Ëndrra e një sopranoje të famshme si Ermonela Jaho/ Rrëfimi: Zgjohesha në 5 të mëngjesit për të kapur një klasë pianoforte
Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho mën...

Sopranoja e famshme Ermonela Jaho në podcast-in me kryeministrin Edi Rama ka zbuluar se sa i rëndësishëm është aktiviteti fizik në profesionin e saj.
Ajo ka zbuluar se kryen një sërë aktivitetesh fizike apo sporte të ndryshme për të qenë sa më në formë dhe për të performuar në mënyrë perfekte në skenë.
Sopranoja ka zbuluar se merret me vrap, me pesha, shtanga, not dhe kërcime me litar.
Ajo tregon se 500 kërcime me litar janë kafja e saj e mëngjesit.
“Vrapi, peshat, shtanga, noti, me litar. Për shembull 500 kërcime me litar çdo mëngjes! Ajo është kafja ime. Para se të pi kafen, 500 kërcime me litar, 500 kërcime sepse është kapaciteti i mushkërive që ndihmon në këndim dhe rrit atë staminën se je atlet. Sidomos sot Opera ka arritur në një dimension tjetër. Ti je një atlet, duhet të jesh një aktor dhe gjërat, ritmi është aq intensiv sa ti nuk ke kohë as të marrësh frymë dhe përgatit trupin, zëri etj, por sidomos ana fizike që ndihmojnë jashtë mase. Ne bëjmë prova, në një produksion normal 7-8 orë në ditë. Por të kesh gjithmonë këtë adrenalinën se nuk është se bën 3,4,5,6 orë prova dhe thua hajde se po këndoj një çikë, po këndoj më ngadalë këtu.
Je në adrenalinë e sipër për 6-7 orë dhe këtë vetëm kjo stërvitja fizike dhe pikërisht fillon mëngjesi me 500 kërcime me litar, pastaj me pesha. Fillon e bën këto squats kur gjen një palestër afër teatrit apo afër apartamentit që ke marrë në atë periudhë ku do këndosh, një palestër me shtanga. Kështu që më pas kur fillon e këndon e ndien diferencën se ndien gjithë muskujt e trupit. Ose mbi topin e jogës pa u mbështetur në asnjë vend, thjeshtë duke ndenjur në ekuilibër, ti do mbështesësh 100% ndryshe bie nga topi. Nganjëherë se nganjëherë janë këto mënyra e të shpjeguarit: frymëmarrja duhet të jetë kështu. E bëjnë shumë intelektuale, shumë më direkte. Unë i vë në top, por re nga topi do të thotë që kjo nuk funksionon.
Duhet të punosh të bësh këto ushtrime, etj. Këto janë ushtrimet e mia që unë bëj çdo ditë sidomos me kalimin e moshës njeriu humbet dhe atë masën muskulare. Kështu që, ta shtyjmë një çikë atë daljen në pension them unë. Duhet të punosh shumë më tepër sepse konkurrenca është e madhe. Zëra të rinj ka plot. Zëra shumë të bukur dhe të qëndrosh pas 30 vitesh prapë me një repertor shumë kërkues, shumë impenjues, një repertor që kërkon fizikun dhe atë fuqinë e 20-30 vjeçari. Ne jemi tek 50-at kështu që ndihem krenare që akoma mund të vazhdoj me këtë ritëm por si rezultat i kësaj pune që nuk është se ka ndonjë sekret.
Duhet të kesh atë durimin, aty ku të tjerët shohin një lloj bezdisje, thonë: do ta përsëris unë këtë prapë? Aty ku bezdisesh, unë kam parë suksesin. Kjo është diferenca. Por duhet ta duash! E mos gjenden faj “jo se s’kam këtë apo s’kam atë, jo po më mungon kjo”, pikërisht ajo mungesa të bën më sensitiv dhe artisti ka nevojë për atë dëmtimin shpirtëror e quaj unë", rrefen ajo.
Gjithashtu ajo k zbuluar edhe një lloj stërvitje që ajo e ka krijuar vetë pas një studimi të brendshëm të trupit të saj, për të stërvitur fizikisht disa muskuj tek të cilët stërvitja që ne bëjmë zakonisht nuk shkon.
“Po, kjo vjen në momentin kur unë kam studiuar foniatri. Foniatria është ajo dega e mjekësisë, por shumë profesionale që merret vetëm me këndimin si profesion. Jo thjesht otorino-laringojatër dhe kjo është një diçka që mungon, mungon në të gjitha shkollat dhe është shumë e rëndësishme sepse ti nuk njeh instrumentin tënd.
Unë këtë gjë e fillova faktikisht kur kam pasur një moment krize që nuk më përgjigjeshin. Kemi ato momentet që prek një çikë fundin dhe thashë para se ta lë, janë ato momentet e vështira. Prapë nuk bëja dot paqe sepse nuk i kisha të gjitha kartat në rregull që të them: një dhe një bëjnë dy këtu. “Nuk është e mundur që unë të ecë më përpara. Ta mbyllim këtu këtë rrugëtim!”
