Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Midjourney, DALL-E, DeepAI - janë programe, të cilat krijojnë foto mjaft realiste me ndihmën e inteligjencës artificiale. Pamje që kanë vërshuar në mediat sociale. Si mund të dallohen pamjet e vërteta nga mashtrimet?
Asnjëherë nuk ka qenë kaq e thjeshtë të krijosh pamje gati-gati realiste. Një lidhje interneti mjafton dhe një program që punon me inteligjencën artificiale, e brenda sekondash krijohen pamje aq realiste, sa shumë prej nesh mund të gënjeheshin. Foto të tilla po përhapen shpejt në mediat sociale dhe shpesh përdoren me qëllim për dezinformim. Disa pamje të fundit virale: Putini që gjoja po e arrestojnë. Donald Trump që po ashtu sikur është në arrestim e sipër. Elon Musk duke mbajtur duart me Mary Baran, CEO të General Motors. Pamje tregojnë ngjarje që nuk kanë ndodhur kurrë.
Tërmete që nuk kanë ndodhur
Nëse gjoja ndjekja spektakolare apo arrestimi i Putinit e Trumpit mund të verifikohen shpejt, duke parë edhe mediat serioze, ka pamje të tjera problematike, ku njerëzit nuk janë persona të njohur, thotë eksperti i inteligjencës artificiale, Henry Ajder për DW. "Dhe jo vetëm fotot e krijuara me pamje njerëzish mund të shpërndajnë keqinformimin." Kemi parë trillime ngjarjesh që nuk kanë ndodhur kurrë, si për shembull tërmete", thotë Ajder, "si p.sh. rasti i një tërmeti të rëndë që paska tronditur Paqësorin në vitin 2022. Por ky tërmet nuk ka ndodhur kurrë, pamjet për këtë janë krijuar artificialisht dhe janë shpërndarë në Reddit."
Para këtyre fotove është shumë e vështirë të dallosh të vërtetën nga pamja e trilluar. Por ashtu si gabimi është njerëzor edhe inteligjenca artificiale gabon. Ende. Sepse programet e inteligjencës artificiale po zhvillohen me shpejtësi. Deri në prill 2023 programe si Midjourney, Dall-E und DeepAI kanë kryesisht pamje me njerëz, që kanë problemet e tyre në paraqitjen e IA. Ja disa mënyra si të dallosh manipulimet.
1. "Zoom" - zmadho dhe shiko me kujdes
Shumë pamje të inteligjencës artificiale duken si të vërteta dhe vetëm duke i afruar mund të dallosh se ato janë "fake". Prandaj shikoni me vëmendje, kërkoni versione me cilësi të lartë dhe bëni "zoom"- pra afroni foton që të dalloni detajet. Në zmadhim mund të dallosh gabime, mospërputhje, apo klonim të fotos - gjëra që mbeten të pazbuluara në shikim të parë.
2. Kërkoni origjinën e fotos
Nëse jeni të pasigurtë nëse është foto e vërtetë apo e krijuar artificialisht kërkoni më shumë për origjinën e saj. Nganjëherë përdoruesit në komentet e tyre shkruajnë informacionet që kanë, që mund të ndihmojnë të shkosh deri në burimin e saj apo në postimin e parë të fotos. Këtu mund të ndihmojë një kërkim pas: Foto kalohet në programe si ai i kërkimit të Google, TinEye apo Yandex, që jo rrallë ofrojnë informacione për pamjen dhe nganjëherë të çojnë në origjinën e saj. Nëse në kërkim dalin rezultate që lidhen me kontrollin e fakteve për këtë pamje nga media serioze, atëherë ato si rregull ofrojnë informacione sqaruese.
3. Vëreni proporcionet e trupit
Janë në rregull proporcionet e personave të paraqitur? Jo rrallë pamjet e inteligjencës artificiale tregojnë mospërshtatje të proporcioneve; duart shumë të vogla, apo një gisht shumë më i gjatë. Koka dhe këmbët nuk përshtaten me pjesën tjetër të trupit. Si për shembull pamje virale, ku Putini gjunjëzohet para Xi Jinpingut. Këpuca e pasme që duhet të jetë e Putinit është joproporcionalisht e madhe dhe e gjerë, pulpa shumë e zgjatur. Koka gjysmë e fshehur e personit është shumë e madhe e nuk përshtatet me trupin.
