Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...

Fatkeqësisht si shumë herë të tjera në këtë vend të dashur por të çuditshëm fitoi imoraliteti i politikës , fitoi padrejtësia , fitoi pazari biznes - politike , fitoi pabesia e komunistave të kthyer në antikomunista. Kurrë më shumë se kurrë këto ditë të zgjedhjes së Avokatit të Popullit, nuk më është kujtuar vepra e shkrimtarit të madh Ismail Kadaresë “Ra ky mort e u pamë!”
Në vitin 1994 entuziasmi i antikomunistave shqiptar që kishin kaluar kalvarin dhe qëndresën ndaj partisë staliniste të Enver Hoxhës më shumë se çdo populli i Europës, me një bilanc tragjik humbjesh njerzore, me mijëra familjarësh të humbur, me qindra vuatje kampesh çfarosëse, me të zhdukurish fëmijë, që nga kampi i tmerrshëm i Tepelenës, e deri në Këlmendin Preng Calit!
Në mes të këtij entusjazmi politik shoqëror antikomunistët ju drejtuam udhëheqjes së PD duke i dokumentuar krimin komunistë se të burgosurit politikë ishin trajtuar në kampin famëkeq të Spaçit, si skllevërit e mesjetës duke nxjerr tonelata miljona bakër e pirit nën kamxhikun e xhelatëve terroristë të Enver Hoxhës, dhe nuk ishin paguar nga ana financiare. Bazuar në konventat ndërkombëtare të drejtave dhe lirive të njeriut, kërkonim një ligj që njihej puna e papaguar!
Por udhëheqja e PD jo që nuk e prit mire kërkesën tonë, por me mentalitet komunistë, përdori dhunë ndaj grevës së urisë të këtyre shqiponjave të lirisë! Një sinjal që kjo forcë politike s’kishte prirje antikomuniste dhe aspak konservatore. Ikona e antikomunizmit,Prof. Sami Repishti do ta dënonte këtë veprim brutal të Partisë Demokratike që e kishin mbështetur antikomunistët, dhe e kishin sjell në pushtet si dallëndyshen e parë të lirisë.
PD ishte e kënaqur që partia diktatoriale e Enver Hoxhës ndërroi emrin dhe nga Partia e Punës së Shqipërisë në Parti Socialiste, ku loja luhej në pallatin e Kongresit, me një dekor artistësh që bënin lojën kungulleshash , Dritëro Agolli bënte thirrje të ndrohemi në socialista dhe të shkëputemi nga enverizmi, në podjumin tjetër Kadri Roshi i kthente prapanicën Dritëroit, për këtë kërkesë dhe në llozhë diktatori Ramiz Alia duartrokiste këtë teatër kukllash.
Nga arkivat e Unionit bashkëpuntorët e mi, më sollën në zyrë dokumentet pamjet e dhunës që ushtroi qeveria e asaj kohe ndaj grevës së urisë të burgosurve politikë dhe dorëheqjen time si Shef Kabineti i Komitetit Kombëtar në mbrotje të grevës së urisë të viti 1994, se si ushtria me tanke shtypte grevën e të burgosurve politikë qeveria e partisë e demokratike , partia e parë opozitare. Ishte një turp, dhe një papërgjeshmëri e një force politike që e kishte shpallur vehten antikomuniste! Kjo ishte çarja e parë e PD me antikomunistat shqiptarë.
A pati pasoja kjo ngjarje? Aq shumë sa u prishën ekuilibrat e shoqërisë dhe e çoi PD drejt humbjes pushtetit, sa solli vitin e zi 1997 kur bandat enveriste kapen armët kundra demokracisë me sebetin e firmave piramidale, dhe u kriju një urretje ndaj veriut sa çdo natë Enverisat ne Vlorë brohorisnin me vargjet e Dritëro Agollit që ja kishte kushtuar Xan Caushit një rebeli vrasës “ Robin Huti i Labërisë do të zhduki malokun e malsisë” dhe u zhvillua lufta e dytë civile e shekullit njëzet me objektiv të qarqeve antishqiptare të armiqësonin shqiptarët e jugut kundra veriut!
