Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria po përballet me flakët. Zjarret kanë pushtuar shumë qytete. Delvina Gramshi, fshatra, shtëpi të djegura, bagëti, dëme të mëdha dhe një situatë që nuk e shohim vetëm në vendin tonë, por në të gjithë rajonin. Shikojmë Greqinë në flakë, Maqedoninë, Malin e Zi, etj.
E gjithë Europa ka pasur temperatura ekstreme dhe zjarre. Beteja me flakët nuk është vetëm në 28 mijë kilometrat e Shqipërisë, por në të gjithë Europën.
Ajo që bie në sy është reagimi i disa analistëve apo njerëzve që japin mend për gjithçka me idenë që Shqipëria ka bërë një krim të madh që nuk ka blerë dy avionë “Canadair”.
A thua se po të kishim dy avionë “Canadair” zjarret do të ishin fikur të gjitha, nuk do të kishim probleme nga jugu në veri. Këta avionë do të kishin zgjidhur gjithçka.
Në fakt, janë katër helikopterë, avionë që vijnë nga mbështetja e Emergjencës Civile dhe BE-së, ndihmë nga Greqia apo nga vendet e tjera aleate dhe sërish situata vazhdon të jetë problematike.
Edhe Greqia dhe Mali i Zi që kanë atë avion dhe shumë vende europiane edhe më të mëdha se Shqipëria, me kapacitete financiare dhe investime për Emergjencat Civile ndoshta sa buxheti ynë i shtetit në vit, kanë flakë.
Janë 46 persona, të paktën sipas shifrave të dhëna nga Policia deri tani, që janë arrestuar për çështjen e flakëve.
Para se të qajmë se nuk kemi dy “Canadair”, duhet të qajmë sa popull injorant, çfarë kriminelësh, çfarë piromanësh, çfarë qelbësirash ka rritur kjo tokë, sa të paedukuar, sa të papërgjegjshëm janë këta njerëz të cilët ndezin zjarret.
Është një tjetër gjë fikja e tyre, na duhen apo jo dy avionë “Canadair” dhe tjetër gjë zjarrvënia.
Për inat të komshiut djeg tërë fshatin, se do të ushqejë tri dele djeg gjithë malin.
Këta jemi ne. Zjarret i kanë vënë shqiptarët. Dhe që të na fikin mendjelinjtë e tjerë na thonë se problemi janë mungesa e dy avionëve “Canadair”.
Ja ku i ka Greqia “Canadair”, sa është potenciali i saj ekonomik dhe financiar, si e ka mbështetjen e Emergjencat Civile, sërish në flakë ndodhet.
Ja ku është Spanja, ja ku është Italia, disa nga vendet me eksperiencën më të madhe në lidhje me Emergjencat Civile, me zjarret, për shkak edhe të vetë natyrës që përfshin që nga mbrojtja civile në alpe përfundon në brigjet e detit, lumenj, etj. Departamento di Protezione Civile në Itali është një nga më të fuqishmit në botë dhe sërish Italia është në flakë.
Dhe nuk ka një, por me dhjetëra avionë “Canadair”, sërish është në flakë.
Po zjarret aty në shumicën e rasteve nga verifikimet ndodhin për shkak të temperaturave të larta, zonave të braktisura etj., kurse në Shqipëri shumica e flakëve vendosen për të liruar kullotën, ndizen nga inati.
Edukimi dhe kultura, më pas të qajmë për dy “Canadair”, të cilët edhe po t’i kishim nuk është se do të kishin zgjidhur ndonjë problem më shumë.
Me të paktën këta 46 persona të arrestuar për 140 vatra zjarri, le të tjerëve apo atyre mendjeve të sëmura që shikojnë në det, në plazhe, njerëzit me pushime, dhe nga inati shkojnë e i vënë flakën një mali aty pranë.
Më shumë sesa te dy avionët “Canadair” fatkeqësisht problemin e kemi të mendtë e kokës./ CNA
Njeriu është e vetmja krijesë që di të ndezë zjarre, kjo a...
Më kujtohet kur jetoja për rreth 20 vite në Greqi, sa herë d...
230 punonjës të Focus Media Group në pronësi të Irfan Hyse...
Sot policia dhe institucionet kanë ndërhyrë për lirimin e ...
Policia fik sinjalin e "News24"! Në vend të lajmeve, ekra...
Të dashur miq! Dua të ndaj me ju një përvojë timen, të cilë...
Përfaqësia e Bashkimit Europian në Tiranë (lexo nëpunësit ...
Nuk ka nevojë për shumë fantazi që të përfytyrosh një qyte...
Në shtatorin e vitit 2024, Kryeministri i Shqipërisë Edi R...
Pyetje trilona dollarë: “A ndodhemi në prag të Luftës së T...
Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, është prej m...
Kur thirrjet për "vdekje për shqiptarët" dhe "dhoma gazi”"...
Operatorët turistikë të ulin çmimet! Qeveria të prodhojë p...
(me rastin e 82 vjetorit) Marrëveshja e Mukjes është një ...
Personalisht jam pro bashkëpunimit të forcave politike...
Në një vend ku realiteti shpesh refuzohet si pasqyrë dhe p...
Muaji korrik është muaj i bekuar për ne shqiptarët, pasi k...
Reformat nuk presin dot kënaqësinë e parazitëve. Prokuror...
Propagandistët më të shpifur të një pushteti janë ata që p...
Në romanin "Pallati i ëndrrave" të Ismail Kadaresë, nj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...