"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetë ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...

Rreth 6-8 milionë vjet më parë, në thellësi të pyjeve tropikale të Afrikës, njerëzit ndanin një paraardhës të largët me majmunët shimpanze dhe bonobo. Që nga ajo kohë, kanë ndodhur shumë gjëra. Ne zbritëm nga pemët, qëndruam mbi 2 këmbë, mësuam të gjuanim, mësuam si të ndiznim zjarrin dhe u përhapëm në të gjithë globin.
Por si ndodhi kjo? Si funksionon në të vërtetë evolucioni njerëzor? Nga fundi i Epokës së Miocenit - një epokë gjeologjike që ndodhi nga 23 deri në 5.3 milionë vjet më parë - njerëzit nisën të ndryshojnë si primat i veçantë nga një paraardhës i përbashkët me primatët e tjerë.
Sot ne e dimë që kjo gjë ka ndodhur në Afrikën Lindore dhe Qendrore në Etiopi, Çad dhe Kenia, dhe mendojmë se paraardhësi ynë i parë i njohur ishte Sahelanthropus tchadensis. Është sugjeruar gjithashtu se kjo mund të ketë qenë specia e parë që ka ecur drejt mbi 2 këmbë.
Si u zhvilluan njerëzit?
Ashtu si tektonika e pllakave, edhe evolucioni njerëzor lejon ndryshime të mëdha, por kjo kërkon pak kohë. Ndryshime të lehta në materialin tonë gjenetik ndodhin për një periudhë të gjatë kohore. Ato mund të ndodhin gjithashtu në proporcionin e gjeneve që përbëjnë ADN-në tonë apo te mutacionet në gjenet që mund të ndodhin për shkak të evolucionit njerëzor. Gjithashtu shprehja e gjeneve, ose mënyra se si ndryshimet gjenetike ndikojnë në sjelljen dhe përbërjen fizike, mund të sjellin evoluimin e species. Ndryshimet në ADN-në tonë janë të vogla nga një brez në tjetrin, por me kalimin e kohës ato sjellin ndryshime të mëdha.
Për shembull një mutacion sporadik, mund të kalojë nga një brez në tjetrin derisa të përhapet në një pemë familjare.
Një nga mënyrat se si ndodh evolucioni njerëzor, është përmes përzgjedhjes natyrore, kur disa tipare që kontribuojnë në mbijetesën e suksesshme i kalohen brezit të ardhshëm. Këto ndryshime mund të ndodhin fillimisht si mutacione, por sa më shumë të ndodhin brenda një grupimi gjenesh, aq më i zakonshëm është trashëgimi i tiparit.
Shembull i evolucionit te njerëzit
Një shembull i shkëlqyer është gjatësia fizike e njeriut. Homo habilis është një specie e hershme njerëzore që ka jetuar rreth 2.3 milionë vjet më parë. Ai ishte shumë më i shkurtër, mesatarisht 1 metër e 22 centimetra. Shtatshkurtësia nënkuptonte se ishte shumë e vogël për të mbijetuar pa jetuar në pemë.
Kjo duket nga gishtat e trashë dhe krahët e gjatë, që përdoreshin për t’u ngjitur dhe zbritur nga pema. Me kalimin e kohës dhe me qasjen në palcën e eshtrave të fshirë nga kafshët, truri i tij u rrit, dhe po ashtu edhe i specieve. Homo erectus, që jetoi duke filluar 1.8 milionë vjet më parë, ishte rreth 1 metër e 46 centimetra, specia e parë që gjuante, dhe e para që jetoi në tokë.
Ai e humbi gëzofin në trup, për t’i mbijetuar nxehtësisë së savanës afrikane dhe më pas u përhap në të gjithë globin. Po ashtu Homo erektus përdorte më shpesh zjarrin, gjë që e bëri më të lehtë tretjen e mishit dhe lejoi më shumë energji për rritjen e trurit. U deshën gati 1 milion vjet që të ndodhnin ndryshimet në molekulat kimike, të cilat ne i quajmë gjene për të shkaktuar ndryshime të rëndësishme në ADN-në e të dyja specieve.
A do të vazhdojnë njerëzit të evoluojnë?
Pas gati 1 milion vjetësh, Homo Erectus u zhduk dhe i la vend njerëzve modernë ose Homo sapiens. Ata kishin të njëjtën gjatësi fizike si ne dhe po ashtu kishin një inteligjencë të ngjashme. Ata gjuanin kafshët e egra me një shtizë të prodhuar vetë dhe në grupe që i lejonin ata të ndiqnin grabitqarët.
Evolucioni i njeriut shkon shumë prapa në kohë, përpara se njerëzit të ishin vërtetë të tillë. Ai nisi miliarda vjet më parë kur vetë Toka po evoluonte. Ne u ndërtuam mbi ADN-në e specieve që u shfaqën përpara nesh në këtë planet.
Më pas mutacionet dhe ndryshimet ndodhën bazuar te ky evolucion. Ne njerëzit jemi ende duke evoluar për të mbijetuar si specie në planetin tonë në ndryshim të vazhdueshëm, gjë që do të vazhdojmë ta bëjmë për sa kohë që njerëzit mbijetojnë dhe lulëzojnë në Tokë./ Përshtatur nga CNA.al
Ne njerëzit i kemi shumë qejf eksperimentimet. Nga ide...
Të vizitosh një kopsht gjerman birre është një domosdoshmë...
Aktualisht nuk ka asnjë provë për ekzistencën e jetës ...
Shumica e udhëtarëve u drejtohen aplikacioneve të navigimi...
Midjourney, DALL-E, DeepAI - janë programe, të cilat k...
Qytetërimet e lashta kanë qenë shpesh shumë më të avan...
Aeroplanët kanë qenë gjithmonë një mjet interesi, kuriozit...
Beni Shejks duhet të racionojë energjitë kur bëhet fja...
Shumë njerëz shpesh numërojnë rrahjet e tyre të zemrës, mi...
Fundi i dimrit nënkupton jo vetëm zgjimin e natyrës, por e...
Nuk ka sekrete të mëdha, vetëm arsye që i dini dhe disa të...
Trupi i njeriut është një fenomen që ka më shumë se 50 mil...
Të gjithëve u ka ndodhur të paktën ndonjëherë që të fl...
Shumë bestytni burojnë nga i njëjti tipar njerëzor që na b...
Moti po ndryshon ngadalë në Jupiter dhe Uran, sipas meteor...
Kur bëhet fjalë për kujdesin e lëkurës, shumica prej nesh ...
Në gjithë botën qytetet janë duke u rritur gjithnjë e më s...
“Ora e Tokës”, është një lëvizje në të gjithë botën e orga...
Vera në Europë ka një tjetër ndjesi. Ajo është elegante, e...
Po ju keni fjetur ndonjëherë apo flini me flokë të lagura?...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...