Udheheqësit e lartë të PS e kthyen Vlorën në një qendër kryengritje kundra Partisë Demokratike vetëm se ajo drejtohej nga një verior. U gabuan qarqet antishqiptare që vepronin dhe drejtonin PS këtë parti enveriste që ishte e gatshme të digjte Shqipërinë vetëm të merte pushtet. Po verioret dhe pse panë skena makabre në Vlorë duke thithur gjakun e punonjësve të shtetit,vetëm pse ishte verior, nuk pranuan të vazhdonin luftën dhe urrejtjen ndaj vëllezërve të jugut!
Dhe në mes të plumbave PS erdhi në pushtet, me mbrojte ideologjinë enveriste dhe shkatërroi sistem demokratik duke u votuar në mes plumbave! Shteti ra, për pushtet të enveristave, dhe europa tallej me politikanët shqiptar që kërkuan mbrotje nga Europa që të vinin në pushte enveristat!
Antikomunistat shqiptarë me gjithë sjelljen e PD ndaj të drejtave dhe lirive të përndjekurve politikë, ata e mbrojtën këtë forcë politike nga asimilimi dhanë dëshmorët e demokracisë në mbrotje të shtetit shqiptar dhe të pushtetit demokratik të drejtuar nga Dr. Berisha, Besnik Hidri, dhe Lek Çoku u vranë në Vlorë në mbrotje të shtetit shqiptar, Kujtim Frangu u vra në Lis të Matit në mbrotje të votave të PD nga xhelatët e PS, Ali Uka dhe Astrit Kalenja, u vranë në protestat e PD në mbrotje të lirisë në Tiranë.
Sot kjo parti as nuk jua përmend emrin, as parardhsëve të tyre që janë mbi 6000 të zhdukur! PS në çdo dalje televizive përmend 4 të vrarët e 21 janarit, duke akuzuar PD! Po PD pse hesht per deshmoret e saj që i vrau PS, 1997-1998!
PD i ka harruar dëshmorët antikomunistë që dhanë jetën për të mbrojte këtë forcë politike, i ka harruar krimet e komunizmit, që përballuan këta shqiptarë që përfaqësojnë 40% të popullit shqiptar, ajo kujton se ka krijuar një elektorat prej pushtetit që ka pasur, dhe i bashkohet heshtjes së komunistave të rilindjes që duan të fshijnë të kaluarën diktatoriale që kaluan të përndjekurit politikë dhe pronarët shqiptarë. Ku vete kjo parti që ka 35 vite që spërcakton itenditetitn e sajë politikë ideologjike!
Viti 2025 Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhanë sinjale të forta në dënimin e krimeve të komunizmit, Kongresi Amerikan futi me ligj në kurikulumet shkollore krimet e komunizmit. Me gjithë kërkesën tonë drejtuar paralamentit PD përfaqësuesja jonë ju bashku heshtjes së rilindjes komuniste. Me dt.2 nëndor 2025 doli Proklomata e Presidentit Donald Tramp që shpalli “Javën antikomuniste” PD heshti dhe nuk e përshëndeti këtë proklomatë botërore për dënimin e krimeve të komunizmit!
Dhe në fund me 11 dhjetor 2025, PD ishte në provë që të merte për të përndjekurit politikë një institucjon kushtetues “Avokati i Popullit” dhe këtu bëri marrveshjen e fshehtë me PS dhe në atë institucjon dërgoi një soriste që drejtonte një forcë politike Marksiste-Leniniste, dhe e kaloi në heshtje kanditaturën përfaqësues i të përndjekurve politikë që kishte gjithë vitin që Dr. Berisha e paraqiste si kanditaturë të opozitës!
35 deputet të opozitës u diskridetuan para shqiptarve, ku në mes tyre ishin dhe deputet që vinin nga shtresa e të përndjekurve politikë, dhe këta deputet as nuk u skuqen as nuk u zverdhën por zgjodhën turpin para kombit si tradhëtar të kauzës së familjeve të tyre, thjesht për një rrogë të majme. PD ka 35 vite që nuk flet për krimet e komunizmit, që nuk thotë jam antikomuniste, por vazhdon populizmin e 90 një rrymë ideologjike e dështuar totalishtë, dhe në kundërshtim me politikën e SH.B.A. për luftë ndaj të së majtës ekstreme!
