LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Frikacak, hëngre dhe fjete"/ Arbër Hajdari, sherr me Albi Nakon

25 Shkurt 2024, 08:53, Lifestyle CNA
"Frikacak, hëngre dhe fjete"/ Arbër Hajdari, sherr me Albi
Arbër Hajdari dhe Albi Nako

Pas eliminimit nga shtëpia e "Big Brother", Albi Nako pati një debat të ashpër në studio me Arbër Hajdarin.

Ky i fundit e quajti një person që vetëm hëngri dhe fjeti në shtëpi dhe nuk bëri asgjë.

Të gjitha këto u kundërshtuan nga Albi Nako. 

DEBATI: 

Albi Nako: Aty është trysni e madhe. Nuk provokoj në sensin që ta marr situatën në dorë i pari. Aty ka disa skema që besoj edhe publiku i ka parë dhe njëri që tentoi që t'i demaskonte ato skema ishte Graciano, që bëri një luftë shumë të fortë, një djalë guximtar që ishtë për t'u marrë edhe shembull. Aty të bllokojnë, ta çajnë bisedën në mes, të injorojnë.

Arbër Hajdari: Unë kam pasur pritshmëri për ty e kam thënë edhe publikisht. Shyqyr që nuk e kishtë biletën e kthimit se do ta kishe djegur kot. Për mua nuk ke bërë asgjë brenda shtëpisë, ke ngrënë, ke fjetur. Nuk e di pse e pate këtë qasje, unë të kam parë edhe jashtë dhe i di kapacitetet e tua. Akoma nuk kam marrë përgjigjen pse pate këtë lloj bllokimi, shpresoj që tani jashtë kemi kohë dhe mund të ma shpjegosh.

Albi Nako: Nuk mund të thuash që vetëm kam ngrënë dhe fjetur...

Arbër Hajdari: Për mua po. Erdhi zonja ta tha në shtëpi.

Albi Nako: Është kollaj të flasësh aty nga kolltuku ku je. Mendoj se diçka e kam bërë, një mesazh e kam dhënë. Se do ti ta shohësh nga pozicioni i kolltukut është tjetër gjë.

Arbër Hajdari: Ti je më i miri vëllaçko.

Albi Nako: Nuk jam më i miri.

Arbër Hajdari: Po pse je këtu?

Albi Nako: E meritoj që jam këtu, por mos më thuaj që unë vetëm flija aty. Mos më thuaj mua frikacak se ti nuk e di sa frikacak jam unë. 

Arbër Hajdari: Është mendimi im, u tërhoqe nga debati me Romeon./CNA 

 

Lajmet e fundit nga