Krimi në Maliq, Lamallari dhe Hita nisen drejt Korçës/ Ministri tregon gjendjen e efektivit të plagosur
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...

Vlera nuk është diçka absolute por vetëm një krahasim. Nëse ne e quajmë diçka të mirë apo të keqe, kjo gjë varet tërësisht nga pritshmëritë tona. Për shembull, kur bleva një telefon të ri muajin e kaluar, mendova se ishte gjëja më e mirë që nga buka e prerë në feta. Sepse për më shumë se një dekadë mbaja një telefon të madh si një tullë.
Papritur, jeta ime u bë si një reklamë e Apple. Faqet e internetit hapeshin menjëherë. Fotot e mia ishin të qarta dhe plot ngjyra. Mund të instaloja aplikacione pa më detyruar të fshij diçka tjetër. Telefoni im i ri ishte “i mirë” sepse ajo që kisha më parë ishte për krahasim e keqe.
Por këto lloj gjykimesh të vlerës krahasuese funksionojnë në të dyja drejtimet. Një shembull tjetër: Unë kam qenë gjithmonë i kënaqur me kopshtin në oborrin e shtëpisë time. Ai ka një lëndinë të mirë, një mori lulesh dhe një dru molle shumë pjellore. Është shumë i këndshëm.
Por një ditë vizitova shtëpinë e Xhoit. Ai ka kultivuar diçka jo të ngjashme me Kopshtet e Varura të Babilonisë. Ishte aq befasuese saqë kur u ktheva në shtëpi, kopshti im m’u duk mjeran. Siç tha dikur presidenti i SHBA-së Teodor Ruzvelt “Krahasimi është hajduti i gëzimit të njeriut” dhe ai kishte të drejtë.
Xhoi kishte vjedhur kopshtin tim të vogël të Edenit. Por më rezulton se nuk jam i vetmi që vuaj nga kjo mani. Sipas një studimi të kohëve të fundit, tendenca për të krahasuar gjërat tona me gjëra të tjera më të mira, mund të lidhet me psikikën njerëzore. Megjithatë, nëse e shohim më nga afër këtë efekt, ai mund të na ndihmojë “të hedhim një vështrim mbi natyrën njerëzore” dhe “të shpjegojmë pse njerëzit e kanë kaq të vështirë të jenë më të lumtur”.
Gjërat mund të ishin më mirë
Në vitin 2022, Adam Mastroiani dhe Etan Ludvin-Peri, përkatësisht studiues në Shkollën e Biznesit në Universitetin e Kolumbias dhe ndihmës/profesor në Kolegjin Hempshajër, publikuan një studim që synon të analizojë mënyrën se si dhe pse i krahasojmë vazhdimisht gjërat.
Në 8 studime të ndryshme, dhe pavarësisht nga mënyra se si u kryen, ata zbuluan se njerëzit pa asnjë dallim do të krahasojnë atë që kanë me një variant më superior. Në punët tona, ne ankohemi vazhdimisht për atë që mund të jetë më e mirë.
Në marrëdhëniet tona, fantazojmë sesi mund të ndryshojë partneri ynë. Dhe brenda pak minutash pasi blejmë diçka të re, imagjinojmë mënyra se si ajo mund të ishte edhe më e mirë. “Nuk mund të gjejmë një gjë të vetme që njerëzit të imagjinojnë se është më keq. Dhe as nuk kemi gjetur ndonjë grup njerëzish që nuk duket se e bëjnë këtë”- thonë Mastroiani dhe Ludvin-Peri.
Por aspekti më i çuditshëm në lidhje me këtë psikologji krahasimi, është se ne rrallë imagjinojmë mënyrat se si gjërat mund të jenë më keq. Dhe në fakt ato mund të jenë gjithmonë më keq. Punët tona mund të në japin më pak të ardhura, partnerët tanë mund të jenë të pabesë, ndërsa telefonat tanë mund të kenë një bateri që shkarkohet çdo 1 orë.
Ajo që kemi tani është më e mirë se një pafundësi botësh më të këqija të mundshme. Por mendja jonë nuk funksionon kështu. Siç thotë edhe studimi: “Kur njerëzit imagjinojnë se si gjërat mund të jenë ndryshe, ata imagjinojnë pothuajse gjithmonë se si gjërat mund të jenë më mirë”.
