"Babagjyshi i Vitit të Ri"
Një zile telefoni në Komandën Qendrore të Mbrojtjes Ajrore...

Unë jam kundërshtar i thekur dhe i vendosur i Ervin Salianjit!
Të gjithë në PD e dinë këtë.
Madje shumë në PD mendojnë që unë u dogja në zgjedhjet e vitit 2025, sepse, veç kundërshtive të tjera, mbajta qëndrim të ashpër ndaj sjelljes puthadore të Berishës ndaj Ervin Salianjit. I vetmi që nuk i shkova në gjyqin në Apel apo në burg.
Edhe Salianji e di këtë.
Ai di edhe sa shumë ka punuar rrethi i tij politik, por edhe familja e tij në Korçë, që unë të mos fitoja në zgjedhjet e vitit 2025. Frymëzimin dhe udhëzimin për të punuar kundër meje e morën nga burri më pabythë që ka PD, Flamur Noka.
Raportet e mia pa kompromis me Ervin Salianjin shpjegojnë përplasjet që kam pasur me Lulëzim Bashën, i cili, me paburrëri, pas zgjedhjeve të vitit 2021, shiti ata që kishin sakrifikuar për të ndër vite dhe mblodhi rreth vetes lepujt dhe lepurushet e familjes së tij.
Unë nuk kam pasur asgjë personale në përplasjen me lepujt e Lulit, përveçse interesit të PD. Këtë e dinë Lulëzim Basha, Sali Berisha dhe Flamur Noka në takimet dhe debatet që kemi pasur në periudhën gusht–shtator 2021.
Në periudhën 2023–2025 kam mbajtur qëndrim të qartë në Grupin Parlamentar (veçanërisht në mbledhjen në fund të muajit gusht 2023) që Rithemelimi duhet të krijonte Grup Parlamentar më vete, të shkëputur nga grupi i PD, madje kërkova të krijonim një forcë të re politike.
Mendimet e mia u konsideruan herezi nga Sali Berisha.
Ndërkohë Berisha pothuaj po mbyllte pazarin me përfaqësuesit e Lulëzim Bashës për t’u bashkuar me ta në një grup të vetëm parlamentar, me kosto të rënda për PD dhe zgjedhjet që pasuan.
Pavarësisht sa më sipër dhe kontradiktave politike që unë kam me Ervin Salianjin, mendoj se lëvizja e tij i duhet dhe e ndihmon PD.
PD ka rënë në moçal.
Përgjegjësia kryesore për gjendjen ku është PD bie mbi Sali Berishën, i cili e do PD vetëm për interesat e tij.
Veçanërisht përgjegjësi ka Rasputini i Berishës në PD, Flamur Noka, që bahçes të Berishës i ka shtuar një bahçe edhe më të madhe, që quhet bahçja e kënaqësive politike dhe personale të Mulit.
Unë kam 35 vjet në PD, por nuk kam hasur ndonjë udhëheqës më të pabesë, intrigant, të papërgjegjshëm, servil, arrogant dhe pa moral politik sa Flamur Noka.
Me gjithë kontradiktat që kam pasur, Ridvan Bode ndryshon si nata me ditën me Flamur Noken për sa i takon përgjegjësive me të cilat ai e shihte postin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe punës kolosale që ndërmori për të organizuar strukturat e PD që të fitonim zgjedhjet e vitit 2005.
Në këto kushte mendoj se, pavarësisht diferencave të thella që unë kam me Ervin Salianjin, të cilat gjithmonë i kam bërë publike, është përgjegjësi morale dhe qytetare që t’i bëj thirrje të gjithë demokratëve që të mbështesin Ervin Salianjin, pasi çdo ndryshim, nga kushdo që vjen, është në interes të PD, demokracisë dhe vendit.
Lërini përrallat me Suel Çelën. Nga sa kam dëgjuar, të paktën 3 deputetë të PD sot në Parlament janë me lidhje me grupet kriminale. Gojet e liga thonë që kanë paguar për t’u futur në listë të mbyllur. Unë nuk e besoj. Mos harroni që PD, me sakrifica të mëdha, 12 vjet më parë, miratoi ligjin e dekriminalizimit.
Harrojini gënjeshtrat që në janar do bëjmë protesta çdo natë, që do rrëzojmë Edi Ramën, që nga sot Rama nuk është më Kryeministër, që ndërkombëtarët na mbështesin.
PD duhet të ndryshojë programin, të zëvendësojë ata që e udhëheqin jo vetëm në nivelet e larta por edhe më poshtë, të ndryshojë gjuhën e komunikimit politik, sjelljen ndaj institucioneve, veçanërisht ndaj SPAK, si dhe të ketë një vështrim më të qartë sesi një parti demokrate perëndimore vjen në pushtet.
Harrojeni forcën. Rama është qeveritari më i korruptuari në botë, por lufta ndaj korrupsionit dhe rikthimi në pushtet nuk realizohet me Nongrata.
Një zile telefoni në Komandën Qendrore të Mbrojtjes Ajrore...
Anëtari i Bordit Drejtues të Institutit Ndërkombëtar të Stud...
Fatkeqësisht si shumë herë të tjera në këtë vend të dashur...
Po sikur më 22 dhjetor sheshi të mbetet bosh? Po sikur thi...
Unë jam Europian. E dua shumë Europën historike e kulturo...
Unë besoj se Salianji dëshiron të krijojë një parti. Ësht...
Si shumë risi të tjera moderne, duket se edhe Smart City p...
Në dhjetor, Helsinki jeton në muzg. Ka dritë vetëm për 2–3...
nga Uran Butka Shpallja e Vetëqeverimit Shqiptar të qark...
Për më shumë se tri dekada, shqiptarëve u është thënë se p...
Hasa në një postim të tillë sot në rrjet. Kjo është e vër...
Në fund të nëntorit u publikua Strategjia e Sigurisë Kombë...
Përtej hakmarrjeve të vogla të katundit, lojra që i bëjnë ...
Doli një kronikë dje në media për rikonstruksionin e pavij...
Nuk kam qenë asnjëherë kundër opozitës. Kjo nuk është një ...
Në media, sa herë ka një seancë gjyqësore në GJKKO, sa her...
Në romanin tim të ri "Ndëshkimi i dytë i Evës" (Botimet Pa...
Tri protesta, ajo e PD-së, ajo e nisur nga Adriatik Lapaj ...
“Nuk ka mjekë spitali. Shkojmë nga Përmeti në Tepelenë për...
1-Partitë e vogla nuk pranojnë kandidat nga PD prandaj PD ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...