Jam i ndërgjegjshëm se mazhoranca që më vrau e burgosi për 50 vite do ishte e detyruar të votonte po të bllokonte PD parlamentin e të deklaronte botërisht se vetëm antikomunistat do ta drejtojnë “Avokatin e Popullit”, fatkeqësisht këtë nuk mund ta bënte PD se e kishte hëngër çorbën e marrëveshjes. Harroj e shkreta forcë politike që ne votojme nga 35 vite. Turp për këtë forcë politike që gjunjëzohet përballë partisë kriminale që ka zhduk 6000 shqiptare pa varre, që burgosi dhe shuajti 38.000 të burgosur politikë.
E pa imagjinueshme.
Liria që flasim çdo dite u cenua , demokracia u venit , të persekutuarit u ridenuan, njeriu i ndershem nuk doli mbi uje në këtë kenete të ndotur të politikës komuniste përfaqësuar nga dy parti që skan demokraci por kan një vizion Shqipëria të drejtohet nga xhelatët e komunizmit.
Por për misionin tim jam krenar që humba besimin e atyre që shiten e blihen që bëjne pazare që nuk respektojne votuesit e tyre , të atyre që përkrahësit tyre i quajne armiq dhe si të tille nuk duhet të jenë në istituticionet e larta shtetërore.
Por kam fituar respektin e mijra njerzve duke punuar për ta , i kam ndihmuar sa kam patur mundesi kam luftuar për të drejtat e lirite e tyre .
Kam fituar të drejten morale për me qëndru i forte , i vetdijshem për misionin por edhe i ndërgjegjshëm se lufta për të drejtat e njeriut është e gjate me pengesa por është mision që nuk ka fund.
Pushkatimi politik që mu bë me 11 dhjetor, 2025 me motivon të mos tërhiqem nga kauza e lirisë, ata që më mbeshteten dhe më ndihmuan i falënderoi, dhe ju betohem se do ta mbrojë lirine dhe demokracine nga pushtimi komunist i politikes shqiptare, të drejtuar nga dy parti komuniste që shiten si demokratike, por si mision, kanë ideologjia komuniste të drejtoi Shqipërinë tonë të dashur dhe të vrarë nga kjo ideologji prej 80 vitesh, do të mbaj qëndrim burrëror ndaj atyre që shpresove por më zhgënjyen.
Sot jam me bashkevuajtësit e mi më shumë se kurrë./ CNA
Po sikur më 22 dhjetor sheshi të mbetet bosh? Po sikur thi...
Unë jam Europian. E dua shumë Europën historike e kulturo...
Unë besoj se Salianji dëshiron të krijojë një parti. Ësht...
Si shumë risi të tjera moderne, duket se edhe Smart City p...
Në dhjetor, Helsinki jeton në muzg. Ka dritë vetëm për 2–3...
nga Uran Butka Shpallja e Vetëqeverimit Shqiptar të qark...
Për më shumë se tri dekada, shqiptarëve u është thënë se p...
Hasa në një postim të tillë sot në rrjet. Kjo është e vër...
Në fund të nëntorit u publikua Strategjia e Sigurisë Kombë...
Përtej hakmarrjeve të vogla të katundit, lojra që i bëjnë ...
Doli një kronikë dje në media për rikonstruksionin e pavij...
Nuk kam qenë asnjëherë kundër opozitës. Kjo nuk është një ...
Në media, sa herë ka një seancë gjyqësore në GJKKO, sa her...
Në romanin tim të ri "Ndëshkimi i dytë i Evës" (Botimet Pa...
Tri protesta, ajo e PD-së, ajo e nisur nga Adriatik Lapaj ...
“Nuk ka mjekë spitali. Shkojmë nga Përmeti në Tepelenë për...
1-Partitë e vogla nuk pranojnë kandidat nga PD prandaj PD ...
Ka momente në historinë e një vendi kur ligjet nuk janë më...
Miti i dytë: KARANTINA Miti: Karantina u "shpik" për të k...
Ligji e shpjegon qartë: një kandidaturë për Avokatin e Po...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...