Dy fjalë për integritetin
Sot integriteti është një vlerë e harruar. Në një kohë ku fa...

Erion Veliaj e ka kaluar “hutimin e parë”.
I fokusuar fillimisht tek opozita e më pas te prokurori, me gjuhën tipike agresive, ai duket qartë se e ka kuptuar se kush qëndron pas burgosjes së tij dhe eliminimit politik de facto.
Retorikat e dikurshme për reformën e famshme në drejtësi dhe për udhëheqësin e lavdishëm, janë zëvendësuar tanimë me gjuhë goditëse të koduar dhe kërcënime.
I braktisur nga të gjithë miqtë e dikurshëm ai po mundohet të dëshmohet si i zbritur në realitet dhe të lëshojë sinjale të forta se mund të kthehet në një “pentito” dhe të hapë “Kutinë e Pandorës” alias “Qivurin e pushtetit të Ramës”.
Po a ka Veliaj një "Kuti Pandore"?
Dhe sa të tilla ekzistojnë për pushtetin e korruptuar në shumë dimensione deri në qelizë?
Nisur nga faktet e njohura dhe botërisht që lidhen me aferën e inceneratorëve, pastrimin e parave, lidhjet kriminale e deri në perversitetin e interpretimit të pushtetit, duket që kutia e Veliajt është plot.
Por paralajmërimi i koduar i tij ngjan se shkon dhe përtej fakteve ndoshta të lidhura edhe me faktorë të tjerë të padalë ende ne dritë, skema grabitjeje perfide e thika pas shpine për njerëz e çështje institucionale. Thuajse një çorbë mafioze e përzier me luks.
Kurioziteti i ngjallur është shumë “joshës”, megjithatë e gjithë kjo ka dëshmuar një gjë absolute të denoncuar publikisht nga opozita: që vendi drejtohet nga një organizatë mirëfilli kriminale që ka pushtuar politikën dhe hapësirën e jetës sociale dhe ekonomike të vendit.
Me një strukturë solide dhe me drejtues një njeri të pushtuar nga e keqja.
Pritet thjesht të nxirret në pah frekuenca reale e gjithë këtij realiteti.
Duhet dhënë përgjigjja dhe për sasinë e “Kutive të Pandorës” që ekzistojnë.
Po, nuk ka vetëm një dhe nuk është vetëm Veliaj që e ka një të tillë.
Kutitë janë shumë.
Kuti ka dhe Beqaj, dhe Koka, dhe Bllako, dhe Ahmetaj.
Kuti kanë edhe ata që janë jashtë dyerve të burgjeve dhe SPAK dhe që ia tundin Ramës me kodim para hunde.
Veliaj e di shumë mirë ketë, sikurse e di që kutia e tij është më e hidhura që mund të hapet, ku helmi dhe e keqja janë të papara e padëgjuara.
Dhe Rama e di.
Ai tani po luan me fillin e durimit të Veliajt dhe duke i njohur karakterin në mënyrë cinike ruan qetësinë dhe ka hedhur në veprim dhe masat e mbrojtjes që pa dyshim janë kriminale dhe pa dyshim akoma më shumë se ato që mund të rrëfehen.
A do të flasë Veliaj?
Ahmetaj foli pjesërisht dhe Rama me SPAK-un e tij u strukën.
Por Veliaj nuk është Beni.
I rritur nën hijen e Ramës dhe “i rrahur” gjithë jetën nga Rama, Veliaj e ka të vështirë.
Nëse tek ai do të kishte një dimension të vogël publik apo dhe politik, ai tashmë do ta kishte bërë.
Paralajmërimet e koduara megjithë tmerrin e fakteve që fshehin brenda, tani duken thjesht lojëra për të fituar lirinë nëpërmjet jo drejtësisë, por nëpërmjet tutorit të tij dhe tutorit të drejtësisë së politizuar, Rama.
Veliaj ose do të zgjedhë fikjen e turpshme politike, siç duken “bathët” duke marrë me vete ca lëshime cinike e ca të vërteta tronditëse, ose do të vendosë një gur kilometrik politik në denoncimin e së keqes dhe thënies së të vërtetave hapur duke ruajtur së paku disa gjëra nga emri i tij.
Kutia me peshën e së keqes brenda, nuk mund të mbahet gjatë në dorë.
Sot integriteti është një vlerë e harruar. Në një kohë ku fa...
Këtë shprehje e kam dëgjuar për herë të parë në vitin 1997 n...
Një ndër fenomenet më negative të medias së lirë është mbi...
Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publ...
Në Shqipëri nuk je ai që je, por ai që deklarohesh. Fenom...
Po ti pse flet, kur s’flasin ata që punojnë aty për të...
Në një kohë kur debati mbi rolin e pasurisë dhe përgjegjës...
Shqipëria po digjet Nga jugu në veri, flakët kanë përpirë...
Shqipëria po përballet me flakët. Zjarret kanë pushtua...
Njeriu është e vetmja krijesë që di të ndezë zjarre, kjo a...
Më kujtohet kur jetoja për rreth 20 vite në Greqi, sa herë d...
230 punonjës të Focus Media Group në pronësi të Irfan Hyse...
Sot policia dhe institucionet kanë ndërhyrë për lirimin e ...
Policia fik sinjalin e "News24"! Në vend të lajmeve, ekra...
Të dashur miq! Dua të ndaj me ju një përvojë timen, të cilë...
Përfaqësia e Bashkimit Europian në Tiranë (lexo nëpunësit ...
Nuk ka nevojë për shumë fantazi që të përfytyrosh një qyte...
Në shtatorin e vitit 2024, Kryeministri i Shqipërisë Edi R...
Pyetje trilona dollarë: “A ndodhemi në prag të Luftës së T...
Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, është prej m...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...