Britania planifikon kufizime gjatë natës në rrjetet sociale për adoleshentët
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...

Ne njerëzit i kemi shumë qejf eksperimentimet. Nga ideja e hedhjes në erë të Hënës, deri te gjuajtja me një plumb në planetin Jupiter, zbulimi i planeve më të mëdha të historisë është gjithnjë një udhëtim i egër.
Tani kësaj liste po i shtojmë “krijimin e një deti në mesin e Saharasë”, sërish në përpjekje për të ndryshuar një tendencë që mendohet se është negative, sikurse janë ndryshimet klimatike. Në fakt, ka pasur shumë plane për të përmbytur pjesë të Saharasë, pasi pjesë të mëdha të shkretëtirës më të madhe në botë, janë në fakt nën nivelin e detit.
Vlen të kujtohet se shkretëtira e Saharasë është një zonë e madhe që mbulon një sipërfaqe prej rreth 9.2 milionë kilometra katrorë në pjesën më të madhe të Afrikës Veriore. Kjo ide nisi në fillim me inxhinierin skocez Donald Mekenzi, që donte të përmbyste pellgun El Xhuf, duke e kthyer atë në atë që ai e quajti Deti i Saharasë.
Në këtë kuadër, ai propozoi krijimin e një kanali 644 kilometra të gjatë nga Maroku deri te pellgu El Xhuf, duke krijuar kësisoj një det të brendshëm, të përafërt me madhësinë e Irlandës, ose 96.560 kilometra katrorë.
Në vitet 1870, kapiteni i ushtrisë franceze Fransua Rudar, u frymëzua nga përfundimi i projektit të Kanalit të Suezit. Ai sugjeroi ndërtimin e një kanali 193 kilometra të gjatë që do të lidhte Detin Mesdhe me një pjesë të shkretëtirës së Saharasë të quajtur Shott El Fexhej në Tunizinë Jugore, duke përmbytur kështu mbi 4.828 kilometra katrorë tokë.
Zonat janë liqene me ujë të kripur për gjysmën e vitit. Plani mori bekimin e Ferdinand dë Leseps, një diplomat francez, i cili ishte disi i famshëm pas punës së tij për ndërtimin e Kanalit të Suezit. Kostoja në atë kohë ishte rreth 25 milionë franga.
Ideja ishte që të hapeshin më shumë rrugë tregtare për anijet franceze. Dë Leseps dhe miqtë e tij donin që ta bënin mesin e Afrikës së Veriut një vend shumë më të lagësht dhe më pjellor. Pavarësisht punës së Rudar mbi këtë projekt, plani nuk u realizua kurrë, megjithëse u financuan edhe disa udhëtime eksploruese në zonë.
Zbulimi se në fakt zona nuk ishte nën nivelin e detit, por edhe kostot në rritje, bënë që planet ambicioze të mos realizoheshin asnjëherë. Ndërsa plani në fund dështoi, ai e frymëzoi shkrimtarin francez Zhyl Vern që ta përfshinte ndërtimin e një kanali në romanin e tij të vitit 1905 “Pushtimi i detit”, në të cilin një tërmet shkakton krijimin e një deti të brendshëm në Afrikën e Veriut.
Një plan tjetër për të krijuar një det në mes të Saharasë u sugjerua nga Egjipti. Projekti “Plowshare” ishte një iniciativë e Komisionit të Energjisë Atomike të SHBA-së për të përdorur simbolin “paqësor” të bombave bërthamore për të krijuar kanalet e nevojshme për të përmbytur me ujë Ultësirën e Kataras, që ndodhet 60 metra nën nivelin e detit.
Por përdorimi i shpërthimeve bërthamore, u ndalua nga disa traktate ndërkombëtare, ndaj projekti “Plowshare” u ndërpre në vitin 1977. Kohët e fundit, në vitin 2018, një kompania e Silicon Valley e quajtur “Y Combinator”, shpalli idenë e saj për të luftuar ngrohjen globale duke përmbytur zonën shkretinore Algodones Dune në Kaliforni.
Plani i tyre ishte të krijonin miliona mikrorezervuarë katrorë me një sipërfaqe 0.4 hektarë secili, që do të lejonin rritjen e algave, të cilat do të vepronin si një mbledhës karboni. Pra projekti nuk ka nisur të zbatohet pasi kostoja e tij është shumë e lartë, rreth 50 trilionë dollarë./ Përshtatur nga CNA.al
Të vizitosh një kopsht gjerman birre është një domosdoshmë...
Aktualisht nuk ka asnjë provë për ekzistencën e jetës ...
Shumica e udhëtarëve u drejtohen aplikacioneve të navigimi...
Midjourney, DALL-E, DeepAI - janë programe, të cilat k...
Qytetërimet e lashta kanë qenë shpesh shumë më të avan...
Aeroplanët kanë qenë gjithmonë një mjet interesi, kuriozit...
Beni Shejks duhet të racionojë energjitë kur bëhet fja...
Shumë njerëz shpesh numërojnë rrahjet e tyre të zemrës, mi...
Fundi i dimrit nënkupton jo vetëm zgjimin e natyrës, por e...
Nuk ka sekrete të mëdha, vetëm arsye që i dini dhe disa të...
Trupi i njeriut është një fenomen që ka më shumë se 50 mil...
Të gjithëve u ka ndodhur të paktën ndonjëherë që të fl...
Shumë bestytni burojnë nga i njëjti tipar njerëzor që na b...
Moti po ndryshon ngadalë në Jupiter dhe Uran, sipas meteor...
Kur bëhet fjalë për kujdesin e lëkurës, shumica prej nesh ...
Në gjithë botën qytetet janë duke u rritur gjithnjë e më s...
“Ora e Tokës”, është një lëvizje në të gjithë botën e orga...
Vera në Europë ka një tjetër ndjesi. Ajo është elegante, e...
Po ju keni fjetur ndonjëherë apo flini me flokë të lagura?...
Ka arsye për optimizëm në raportin e fundit mbi lumtur...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...