Pse ëndërrojnë idiotët se SHBA do sulmojë Shqipërinë si Venezuelën?
Ndryshimi mes Venezuelës dhe Shqipërisë është i qartë: •...

Reagimet entuziaste të një pjese të opinionit opozitar shqiptar pas zhvillimeve ndërkombëtare, të krahasuara me rastin Maduro, po shoqërohen me interpretime të nxituara dhe pritshmëri jorealiste për politikën e brendshme shqiptare.
Referuar këtyre, Ardi Stefa thekson se së pari shqiptarët duhet të kujtojnë se kreu i opozitës në Shqipëri mbetet ende i shpallur Non Grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një fakt që vazhdon të peshojë rëndë në raportet e tij me Perëndimin. Shqipëria, nga ana tjetër, është vend anëtar i NATO-s dhe nuk ka dalë asnjëherë kundër interesave afatshkurtra, afatmesme apo afatgjata amerikane.
Pavarësisht skandaleve të shumta që i atribuohen qeverisë shqiptare, Tirana zyrtare vijon të bashkëpunojë ngushtë me SHBA-në dhe Bashkimin Europian, duke ruajtur një linjë të qartë bindjeje strategjike. Pikërisht për këto arsye, Uashingtoni ka treguar historikisht se shpesh preferon stabilitetin politik në vendet aleate, përballë aventurave të paparashikueshme.
Në këtë kontekst, edhe nëse goditet figura e kryeministrit Rama, të cilin kundërshtarët e quajnë ironikisht “Ramaduro”, mbështetja amerikane për një opozitë që sulmon drejtësinë, SPAK-un dhe institucionet e reja mbetet shumë e vështirë për t’u imagjinuar. Aq më tepër kur alternativat politike perceptohen si të konsumuara dhe pa besueshmëri ndërkombëtare.
Ideja se largimi i Ramës do të sillte automatikisht një zëvendësim cilësor në pushtet shihet nga Ardi Stefa si një tjetër “përrallë politike”, e përdorur më shumë për të mbajtur të karikuar militantët sesa për të reflektuar realitetin.
Megjithatë, Stefa del në dy përfundime nga situata aktuale. Së pari, autokratët në mbarë botën kanë arsye të reflektojnë, pasi SHBA ka treguar se mbetet një fuqi dominuese dhe e vendosur kur preken interesat e saj strategjike. Së dyti, në diskursin publik shqiptar po përforcohet ideja se opozita aktuale nuk është në gjendje ta rrëzojë qeverinë me forcat e veta dhe se shpresat për ndërhyrje të huaj mbeten më shumë fantazi politike.
Retorika e disa “sovranistëve” që ëndërrojnë skenarë spektakolarë me ndërhyrje amerikane në politikën e brendshme shqiptare, sipas Stefës, dëshmon një keqkuptim të thellë të mënyrës se si funksionojnë interesat ndërkombëtare, duke i shërbyer kryesisht konsumit të brendshëm dhe mobilizimit të një baze militante tashmë të lodhur.
Analiza e Ardi Stefës
Gjithologët shqiptarë që sot po gëzojnë për kapjen e Maduros e dinë që kreu i opozitës në Shqipëri është ende Non Grata?
E dinë që Shqipëria është anëtare e NATO-s?
E dinë që Shqipëria nuk ka dalë kundër interesave afatshkurtra, afatmesme apo afatgjata amerikane ndonjëherë?
E dinë që qeveria shqiptare, sado skandale t'i rëndojnë mbi shpinë, bashkëpunon ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE dhe është e bindur ndaj tyre?
E dinë që për këto arsye e shumë të tjera Amerika shpesh herë preferon stabilitetin?
E dinë që edhe po u godit "Ramaduro" kjo opozitë, me këtë mendësi e sjellje që ka, sidomos ndaj Drejtësisë dhe SPAK, vështirë se do të mbështetet nga SHBA?
E dinë që "Ramaduron" dhe njerëzit e tij nuk do t'i zëvendësojnë uturakmbajtësit?
Apo u gjet përralla e radhës për të mbajtur të karikuar milirantët nëpër llaftore?
Por me dy gjëra jam dakord:
1- Autokratët duhet t'i vënë gishtin kokës, pasi një epokë e re e hegjemonisë së SHBA ka nisur! SHBA tregoi se është e fuqishme dhe nuk ndalet përpara asgjëje, sidomos kur cënohen interesat e saj.
2- Rëndom themi nëpër biseda që Ramën mund ta rrëzojnë nga pushteti vetëm të huajt, pasi partia e Berishës nuk e rrëzon dot. Në rastin tonë amerikanët. Por një gjë është e qartë, sovranistët e Berishës që ëndërrojnë zbarkim të forcave speciale amerikane në Surrel dhe të kapin për zhelesh Ramën e "fësht" në Washington, me retorikën e tyre dëshmojnë që s'marrin erë nga politika dhe interesat e tyre janë veç për konsum të brendshëm dhe për të ushqyer me lugë bosh militantët e tyre fanatikë që kanë gjithë jetën që "ngrohen në diell"./ CNA
Ndryshimi mes Venezuelës dhe Shqipërisë është i qartë: •...
nga IRIS BEQIRI Femicidi nuk është vetëm një tragjedi fam...
Sot SPAK ka proceduar nën akuzë penale 33 zyrtarë të lartë...
Në foton e parë është Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu,...
Ky urimi "Gëzuar vitin e ri" është hipokrizi. Nuk ka asgjë...
E dini pse patëm sukses në Dhjetor 1990 dhe në Shkurt ‘91?...
Pas një jave stuhie, kur Deti Facebook u përzie me keq se ...
Pa para lumë, pa luks, pa koncerte që i paraprijnë tubimev...
E nderuar Kryetarja e Bashkisë të LUGO DI RAVENNA-Itali, z...
Në Shqipëri, cilindo të pyesësh në rrugë, do të të japë të...
Unë jam kundërshtar i thekur dhe i vendosur i Ervin Salian...
Një zile telefoni në Komandën Qendrore të Mbrojtjes Ajrore...
Anëtari i Bordit Drejtues të Institutit Ndërkombëtar të Stud...
Fatkeqësisht si shumë herë të tjera në këtë vend të dashur...
Po sikur më 22 dhjetor sheshi të mbetet bosh? Po sikur thi...
Unë jam Europian. E dua shumë Europën historike e kulturo...
Unë besoj se Salianji dëshiron të krijojë një parti. Ësht...
Si shumë risi të tjera moderne, duket se edhe Smart City p...
Në dhjetor, Helsinki jeton në muzg. Ka dritë vetëm për 2–3...
nga Uran Butka Shpallja e Vetëqeverimit Shqiptar të qark...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...