Rruga drejt pakënaqësisë
Le të shohim dy studime. Në të parin, ekipi i studiuesve u tregoi 243 njerëzve tema dhe subjekte të rastësishme. Më pas ata i pyetën pjesëmarrësit se si mund të ishin të ndryshëm këto artikuj. Për shembull, ata bënë pyetje: “Si mund të jetë ndryshe YouTube?” apo “Si mund të jetë ndryshe moti?”.
Zbuluan se për çdo artikull, njerëzit imagjinonin se si mund të ishte më mirë. YouTube mund të ketë më pak reklama dhe moti mund të jetë më me diell. Kur u pyetën se si mund të ishte ndryshe jeta e tyre, të anketuarit thanë se mund të ishin më të pasur.
Ekipi e përsëriti studimin me polakët dhe më pas kinezët, dhe rezultatet ishin të njëjta. Njerëzit i imagjinonin vetëm më mirë gjërat. Kjo edhe kur studiuesit ndryshuan formulimin e pyetjes për të shmangur përgjigjet e caktuara “Si mund të ishte më mirë apo më keq kjo gjë?”.
Sërish shumica e njerëzve imagjinuan se si gjërat mund të ishin më mirë. Në një studim tjetër, ekipi u përpoq të kuptonte nëse përgjigjet do të ishin të ndryshme në varësi të llojit të personalitetit të një personi. Ata i kërkuan 250 pjesëmarrësve të plotësonin pyetësorin e personalitetit të Pesëshes së Madhe, dhe ia drejtuan përsëri pyetjet.
Autorët thanë: “Rezultatet na befasuan. Zakonisht mendohet se njerëzit në depresion, ankth dhe neurotikë do të ishin veçanërisht në gjendje të mendonin për mënyrat se si gjërat mund të jenë më mirë, apo se ata do të shqetësohen gjithmonë për mënyrat se si gjërat mund të përkeqësohen. Por jo, ata duken si gjithë të tjerët”.
Nuk mund të përfitoj asnjë kënaqësi
Por pse truri ynë funksionon në këtë mënyrë? Pse jemi natyrshëm të prirur të qahemi gjithmonë dhe të jemi gjithmonë të pakënaqur me atë që kemi? Siç thekson edhe studimi, ne nuk e dimë me saktësi. Mund të bëjmë supozime spekulative - ndoshta paraardhësit tanë evolucionarë ishin më të suksesshëm në mbarështim nëse do të ishin pesimistë - por në fund të fundit nuk e dimë.
Por është thjesht e jashtëzakonshme se sa shpesh dhe sa gjerësisht vërehet kjo dukuri. Provojeni me miqtë ose familjen tuaj kur mblidheni së bashku. Pyetini se si kompjuteri, televizori, shtëpia ose jeta e tyre mund të jetë e ndryshme dhe më pas shihni se sa shpejt ata anojnë drejt mendimeve negative. Ndoshta të gjithë do të ishim më të lumtur nëse do të pranonim se gjërat mund të ishin shumë më keq. Ne mund të jemi më shumë mirënjohës për atë që kemi dhe të vlerësojmë akoma më shumë të mirat e gjërave që kemi./ Pershtatur nga CNA
Kiara Tito ka sjellë koleksionin e saj të rrobave të banjo...
Koncerti i këngëtarit spanjoll, Enrique Iglesias ka mbledh...
Vetëm pas pak çastesh, këngëtari spanjoll shumë i dashur p...
Ylli spanjoll i muzikës latine dhe pop, Enrique Iglesias, ...
Modelja Naomi Campbell ka sjellë në jetë fëmijën e saj të ...
Oriola Marashi është një nga modelet më të suksesshme shqi...
Ish-banorja e "Big Brother VIP", Jori Delli, dhe reperi i ...
Kantautori skocez, Lewis Capaldi ka anuluar turneun e konc...
Kur Kim Kardashian realizon sete fotografike për të pr...
Moderatorja e njohur shqiptare, Megi Pojani, një emër ...
Moderatorja Luana Vjollca, pas përfundimit të emisioni...
Kourtney Kardashian ka zbuluar se është në pritje të ëmbël...
Këngëtarja Bebe Rexha është goditur me telefon nga një per...
Aktivistja Zhaklin Lekatari ka thënë se meshkujt nuk kanë ...
Ngjarjet e vitit të fundit mund të na kenë bërë të vlerëso...
Jeff Bezos, themeluesi dhe Kryetari Ekzekutiv i “Amazon”, ...
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ësh...
Një ditë më parë, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kanë ku...
Këngëtarja e njohur e muzikës, Irini Qirjako, ka ndarë me ...
Botox mori miratimin e FDA për të luftuar rrudhat në vitin...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...