë, kanë festuar me të krishterët, kanë qenë pjesë e pandashme e harmonisë shqiptare. Dhe e kanë bërë këtë pa flamur, pa ndasi, por vetëm me besim dhe përulësi.
Shqetësimi kryesor është se një proces i tillë, i ndërmarrë pa konsultim të gjerë dhe të thellë me komunitetet fetare shqiptare dhe rajonale, mund të sjellë tensione të panevojshme dhe pasoja afatgjata. Islami tradicional shqiptar, me rrënjë në mendimin e dijetarëve si Hafiz Ibrahim Dalliu, Hafiz Sabri Koçi, por edhe në urtësinë mistike të Baba Reshat Bardhit, deri edhe tek kreu aktual Baba Edmond Brahimaj, ka qenë gjithmonë një burim paqeje dhe jo ndarjeje.
Reagimet rajonale kundër kësaj nisme ishin të menjëhershme. Komunitetet myslimane në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Sanxhak dhe Bosnje Hercegovinë shprehën shqetësim të thellë, duke theksuar se ky projekt rrezikon të përçajë më shumë se sa të bashkojë.
Në Turqi, Federata Alevito-Bektashiane, e cila përfaqëson mbi 10 milion besimtarë, u shpreh prerazi: “Bektashizmi nuk mund të shndërrohet kurrsesi në një shtet!”. Ata theksuan se kjo filozofi nuk njeh kufij, dhe nuk duhet as të përdoret për ndarje politike, e as të instrumentalizohet për interesa gjeopolitike.
Madje edhe në Trakinë Perëndimore të Greqisë, ku pak kohë më parë u njoh komuniteti alevito-bektashi si entitet më vete, pati zëra që e kundërshtuan hapur idenë e “shtetit bektashi”, duke e cilësuar si një devijim nga fryma universale sufiste. Këto qëndrime, pasqyrojnë një ndjeshmëri të madhe në rajon për rolin e fesë në jetën publike dhe për rrezikun e politizimit të saj.
Një sondazh i BIRN, agjencisë prestigjioze të gazetarëve investigativë të Ballkanit, vetëm disa javë pas deklaratës së zotit Rama, tregoi se mbi 89 për qind e të anketuarve ishin kundër idesë se një “Shteti Bektashi” në Shqipëri. Madje kundër propozimit, ishin edhe 71 për qind e vetë bektashinjve që morën pjesë në anketë.
Pjesa më e madhe e të anketuarve e cilësonte propozimin si joserioz, dhe shprehën shqetësimin se ai cënon ekuilibrat fetarë në vend dhe minon harmoninë, me të cilën vetë kryeministri u krenua përpara vendeve anëtare në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Kjo ide tejet të diskutueshme ka pasur jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. Disa e kanë përkrahur dhe nxitur atë, ndërsa të tjera e kanë kritikuar. Kështu gazeta gjerman “Der Standard”, do të cilësonte një precedent të rrezikshëm krijimin e një mini-shteti fetar në zemër të Ballkanit, që cënon parimin e ndarjes së shtetit nga feja, por edhe bart rreziqe të tjera, sidomos keqpërdorimin nga aktorë të huaj për të nxitur konflikte në rajon, brenda apo midis shteteve.
Urdhri Botëror Bektashi është një tarikat i Islamit, që e vendosi qendrën e vet në Shqipëri në vitet midis dy Luftërave Botërore. Ndër shqiptarë, ata kanë pasur gjithmonë një prani të rëndësishme, duke u konsideruar si feja e katërt për nga madhësia dhe një pjesë e rëndësishme e proceseve shtetformuese dhe të Rilindjes Kombëtare.
Pra nuk ka pasur asnjëherë diskriminim. Përkundrazi janë njohur dhe promovuar vlerat kulturore e humane të këtij komuniteti. Ndaj ide të tilla, dukshëm diferencuese në raport me komunitetet e tjera, duke nisur nga ai mysliman që është më i madhi në vend, nuk mund të shihen as me dashamirësi dhe as me indiferencë.
Shteti shqiptar i ka ende shumë borxhe komuniteteve fetare - morale, institucionale dhe financiare - dhe ndërsa duhet të bëjë maksimumin për të riparuar pasojat e goditjes që u përjetua gjatë diktaturës, s’mund të bëhet përcjellës e aq më keq akoma promotor i nismave të tilla përçarëse.
Shqipëria ka qenë dhe është një model i bashkëjetesës fetare, jo sepse dikush e ka detyruar, por sepse shqiptarët e kanë jetuar besimin me përulësi dhe respekt për njëri-tjetrin. Paqja fetare nuk është rezultat i ndonjë marrëveshjeje politike, por një amanet i ndërtuar ndër dekada, përmes bashkëpunimit ndërmjet klerikëve dhe shoqërisë.
Dhe kjo bashkëjetesë nuk ka nevojë për eksperimente apo modele të importuara. Bektashizmi nuk ka nevojë për emblema shtetërore. Flamuri i tij është shpirtëror, njerëzor dhe i rrënjosur thellë në historinë dhe ndërgjegjen tonë kolektive.
Ndaj modestisht, unë bëj thirrje por edhe lutem që të mos e tjetërsojmë këtë pasuri të madhe që na kanë lënë trashëgim të parët brez pas brezi. Le të mos e vendosim fenë në qendër të ndasive apo garave ideologjike.
Në një kohë kur Lindja e Mesme po shkrumbohet nga përplasjet sektare dhe rajoni i Ballkanit mbetet i ndjeshëm ndaj çdo lloj devijance fetare, Shqipëria nuk duhet të hapë kurrsesi plagë të reja. E imja është një thirrje për përulësi, dialog dhe për ruajtjen e besëlidhjes fetare që na ka mbajtur të bashkuar në kohët më të vështira.
Siç thoshte edhe i Dërguari i Zotit: “O Zot, a e përcolla? O Zot, dëshmo”.
Pyetje trilona dollarë: “A ndodhemi në prag të Luftës së T...
Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, është prej m...
Kur thirrjet për "vdekje për shqiptarët" dhe "dhoma gazi”"...
Operatorët turistikë të ulin çmimet! Qeveria të prodhojë p...
(me rastin e 82 vjetorit) Marrëveshja e Mukjes është një ...
Personalisht jam pro bashkëpunimit të forcave politike...
Në një vend ku realiteti shpesh refuzohet si pasqyrë dhe p...
Muaji korrik është muaj i bekuar për ne shqiptarët, pasi k...
Reformat nuk presin dot kënaqësinë e parazitëve. Prokuror...
Propagandistët më të shpifur të një pushteti janë ata që p...
Në romanin "Pallati i ëndrrave" të Ismail Kadaresë, nj...
Në mes të vapës kur halli i të gjithëve është mungesa e or...
Një polic godet me shpullë një kamarier 18-vjeçar. Fadroma...
Plutarku rrëfen në “Jetët paralele” se Cezari vendosi ...
Situata në Theth është një shembull tipik i zhvillimit të ...
“Po qe se kanibalët do të përdornin pirunj, a do të mund...
Ky shkrim i Erion Veliajt për gazetën "Tema" dhe Mero Baze...
Dje, Bashkimi Europian vendosi përfshirjen e Ukrainës dhe ...
Një nga shprehjet më të njohura të Sun Tzu në “Arti i luft...
Lufta në Kosovë kishte përfunduar, duhet të ketë qenë pran...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...