4. Vëreni gabimet tipike të inteligjencës artificiale
Gabimet kryesore të programeve të inteligjencës artificiale si Midjourney apo DALL-E janë tek duart. Shpesh personat kanë një gisht të gjashtë, si polici majtas Putinit(shiko foton) Apo ku Papa Françesku pozon me xhaketë marke. Pamjet u bënë virale megjithëse Papa në pamjen e djathtë ka vetëm katër gishta dhe djathtas gishtat janë shumë të gjatë. Gabime të tjera të programeve vërehen te dhëmbët, ku personat kanë shumë dhëmbë, apo syze të deformuara, veshë me forma jo reale. Edhe sipërfaqet reflektuese i krijojnë probleme inteligjencës artificiale.
Eksperti, Henry Ajder paralajmëron: "Në variantin aktual të Midjourney ka ende gabime si fotoja e Papës, por ai është shumë më i saktë në krijimin e duarve si variante të mëparshme. Drejtimi dihet: Ne nuk mund të bazohemi më gjatë tek ajo që këto programe bëjnë edhe gabime të tilla."
5. A duket pamja shumë artificiale dhe shumë ideale?
Aplikacioni Midjourney krijon pamje që janë shumë të bukura për të qenë të vërteta. Shikoni me vëmendje - a mund të jetë pamja e një njeriu real kaq estetikisht e saktë? Andreas Dengel, drejtues i Qendrës Gjermane për Studimet e Inteligjencës Artificiale, thotë se "pamjet dalin shumë të pastra. Edhe tekstilet e treguara janë shumë harmonike." Po ashtu edhe lëkura e personave është tejet e lëmuar, dhëmbët apo flokët duken aq bukur sa të kuptohen si jorealiste. Programet zhvillojnë shpesh pamje të idealizuara të njeriut që t'u pëlqejnë njerëzve. Kjo është pikërisht dobësia e tyre dhe kështu mund të dallosh edhe pamjet e falsifikuara.
6. Kontrolloni sfondin e fotos
Nganjëherë edhe sfondi tradhton. Edhe në sfond mund të dallosh manipulimet, si për shembull dritat e rrugës. Shpesh ai është i paraqitur jo i pastër e duket i sfumuar. Por edhe te sfumimi mund të dallosh gabime, si te pamja e Will Smith që gjoja e tregon atë të zemëruar në dhënien e Oscar. Edhe kjo pamje është "fake".
Shumë foto të inteligjencës artificiale me pak hulumtim mund të zbulohen se janë manipulime. Por teknologjia në të ardhmen do të përmirësohet dhe dallimi i gabimeve do të bëhet më i vështirë. Programe detektorësh si Hugging Face mund të ndihmojnë të japin të dhëna, por jo më shumë. Problemi i tyre: ato bëjnë gabime. Nganjëherë edhe fotot realiste shpallen "fake", dhe ekspertët nuk e këshillojnë përdorimin e tyre, sepse përgjigjet që japin këta dedektorë nuk janë të besueshme plotësisht. Antonio Krüger nga Universiteti i Saarit, Gjermani flet për një "garë teknologjike" me inteligjencën artificiale. "Besoj se ne duhet të mësohemi tani me atë që asnjë pamjeje në internet nuk mund t'i besohet plotësisht."/ DW
Qytetërimet e lashta kanë qenë shpesh shumë më të avan...
Aeroplanët kanë qenë gjithmonë një mjet interesi, kuriozit...
Beni Shejks duhet të racionojë energjitë kur bëhet fja...
Shumë njerëz shpesh numërojnë rrahjet e tyre të zemrës, mi...
Fundi i dimrit nënkupton jo vetëm zgjimin e natyrës, por e...
Nuk ka sekrete të mëdha, vetëm arsye që i dini dhe disa të...
Trupi i njeriut është një fenomen që ka më shumë se 50 mil...
Të gjithëve u ka ndodhur të paktën ndonjëherë që të fl...
Shumë bestytni burojnë nga i njëjti tipar njerëzor që na b...
Moti po ndryshon ngadalë në Jupiter dhe Uran, sipas meteor...
Kur bëhet fjalë për kujdesin e lëkurës, shumica prej nesh ...
Në gjithë botën qytetet janë duke u rritur gjithnjë e më s...
“Ora e Tokës”, është një lëvizje në të gjithë botën e orga...
Vera në Europë ka një tjetër ndjesi. Ajo është elegante, e...
Po ju keni fjetur ndonjëherë apo flini me flokë të lagura?...
Ka arsye për optimizëm në raportin e fundit mbi lumtur...
Është e natyrshme të mendoni se gërhitja është rezultat i ...
Mjekra ka qenë gjithmonë simbol i fuqisë dhe autoritetit. ...
Tipari përcaktues i botës sonë është jeta. Për aq sa d...
Siç e dimë, koha kalon dhe rrudhat krijohen në fytyrë. Por...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...