Ishte diçka që e ndien njeriu. Jemi krijuar në mënyrë të atillë që të kap një lloj ankthi, diçka e pa përmbushur. Dhe ajo që mendova, thashë: ndoshta nuk jam mirë, instrumentin. Dhe studiova foniatrinë dhe aty kuptova disa muskuj. Cilat ishin ato muskuj? Janë muskujt e qafës. Gjithmonë këngëtari është i shtrënguar se është dhe emotive.
Nganjëherë muskuli i qafës, janë disa ushtrime që bëhen dhe me peshat ose ushtrimet e frymëmarrjes, që unë këtë bëj. Hipën mbi këtë topin e jogës dhe tensioni që ti të mos biesh nga topi duhet të jetë 100% këtu, të hiqet tensioni këtu. Është kollaj ta thuash se unë vetë e kam, nganjëherë e kap veten, që duhet të tërheq muskujt e qafës se është emotive, dikush e ndien muzikën në këtë mënyrë dhe fillon e futen muskuj, disa elementë që duhet të jesh më e lirshme. Kështu që një e nga një mora këto informacionet dhe krijova në një farë mënyrë për mua ato ushtrime që ndihmojnë për këta muskuj.
Dhe tjetër gjë është frymëmarrja ose peshat ose tërheqja me llastik gjithashtu i muskujve mbrapa që të japin atë kasën e rezonancës. Iu them dhe këngëtarëve që mund të kesh një zë, nuk po them të vogël, një zë modest, një zë të zakonshëm, por mund të bësh gjëra të jashtëzakonshme. E jashtëzakonshmja është ai pasioni se duhet të vësh shpirtin një herë. E jashtëzakonshmja është ajo puna e jashtëzakonshme që nëqoftëse të tjerët mjaftohen me aq sa i ka dhënë natyra se ndonjëherë kur të jep natyra një instrument fantastik, nuk është merita jonë, por vihesh në gjumë se thua: kam zërin e bukur”, etj.
Momenti kur ke disa gjëra, diçka modeste, normale, të zakonshme, i jashtëzakonshëm është ai pasioni, ajo puna e përditshme që i jep tingullit atë diçka modeste që ti e ke, i jep një diçka gjigande, diçka magjike sepse është e gjitha energjia e trupit dhe këto janë ato ushtrimet.
Faktikisht unë edhe studentëve nganjëherë iu dërgoj këto videot që jam duke hipur vetë mbi top apo kur kërcen tek ai kubi që mund të varet nga lartësia se provoj sa më lartë se dua të tregoj që “prit tani se bëhet kështu” që të tregoj shembullin, por duhet ta bëj vet se është kollaj.
Kjo është dhe një gjë që më pëlqen shumë, e pedagogjisë që kam filluar dhe po vazhdoj sepse jam akoma në gjendje që ta bëj unë e para dhe në momentin që ti e transmeton se është kollaj të thuash: do ta bësh këtë, mund të flasësh me fjalë të bukura.
Por kur e shohin që e bën ti që je dyfishi i moshës së atij studenti i jep një lloj shtytje, e vë para përgjegjësisë. Kështu që, janë këto ushtrimet që le të themi kanë funksionuar për mua nga ana teknike që më mbajnë akoma në formë dhe shoh që ju shërben dhe këngëtarëve të rinj”, ka treguar sporanoja Ermonela Jaho./ CNA
Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho mën...
Luana Vjollca ka reaguar sërish për videon intime që q...
Aktorja Eliona Pitarka ka reaguar pas bërjes publike të nj...
Koha e ditës që dikush bën seks është një çështje tërësish...
Vlashent Sata dhe Dojna Mema janë një nga çiftet më të...
Këngëtarja me famë botërore, Selena Gomez, shkaktoi sh...
Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka reaguar për herë të parë...
Pamela Anderson ka shkuar pa grim në Javën e Modës në ...
Këngëtarja e njohur Sia befasoi fansat dhe bashkëmoshatarë...
Arnold Schwarzenegger u divorcua ligjërisht nga ish-gruaja...
Aktori i njohur, Olsi Bylyku, nuk është më "single". ...
Moderatorja Luana Vjollca ka reaguar sërish pas aludim...
Aktori i humorit Albano Bogdo e ka nisur sezonin e ri me n...
Debate mes Shqipe Hysenajt dhe Bledi Mane ka agravuar në...
Imazhi që na vjen në mendje kur përmendim emrin e Kim ...
Luana Vjollca ka përgënjeshtruar mashtruesit dhe gjobaxhin...
“Tani të kërkoj mundesinë e fundit!” Kjo është lutja ...
Videot gjysmë erotike të dy vajzave të medias rozë jan...
Këngëtari Luiz Ejlli, i cili përfaqësoi Shqipërinë në Euro...
Angjelin Preljocaj, balerini dhe koreografi franko-shq...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur një rast vjedhje, ndodhur në...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...