Vrasja e policit në Maliq/ Hita: Nëse DVP Korçë do kishte kërkuar ndihmë do ishin marrë masa më të forta
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...

Në fund të nëntorit u publikua Strategjia e Sigurisë Kombëtare (NSS-2025), një produkt gjithëpërfshirës i institucioneve, agjencive, instituteve dhe ekspertëve të sigurisë kombëtare, që mban firmën edhe emrin e Presidentit të 47-të të ShBA-ve, Donald J. Trump.
Strategjia - 2025 demostron kthesë të fortë në politikën amerikane, pasi formalizon vizionin dhe vendosmërinë e Presidentit Trump si dhe objektivat e Uashingtonit zyrtar mbi përdorimin e instrumenteve të fuqisë për të mbrojtur sovranitetin, si dhe zhvilluar interesat kombëtare dhe gjeopolitike të ShBA-së.
Pesë mesazhe gjeostrategjike që mund të nxjerrim nga Strategjia /Trump – 2025:
Pikësëpari, përtej të përbashkëtave p.sh. me Strategjinë Trump/1-2017, ajo që e bën të veçantë SSK - 2025 është vizioni, qasja, përkushtimi dhe vendosmëria e Presidentit Trump-2 për ta bërë: “Amerikën përsëri të madhe” (shqip, edhe më të fortë), ose një superfuqi të pakonkurrueshme, të pamposhtur dhe vdekjeprurëse për cilindo shtet ose aleancë armiqësore që/qoftë do guxonte që kërcënonte sovranitetin territorial (terësisht e pamundur) ose interesat gjepololitike të ShBA-ve!
Po ashtu konfirmohet Zotimi Nr.1 i Trump-2: “do ta shpëtojë/shërojë ShBA nga Deep State; demokracia fasadë, shteti i kapur nga korrupsioni i pushtetareve të lartë; ushtria e burokratëve majtist si dhe interesat e filantropistëve që kanë pushtuar (jo vëtëm/autori) shtetin Amerikan”, por që vijojnë të mbajnë të prangosura edhe vendet e BE, Balkanit, përfshi RSh dhe Kosovën.
Së dyti, kjo strategji konfirmon besimin e amerikanëve në projektin e Presidentit Trump-2: “interesat e ShBA mbi të gjitha, amerikanët të parët”! Ndaj si nënprioritete të saj janë: “rivitalizimi ekonomisë së lirë; prevalimi i interesave ekonomike në çdo angazhim ndërkombëtar, përfshi kontributet për paqen; sigurinë kufitare (me çdo mjet/çmim, ngritja e murit digjital, përdorimi i fuqisë ushtarake ndaj emigrantëve të paligjshëm, etj.); rivendosjen e hegjemonisë në fushën e kërkimeve shkencore, IA, energjisë, lufta kundër krimit ndërkombëtar, narko-terrorizmit, karteleve të drogës”.
Së treti, konfirmohet përqasja e Trump-2: “paqe (e imponuar) nëpërmjet forcës”, pra mbajtjen e rolit të superfuqisë së pakonkurrueshme ushtarake të SHBA-ve përfshi fuqinë nukleare, kibernetikën, inteligjencën Artificiale (AI), etj. Mjafton të përmendim emërtimin e Pentagonit si “Ministri e Luftës”: rritjen në rreth 1 trilion $ të shpenzimeve të mbrojtjes (2 herë më shumë se 31 vendet e NATO-s dhe 50 % të GDP-së Rusisë), investimeve për AI, forcën hapësinore, etj.
Si shembull përmendim “sulmin më të suksesshëm të historisë së njerëzimit”, që fuqia ushtarake e ShBA (37 orë fluturim, 6 avionë B-2 me kosto 2-Bilionë $ secili; 12 bomba GBU-57 me nga 14 tonë; dhjetëra raketa Tomahawk dhe 125 avionë F-35) realizuan ndaj bazave bërthamore të Ajatallah-ut të Iranit, i cili në 36 vitet e sundimit kërcënonte Izraelin dhe mbarë qytetërimin: “me shfarosje nga faqja e dheut”! Kështu, ky sulm mbetet edhe si mesazh i fuqisë shkatërrimtare të ShBA ndaj diktatorëve gjakatarë, ose të shkalluarve nga fuqia e gjithëpushtetit (Putin-it, Kim Jong, etj.), nëse guxojnë të sulmojnë këdo nga 32 anëtarët.
