E akuzuan për videon intime/ Luana Vjollca, mesazh për autoritetet dhe një thirrje për të rinjtë
Luana Vjollca ka reaguar sërish për videon intime që q...

Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho mëngjesin e sotëm është rrëfyer për detaje nga jeta e saj artistike dhe personale në podcast-in "Flasim" me kryeministri Edi Rama.
Ajo ka kujtuar se si nisi ëndrra e saj, ku studionte në Liceun artistik dhe shumëkush nuk kishte besim që një ditë ajo do të këndonte në "La Scala".
Sopranoja e famshme zbulon se çdo ëndërr të saj apo synim e shënonte në faqet e një ditari dhe sa herë shënonte një arritje e shkruante në ditar, që tashmë është kthyer në një libër për të pasi aty ka shënuar gjtihçka nga jeta e saj ku ka qeshur, ku ka qarë, sa ka punuar dhe çfarë ka arritur.
"Nuk ka formulë, të them të drejtën, pa bërë shumë histori. Formula e vetme është diçka e brendshme, është ajo energjia, ajo flaka që secili prej nesh ka kur i vë qëllim vetes. Me një punë të jashtëzakonshme sepse dhe ëndrra më e bukur, edhe ajo që duket diçka e jashtëzakonshme, le të themi, do një punë shumë të madhe sepse po të kapeshin ëndrrat kaq kollaj, nuk do të kishin këtë magji.
Unë e kam dashur jashtë mase. Ndoshta me kalimin e kohës kam kuptuar që këndimi ka qenë kanalizimi ku unë kanalizoja ato ndjenjat e mia të thëna, të pathëna ku fantazia fluturon dhe nuk ka limit.
Të jem shumë e sinqertë, tani po e them, unë kam mbajtur një ditar, një ditar si do doja unë, domethënë ajo ëndrra që fillonte diku, pikërisht që këtu, në Pallatin e Pionerëve e të tjerë e deri që në një ditë do doja të këndoja Traviatën në La Scala, Desdemona e Otello e të tjerë në të gjithë teatrot e botës. Një lloj çmendurie, por ishte kjo fantazia që e kisha bërë në një listë; do arrij këtu, do bëj këtë, do bëj atë dhe e kam sot e kësaj dite këtë ditar.
Realiteti tjetër, kur shkoja në lice, siç e përmendët dhe ju, kishte një lloj pabesueshmërie, i vetmi që më besonte ishte im vëlla dhe babi që ndoshta ngaqë donte që unë të fluturoja me ëndrrat e mia, të mos ndalonte thjesht tek ato gjërat që ishin pak të kufizuara e që sot them që të rinjtë i kanë mundësitë. Për shembull, të kishe një klasë me pianoforte ishte e pamundur kur studioja unë në Lice, madje unë mbaj mend që zgjohesha që në 5 të mëngjesit, kush ngrihej i pari me pastruesen të hapte derën e Liceut dhe kush arrinte i pari të kapte një klasë me pianoforte. Ndonjëherë, kur dera ishte e mbyllur, hipja nga dritarja, nja dy herë kam grisur pantallonat, por ishte ajo dëshira e madhe.
Nuk ka asgjë që të ndalon sepse e doja, ishte një nevojë shpirtërore. Ky ishte realiteti që prekja me dorë dhe realiteti i bukur ajo fantazia, ajo energjia që unë po e shikoja, po e vizatoja, po projektoja ku do arrija.
Duke u kthyer tani, e lexoj, ky është një Notebook që janë bërë ato faqe sikur ka një histori shekullore, por është sepse është shkruajtur në çdo lloj momenti, kur kam qarë, kur kam qenë e trishtuar, e gëzuar, kur kam qenë me bukë në dorë duke shkruar dhe kur e lexoj tani prekem, por dhe jam shumë krenare sepse të gjitha, sikur është kthyer bota nga ana tjetër, të gjithë ato gjëra që kisha shkruar në fantazi e sipër, të gjitha i kam kaluar.
E them këtë jo për të treguar ç‘kam bërë, por është dhe një mesazh të cilëve po ua them dhe studentëve tani - sepse jam duke bërë një ëorkshop, të katërtin, që asgjë nuk është e pamundur. Ëndrrat në momentin që i sheh me sy mbyllur dhe me sy hapur, ti i sheh me të vërtetë", tha sopranoja e famshme./ CNA
Luana Vjollca ka reaguar sërish për videon intime që q...
Aktorja Eliona Pitarka ka reaguar pas bërjes publike të nj...
Koha e ditës që dikush bën seks është një çështje tërësish...
Vlashent Sata dhe Dojna Mema janë një nga çiftet më të...
Këngëtarja me famë botërore, Selena Gomez, shkaktoi sh...
Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka reaguar për herë të parë...
Pamela Anderson ka shkuar pa grim në Javën e Modës në ...
Këngëtarja e njohur Sia befasoi fansat dhe bashkëmoshatarë...
Arnold Schwarzenegger u divorcua ligjërisht nga ish-gruaja...
Aktori i njohur, Olsi Bylyku, nuk është më "single". ...
Moderatorja Luana Vjollca ka reaguar sërish pas aludim...
Aktori i humorit Albano Bogdo e ka nisur sezonin e ri me n...
Debate mes Shqipe Hysenajt dhe Bledi Mane ka agravuar në...
Imazhi që na vjen në mendje kur përmendim emrin e Kim ...
Luana Vjollca ka përgënjeshtruar mashtruesit dhe gjobaxhin...
“Tani të kërkoj mundesinë e fundit!” Kjo është lutja ...
Videot gjysmë erotike të dy vajzave të medias rozë jan...
Këngëtari Luiz Ejlli, i cili përfaqësoi Shqipërinë në Euro...
Angjelin Preljocaj, balerini dhe koreografi franko-shq...
Melinda Ademi është një nga këngëtaret më të suksesshm...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt për motive të dobëta është shënuar sot në fsh...
Një aksident me përfshirjen e tri automjeteve ka ndodhur p...
Ndërron jetë 51-vjeçarja Belere Plaka, që u plagos sot me ...
Ngjarja e rëndë që u shënua sot në Roskovec ka përfund...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Peruja dhe Venezuela do të rivendosin marrëdhëniet diploma...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka lën...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë pë...
Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po kërkon që një...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...