Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Më kujtohet kur jetoja për rreth 20 vite në Greqi, sa herë donin të shmangnin diçka politikanët dhe media përdornin një shprehje metaforike, por edhe në kuptim të drejtpërdrejtë: “Plazhi i popullit” (“Τα μπ?νια του λαο?”).
E përdori për herë të parë Andreas Papandreu kur vendosi të mos mbante zgjedhje të parakohshme në verën e vitit 1987, me justifikimin se “nuk do t’ua prishim plazhin popullit”, ai e kishte seriozisht.
Në fund të fundit, larja në det dhe shkuarja në plazh në Greqi konceptohej si një fitore e popullit në vitet 1950, i cili largohej nga përditshmëria, ulte qepenat, zbrazte mendjen dhe shlodhej.
Me çantat në krahë dhe autobusët plot, familjet greke të Greqisë së pasluftës derdheshin në plazhe për t’u shlodhur. Një peshqir në rërë dhe një shalqi në dorë, ky ishte stili i jetës së kohës.
Ndërkohë që populli shlodhej, politika, në dukje shkonte me pushime; realisht punonte, punonte, punonte që kur plazhistët të ktheheshin në vjeshtë të gjendeshin përpara fakteve të kryera dhe të nisnin stresin politik, social e ekonomik nga e para.
E njëjta gjë edhe në Shqipëri. Plazh, plazh, plazh... Topa llastiku bukë me shalqi dhe djathë të bardhë, lojëra me letra dhe zhytje në det. Gjatë dekadave, u qartësuan dallimet sociale dhe pushimet verore jo vetëm kërkonin një buxhet të madh, por duket edhe shpeshherë të paarritshëm. Shtresa e mesme ishte aty ku ishte: diku në mes, midis pushimeve ideale dhe larjes së sigurt.
Rutinë...
Dhe pastaj, kohët ndryshuan, u bënë luks, por një luks që i vinte për shtat “etërve të kombit”!
Në Shqipëri në korrik e gusht me pretekstin e pushimeve verore gjithçka paralizohet, një fazë e gjatë qetësie ku jeta publike ngadalësohet deri në paralizë. Politikës i mbyllet zëri, institucionet zhduken nga vëmendja publike, mediat ndjekin VIP-at në bregdet, shoqëria civile duket se futet në një letargji sezonale.
Por a ka Shqipëria luksin të përballojë dy muaj vakuum të institucionalizuar, pa zhvillime të rëndësishme politike dhe sociale? A është kjo qetësi verore një nevojë për reflektim e pushim, apo një simptomë e një shteti që nuk funksionon në mënyrë të qëndrueshme?
Në një vend si Shqipëria, ku sfidat ekonomike, institucionale dhe sociale janë të përditshme dhe të shumta, ideja që dinamika politike dhe shoqërore mund të ndalet për dy muaj është e rrezikshme. Jo vetëm që krijon vakum në jetën publike, por edhe i jep hapësirë stanjacionit, harresës dhe shpërfilljes ndaj çështjeve që kërkojnë vëmendje të menjëhershme.
Në vendet me institucione të konsoliduara, kalendari politik mund të jetë më i qetë gjatë verës, por puna nuk ndalet. Komisionet parlamentare vijojnë, krizat menaxhohen, kontrollet mbeten aktive dhe shoqëria civile nuk fle.
Në Shqipëri, çdo debat, nismë apo hetim “shtyhet për pas gushtit”, çdo reformë, çdo nismë, çdo lëvizje.
Edhe media, që duhet të ruajë rolin e saj kritik dhe mbikëqyrës, shpesh zhvendoset nga kronika e analizës politike tek titujt e lehtë, duke përqafuar sensacionalizmin e verës: plazhe, temperatura, aksidente dhe festat e VIP-ave apo të lajthiturit që shëtisin si kllounë me flamuj e roje dhe paralajmërojnë zhvillime tronditëse... Ndërkohë, shëndetësia, drejtësia, korrupsioni, reforma zgjedhore, transparenca e llogaridhënia zhduken nga radari publik.
Dhe po i rikthehem shembullit që solla më parë me ish- kryeministrin grek Andreas Papandreu. Metaforikisht dhe realisht “plazhi i popullit” i lançuar nga A. Papandreu nuk është tjetër veçse një metaforë e jashtëzakonshme politike, e cila, e ndërtuar dhe duke shfrytëzuar psikologjinë e popullit ruan status quo- në e pushtetit mbi popullin.
Fatkeqësisht ky realitet nuk është luks. Është tregues i një sistemi që ende nuk ka ndërtuar një kulturë funksionimi të vazhdueshëm, të pavarur nga individët dhe sezoni. Një vend që ndalet, sepse "nuk është koha për t'u marrë me këto punë", është një vend që s'e ka ende luksin të pushojë.
Për të ndryshuar këtë dinamikë, kërkohet më shumë se sa retorikë politike. Kërkohet një përkushtim i vazhdueshëm institucional, një media që nuk e ul vigjilencën, dhe një shoqëri civile që e kupton se sfidat nuk njohin pushime.
Sepse Shqipëria ka nevojë për ritëm, për përgjegjshmëri dhe për vazhdimësi. Dhe mbi të gjitha, ka nevojë për institucione që nuk nxehen nga koka e ftohen nga deti.
230 punonjës të Focus Media Group në pronësi të Irfan Hyse...
Sot policia dhe institucionet kanë ndërhyrë për lirimin e ...
Policia fik sinjalin e "News24"! Në vend të lajmeve, ekra...
Të dashur miq! Dua të ndaj me ju një përvojë timen, të cilë...
Përfaqësia e Bashkimit Europian në Tiranë (lexo nëpunësit ...
Nuk ka nevojë për shumë fantazi që të përfytyrosh një qyte...
Në shtatorin e vitit 2024, Kryeministri i Shqipërisë Edi R...
Pyetje trilona dollarë: “A ndodhemi në prag të Luftës së T...
Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, është prej m...
Kur thirrjet për "vdekje për shqiptarët" dhe "dhoma gazi”"...
Operatorët turistikë të ulin çmimet! Qeveria të prodhojë p...
(me rastin e 82 vjetorit) Marrëveshja e Mukjes është një ...
Personalisht jam pro bashkëpunimit të forcave politike...
Në një vend ku realiteti shpesh refuzohet si pasqyrë dhe p...
Muaji korrik është muaj i bekuar për ne shqiptarët, pasi k...
Reformat nuk presin dot kënaqësinë e parazitëve. Prokuror...
Propagandistët më të shpifur të një pushteti janë ata që p...
Në romanin "Pallati i ëndrrave" të Ismail Kadaresë, nj...
Në mes të vapës kur halli i të gjithëve është mungesa e or...
Një polic godet me shpullë një kamarier 18-vjeçar. Fadroma...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...