Strategjia Trump-2 nuk ka të bëjë dhe aq me vlerat, as me promovimin e demokracisë dhe as me traditën që europianët i kanë marrë si të mirëqena/falas kontributet e SHBA-ve gjatë një shekulli për paqen dhe sigurinë. Në fakt kjo strategji fokusohet në ekspozimin e fuqisë së pakonkurrueshme si dhe prevalimin e interesave amerikane. E thënë më qartë: “epoka kur ShBA-të kontribuonin për paqe dhe siguri falas ka perënduar!
Së katërti, ndërsa mbetet ende e varur nga garancia strategjike amerikane, (veçanërisht nga (pa) fuqia bërthamore), brenda 2027 Europës i duhet: “të zhvillojë kapacitete për të vetëmarrë barrën e përgjegjesisë së mbrojtjes konvencionale ndaj çdo fuqie kundërshtare”. Mbas rënies së Murit të Berlinit, ShBA mbajtën peshë kritike në garantimin e sigurisë, në luftën kundër Millosheviç-it, programet për zgjerimin e NATO-s, etj., në këtë strategji konfirmohet se: “Amerika as po largohet nga NATO dhe as po braktis BE-në, por kërkon që Europa të zhvillojë/marrë pa iluzione përgjegjësit"!
Në shtesë(5-ti) (!) ripërcaktimi i kushteve për rivendosjen e dialogut dhe stabilitetit strategjik me Rusinë (kushti nr.1 paqja në Ukrainë); (!!) marrëdhëniet me Kinën do të dominohen nga interesat ekonomike si dhe parandalimi i përballjes ushtarake për Tajvanin; (!!!) dhe në Lindjen e Mesme me konsolidimin e paqes, për sa kohë që nuk kërcënojnë, por çimentojnë supermacinë dhe interesat amerikane jo vetëm në Rajon.
Pesë gjetje & rekomandime strategjike për RSh dhe Kosovën nga leximi i Strategjisë Trump - 2025:
1) Epoka e garancive strategjike nga ShBA ka përfunduar, pasi kjo strategji demostron një zhvendosje tektonike në gjeopolitikën amerikane, me pasoja në Europë, veçanërisht në Ballkan, ku prezenca amerikane mbetet me peshë vendimtare. Kështu mesazhi i kësaj strategjie është i qartë: “në një Rend të Ri, ku në vend të vlerave, interesat “mbeten të vetmet karta”, nuk mjafton të kesh aleatë, por vendet duhet të zhvillojnë kapacitetet të afta për të ushtruar përgjegjësitë në fushën e mbrojtjes”!
2) Shqipëria dhe Kosova vërtet kanë statuse të ndryshme, por fate dhe interesa të pandashme. Sigurisht, Kosova efektohet më shumë pasi dhe vetë ekzistenca e saj është rezultat i kontributit si dhe fuqisë ushtarake të USA/NATO. SSK-2025 e bën edhe me të qartë se Kosova nuk mund të bazohet përjetësisht me praninë e ShBA/NATO, pra si dhuratë (for granted). Ndaj mbrojtjen e sovranitetit dhe statusquo-së gjeopolitike, Kosova do të mund t’i realizojë vetëm duke forcuar më tej dialogun dhe bashkëpunimin strategjik me SHBA për të modernizuar Sistemin e Sigurisë dhe Mbrojtjes.
3) Ndërsa për Shqipërinë, anëtare e NATO-s dhe aspirante e BE-së, pyetja thelbësore që buron nga kjo strategji nuk është “me kë je” (?), por “çfarë ofron” (?). Fatkeqësisht, pluralizmi fasadë, (c)balancat kushtetuese, korrupsioni endemik, etj., kanë tronditur besimin e shqiptarëve te demokracia funksionale.
