"News24" s’është prona e Irfanit, por e shqiptarëve
Po ti pse flet, kur s’flasin ata që punojnë aty për të...

Në Shqipëri nuk je ai që je, por ai që deklarohesh.
Fenomen shqiptar, por jo vetëm.
Realiteti nuk ka peshë; fjala e thënë me zë të lartë në një ekran televizioni është e vërteta absolute. Nuk është e rëndësishme çfarë bën, por çfarë thua se ke bërë. Nuk ka vlerë kush je, por çfarë pretendon të jesh e çfarë u thua të tjerëve që je.
Do të jesh VIP, deklarohu VIP!
Do të jesh poet, deklarohu poet!
Do të jesh këngëtare? Deklarohu! Dhe menjëherë je këngëtare si ato modelet televizive, që “nga zëri janë alamet trupi!”
Do të jesh patriot? Deklarohu dhe automatikisht fiton një aureolë kombëtare edhe pse gjithë jetën ke jetuar duke u ushqyer nga paratë e korrupsionit.
Do të jesh politikan? Deklarohu dhe je i tillë! Edhe kafexhiu i lagjes që dëgjon llogje e thashetheme politike në tavolina ka mendim për politikën dhe i duket vetja politikan, madje do edhe të kandidojë për deputet.
Deklaro se je “i ndershëm” dhe menjëherë je i ndershëm dhe bëhesh shembull nëpër studio televizive, edhe pse ndershmërinë e ke po aq sa një xhepist, që përbetohet se nuk ka prekur kurrë xhepin e tjetrit.
Politikanët tanë janë mjeshtrit e këtij sporti kombëtar: deklarojnë transparencë, ndërkohë që pas kuintave i shkelin syrin njëri- tjetrit dhe firmosin marrëveshje, që nuk i sheh as dielli i gushtit.
Dhe “etërit tanë të kombit” çdo të hënë deklarohen si shpëtimtarë të kombit, të martën bëhen luftëtarë të korrupsionit, të mërkurën opozitarë të vetvetes dhe të enjten shpallen të pafajshëm për gjithçka. Në fundjavë, e gjithë kjo paketë shitet si “sakrificë për popullin”. Dhe populli, si gjithmonë, e dëgjon dhe, shpesh edhe e beson.
Do të jesh revolucionar? Deklarohu! Çdo tre muaj shpall një revolucion të ri. Sot me “popullin e revoltuar”, nesër marrëveshje me pushtetin, pasnesër sërish në “luftëtar i së vërtetës”! Por nuk ka problem: çdo herë deklaro që je në anën e drejtë të historisë. Dhe kur e deklaron me bindje, kush guxon ta kundërshtojë?
Në Shqipëri nuk je ai që je. Je ai që shpallesh me zë të lartë, ai që shkruan në biografinë e vet, ai që e poston në rrjete sociale. Mjafton të nxjerrësh një makinë luksoze me qira, të bësh dy foto me filtra në restorante apo ndonjë skaf dhe papritur shndërrohesh në biznesmen të suksesshëm.
Në një vend normal, një njeri vlerësohet për rezultatet e tij; tek ne për deklaratat. Në një demokraci normale, llogari jepet me vepra; në Shqipëri, llogaria shlyhet me deklarata të forta, të përsëritura disa herë derisa të bëhen “të vërteta”!
Prandaj nuk është çudi që jetojmë në një realitet të rremë, ku njerëzit fshihen pas fjalëve si pas maskave të karnavaleve.
Dhe kështu, Shqipëria e deklaratave vazhdon: vendi i gënjeshtrave ku suksesin e mat CV-ja e e gënjeshtërt, jo ajo që të njeh bota.
Vendi ku morali shpallet triumfalisht, por shkelet sapo ulet sipari.
Vendi ku, për fat të keq, nuk jemi ata që jemi, por ata që deklarohemi.
Po ti pse flet, kur s’flasin ata që punojnë aty për të...
Në një kohë kur debati mbi rolin e pasurisë dhe përgjegjës...
Shqipëria po digjet Nga jugu në veri, flakët kanë përpirë...
Shqipëria po përballet me flakët. Zjarret kanë pushtua...
Njeriu është e vetmja krijesë që di të ndezë zjarre, kjo a...
Më kujtohet kur jetoja për rreth 20 vite në Greqi, sa herë d...
230 punonjës të Focus Media Group në pronësi të Irfan Hyse...
Sot policia dhe institucionet kanë ndërhyrë për lirimin e ...
Policia fik sinjalin e "News24"! Në vend të lajmeve, ekra...
Të dashur miq! Dua të ndaj me ju një përvojë timen, të cilë...
Përfaqësia e Bashkimit Europian në Tiranë (lexo nëpunësit ...
Nuk ka nevojë për shumë fantazi që të përfytyrosh një qyte...
Në shtatorin e vitit 2024, Kryeministri i Shqipërisë Edi R...
Pyetje trilona dollarë: “A ndodhemi në prag të Luftës së T...
Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, është prej m...
Kur thirrjet për "vdekje për shqiptarët" dhe "dhoma gazi”"...
Operatorët turistikë të ulin çmimet! Qeveria të prodhojë p...
(me rastin e 82 vjetorit) Marrëveshja e Mukjes është një ...
Personalisht jam pro bashkëpunimit të forcave politike...
Në një vend ku realiteti shpesh refuzohet si pasqyrë dhe p...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...