Demokracia e Edi Ramës dhe ajo e Athinës
Jo shumë larg Tiranës, në Athinë pas një debati rekord...

Kiko nuk po kupton se pse shqiptarët e quajnë muajin janar, muaj të ftohtë dhe të mërzitshëm. Dakord që ka shi, është ftohtë, ngjyra gri, fakti që Janari nga mitologjia romake ka dy fytyra, një që sheh nga viti kaluar dhe një që sheh nga viti i ri, pra fakti që është muaji i tranzicionit e bën të bezdisshëm, dakord me të gjitha, por nuk mund të quhet muaj i mërzitshëm!
Sipas shënimeve në defter gjatë janarit në këtë vend që në historinë e tij nuk ka bërë asnjë luftë kundër të huajve, kishin shpërthyer disa “bomba” dhe çfarë bombash?
Bomba e parë: Një pastrueseje iu gjetën në shtëpi mbi 400 mijë euro kesh në tubin e ajrimit;
bomba e dytë, një ish shef i rëndësishëm i FBI-së u arrestua me akuzën se është korruptuar nga shqiptarët;
bomba e tretë: një aplikacion akt1visti që përgjon përdoruesit po e detyron administratën të bëj një punë të papaguar me like, komente dhe shpërndarje të punëve virtuale të qeverisë.
“Megjithë këto bomba jo vetëm nuk ndihet i ftohti i janarit, por shqiptarët dhe sidomos të huajt që jetojnë dhe punojnë në këtë vend nuk duhet të ankohen përkundrazi të falenderojnë qeverinë që nuk i lë të bien në monotoni.
Kiko, ashtu si çdo shqiptar është familjarizuar me skandalet, por megjithatë nuk arrin të kuptojë se si një pastruese në Tiranë ka më shumë para se një ish shef i lartë i FBI-së në Nju Jork?! Me këtë logjikë - tha Kiko - me 220 mijë dollarë në Shqipëri nuk gjend dot vend pune as si pastrues.
Për ngjarjet e mësipërme Kiko jo më kot përdor fjalën bombë dhe jo skandal. Kjo fjalë nuk ka kuptim në Shqipëri - tha Kiko. Duke ju referuar fjalorëve në disa gjuhë, SKANDAL ka të bëj me një veprim apo ngjarje që trondit opinionin publik dhe ky i fundit i tronditur reagon në të shumtën e rasteve me zemërim.
“Këtu publiku jo vetëm që nuk tronditet, por buzëqesh, bën meme, ja fut gallatës dhe tregohet i paduruar vetëm nëse vonohet skandali i radhës”.
“Shqiptarët kanë një fjalë të urtë: “çudia më e madhe zgjat tri ditë”. Pra nëse ka dy skandale në javë çdo gjë është në rregull”.
Për shembull hakerat iranianë u përpoqën të vendosin një farë disipline me skandalet. Ata premtuan publikisht dhe solemnisht që “gjërat që kishin” do t’i publikonin ditën e hënë. Dhe për një farë kohe, ky rregull u respektua.
Të hënën, iranianët. Të martën një “skandal”, Të mërkurën pushim. Të enjten - që janë të tretat e skandalit të së martës, del një skandal tjetër, të premten nis fundjava dhe kështu vijon një cikël i rregullt, po aq i rregullt sa kalendari hënor apo gregorian.
Këtu njerëzit mund të reagojnë vetëm nëse mungojnë skandalet.- tha Kiko. Meqë gjërat në këtë vend janë kokëposhtë, unë propozoj që edhe kjo fjalë të kthehet përmbys në vend të skandal, duhet përdorur ndal ska, ose mos është më mirë fjala skandalim. Kjo e dyta i shkon fjalës pedalim, që tregon për një veprim rutinë të shpejtë dhe të shpeshtë që nuk bezdis askënd. Edhe pse në këtë vend shpesh pedalohet pa zinxhir. Rëndësi ka ideja ose perceptimi i lëvizjes. Jo lëvizja si zhvendosje nga pika A te pika B, por si zhvendosje nga personi A te personi B, ose nga kasaforta A te kasaforta B!
Jo shumë larg Tiranës, në Athinë pas një debati rekord...
Sot, si një trend në rritje, gjithnjë e më shumë njerë...
Një aplikacion i krijuar nga Partia Socialiste ngre shqetë...
Amerikë..., me Sali Berishën na shqyet veshët me...
Historia nis në gusht të 2017 kur McGonigal i kërkon 2...
“Aty ku djegin libra, në fund do të djegin edhe njerëz...
Muajin e ardhshëm, mbushet 1 vit nga sulmi i dhunshëm i Ru...
Marrëzia e kumarit! Së fundi, në kryeqytetin tonë ka hapu...
Një polemizues nuk qenkësh i një mendjeje me argumente...
Edi Rama ka pranuar me zë dhe figurë që “nuk diskutohe...
Dy superfuqi ekonomike, politike, ushtarake dhe dy ...
Të shkruash për futbollin, sportin më popullor, emocionin ...
Akademiku Artan Fuga ka komentuar reality show-n “Big ...
Kiko nuk ka televizor qysh nga koha kur raca njerëzore...
Duke parë që askush nuk po i dilte për zot 420 mijë eu...
Koncepti Ballkan i hapur nënkupton, sipas meje, dy horizon...
Sapo mori njoftimin për mbledhjen e Këshillit të Sigur...
Ndoqa një intervistë të ish zv/ministres së Brendshme ...
Kiko i befasuar nga ethet që i kanë zënë shqiptarët pë...
Për t’i shpëtuar plakjes, televizioni duket se ka nisu...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë mbrëmjen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...
Për tri ditë festival, deri në 120 euro vetëm për parking ...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...