Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Një aplikacion i krijuar nga Partia Socialiste ngre shqetësime serioze për të dhënat personale të shqiptarëve.
“Nëse shkarkon aplikacionin aktivisti me dëshirë apo nën presion duhet të dish se ky aplikacion ka të drejtë të aktivizojë zërin në celularin tënd në çdo kohë. Pra je i përgjuar. Edhe nëse ti nuk flet, aplikacioni ka akses te mesazhet e tua, te fotot e tua, te videot e tua, te vendndodhja jote te adresa e miqve që ke, pra ky aktivist të merr jetën private!
Aktivisti merr akses në "Facebook-un" tënd dhe di çdo pëlqim, koment apo shpërndarje qe ti bën në "Facebook", "lnstagram dhe "Twitter"! Je monitoruar gjithë kohën”! Ky është shqetësimi i ekspertit G. Progni.
Pa u shuar ende jehona e dëmit që u bë me patronazhistët, administrata shtetërore ndodhet para presionit për të shkarkuar aktivisti-n për të hapur llogari dhe për të dhënë të dhënat personale.
Ligji shqiptar flet për përpunimin e ligjshëm të të dhënave. Ligji parashikon kontrolluesin si autoritet që mund të përpunojë të dhëna.
Disa pyetje: është PS kontrollues? çfarë, kë dhe për çfarë kontrollon? Edhe nëse shkarkimi i aplikacionit do t’u kërkohej vetëm anëtarëve dhe militantëve të partisë në pushtet, kjo është kriminale, perverse dhe e kundraligjshme. Aq më tepër që kjo t’u kërkohet punonjësve të administratës.
Nga patronazhisti te aktivisti.
Eshtë normale që PS të kërkojë të dominojë dhe të fitojë betejën on- line me kundështarët e vet, por këtë betejë nuk mund ta bëjë në kurriz të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, dhe për më tepër nuk mund ta bëj me administratën e shtetit.
Në momentin që mendon se në trajtimin e të dhënave personale, e keqja e madhe ishte sistemi i patronazhistëve, tani del që patronazhistët janë lule krahasuar me presionin që po u bëhet punonjësve me aplikacionin “aktivisti”.
Nëse provon të hapësh llogari në aplikacion dhe jep të dhënat, adresën dhe telefonin të kerkon medoemos emailin dhe më e bukura është të detyron të biesh dakord me kushtet e përdorimit.
Po nëse provon një email tjeter apo jep një adresë të gabuar?
Nuk ke asnjë shans. Sepse, me sa duket të dhënat verifikohen me regjistrin kombëtar të të dhënave. Pra kanë akses te sistemet zyrtare të të dhënave! Fjala skandal të duket e varfër, fjala kriminale është fyerje për kriminelët!
Po nëse thjesht nuk merresh me “aktivistin”?
Atëhere nis puna praktike e patronazhistit. Presion.
Presionet bëhen me vendin e punës. Arrin absurdi deri aty sa u kërkohet celulari punonjësve për të parë nëse kanë shkarkuar aplikacionin.
Sa pa u trashur zullumi dhe pa shpërthyer një tjetër skandal PS është në kohë të tërhiqet! Nëse PS nuk tërhiqet nga ky veprim antiligjor duhet të ndërhyjë prokuroria.
Prokurorët sot kanë mundësinë e artë të shpëlajnë fytyrën nga njolla që i vunë vetes duke hapur hetim ndaj gazetarëve që denoncuan rrjedhjen e të dhënave personale të shqiptarëve në Prill të 2021.
Në dritën e skandaleve të fundit, duket luks i tepruar apo shpërqëndrim vëmendje kërkesa për të ndaluar dhe hetuar këtë praktikë të rrezikshme antiligjore.
Është njëlloj si në debatin për rrjedhjen e parë të të dhënave: partia në pushtet qeshi dhe tha se kështu kanë bërë të gjithë, autoriteti përkatës u zvarrit dhe heshti, prokuroria shkoi edhe më tej duke hetuar gazetarët. Nëse të gjithë do të kishin bërë në kohë punën e tyre, nuk do të kishim, ndoshta, as rrjedhjet e tjera të të dhënave (pagat, targat etj) dhe ndoshta as shtetin digjital në duart e hakerave iraninë. Por atëherë nuk u veprua. Frika. Pyetja sot është: kush jep garanci se si do të përdoren të dhënat personale që po u mblidhen punonjësve të administratës përmes një aplikacioni të një partie politike?
A e kanë vrarë frikën prokurorët?
Nëse nuk ndërhyn me urgjencë Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale, nëse nuk merr kurajo prokuroria atëherë të ftojmë kinezët për të marrë përvojë në Shqipëri! Ata ia kanë dalë të ndërtojnë Murin e Madh dixhital, por kanë shumë për të mësuar se si monitorohet dhe dhunohet jeta private e çdo qytetari!
Amerikë..., me Sali Berishën na shqyet veshët me...
Historia nis në gusht të 2017 kur McGonigal i kërkon 2...
“Aty ku djegin libra, në fund do të djegin edhe njerëz...
Muajin e ardhshëm, mbushet 1 vit nga sulmi i dhunshëm i Ru...
Marrëzia e kumarit! Së fundi, në kryeqytetin tonë ka hapu...
Një polemizues nuk qenkësh i një mendjeje me argumente...
Edi Rama ka pranuar me zë dhe figurë që “nuk diskutohe...
Dy superfuqi ekonomike, politike, ushtarake dhe dy ...
Të shkruash për futbollin, sportin më popullor, emocionin ...
Akademiku Artan Fuga ka komentuar reality show-n “Big ...
Kiko nuk ka televizor qysh nga koha kur raca njerëzore...
Duke parë që askush nuk po i dilte për zot 420 mijë eu...
Koncepti Ballkan i hapur nënkupton, sipas meje, dy horizon...
Sapo mori njoftimin për mbledhjen e Këshillit të Sigur...
Ndoqa një intervistë të ish zv/ministres së Brendshme ...
Kiko i befasuar nga ethet që i kanë zënë shqiptarët pë...
Për t’i shpëtuar plakjes, televizioni duket se ka nisu...
“Nëse do që të vlerësosh një qytetërim, së pari shih v...
Unë nuk e mendoja se i gjithë inati 32 vjeçar i gazetës Di...
Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka përcjellë m...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...