Gjithsesi, “duke duartrokitur rritjen historike të buxhetit të mbrojtjes për 2026” (2.12 % ose 600 milionë €, pra më i madhi në 35 vitet e fundit), objektivin drejt 5 % të GDP-së përveçse kërkesë të Presidentit Trump e gjej edhe si legjitimitet ndërkombëtar (ShBA/NATO/BE) si dhe oportunitet historik për të ekspozuar fuqinë ushtarake në mbrojtje të integritetit dhe interesave Kombëtare. Pra, 5 %, ose për mbi 1.2 miliardë € për prokurimin e armatimeve dhe sistemeve të gjeneratës së fundit që rrisin aftësitë mbrojtëse si dhe masat e deterrence/shpaguese ndaj çdo vendi që kërcënon sovranitetin territorial dhe interesat gjeopolitike të RSh.
4) Sigurisht një analizë e thelluar e SSK-2025 kërkon angazhimin e faktorëve shtetërorë dhe ekspertizës elitare, ndërsa mbetet emergjencë kritike ngritja e një “wise group”, me personalitete të gjerësisht pranuara, që përtej pazareve partiake përulen para interesave kombëtare si dhe përgjegjësive shtetërore për ta jetësuar Platformën: “2-Shtete sovrane 1-Komb i vetëm”, e cila nuk kërcënon, por kontribuon si balancë racionale për bashkëjetesën paqësore, si dhe integrimin Euroatlantik të Rajonit.
Së fundmi (5), kjo strategji promovon besimin e amerikanëve te “fuqia ushtarake e pakonkurrueshme dhe vdekjeprurëse e ShBA-ve si dhe lidershipi i fortë i Trump”! Nga ana tjetër, shërben si kambanë alarmi për vendet e NATO/BE, Ballkanit, përfshi RSh/Kosovën për të marrë barrën në kuadër të Aleancës si dhe zhvilluar përgjegjësitë kombëtare, në mënyrë që: “jo lufta, por paqja, rendi global, vlerat e qytetërimit dhe demokracisë të triumfojnë mbi neo-fashistët, neo-stalinistët, neo-millosheviçët, shtetet dhe organizatat terroriste”!
*Autori: Gjeneral ® Piro Ahmetaj:
Senior Ekspert për Sigurinë dhe Mbrojtjen Kombëtare,
Ballkanit si dhe marrëdhëniet me USA/NATO
Përtej hakmarrjeve të vogla të katundit, lojra që i bëjnë ...
Doli një kronikë dje në media për rikonstruksionin e pavij...
Nuk kam qenë asnjëherë kundër opozitës. Kjo nuk është një ...
Në media, sa herë ka një seancë gjyqësore në GJKKO, sa her...
Në romanin tim të ri "Ndëshkimi i dytë i Evës" (Botimet Pa...
Tri protesta, ajo e PD-së, ajo e nisur nga Adriatik Lapaj ...
“Nuk ka mjekë spitali. Shkojmë nga Përmeti në Tepelenë për...
1-Partitë e vogla nuk pranojnë kandidat nga PD prandaj PD ...
Ka momente në historinë e një vendi kur ligjet nuk janë më...
Miti i dytë: KARANTINA Miti: Karantina u "shpik" për të k...
Ligji e shpjegon qartë: një kandidaturë për Avokatin e Po...
Partia Demokratike ka mbajtur një qëndrim shumë të mirë pë...
Në vitet ’80 të shekullit të kaluar, doli moda e fustaneve...
Edhe njëherë për heroizmat dhe shembjen e diktaturës. Në ...
Shqipëria shënon sot 35-vjetorin e fillimit të lëvizjes st...
Dikur, me cinizëm dhe humor të zi, Edi Rama besonte sinqer...
8 Dhjetori nuk është vetëm një datë apo një ngjarje histor...
Edhe Pilati mendoi se duke heshtur do të shpëtonte. Por Pi...
Lëvizja në Partinë Demokratike, që u duk si e shuar që pa ...
*Nga Kryepishkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipëris...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...