Lanë gjurmë në histori/ Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë në hënë anijen e tyrë të parë kozmike
Emiratet e Bashkuara Arabe nisën misionin e tyre të pa...

Nga Jane Draycott
Nuk mund të kishte qenë një moment më i mirë sesa ky. Egjiptologët që po kremtojnë 100-vjetorin e zbulimit të varrit të faraonit Tutankhamun, janë tani në prag të një zbulimi të ri arkeologjik premtues që duket se ka ndodhur në Egjipt.
Disa arkeologë kanë njoftuar ditët e fundit se kanë zbuluar një tunel nën tempullin Taposiris Magna, në perëndim të qytetit antik të Aleksandrisë, që sipas tyre mund të çojë tek varri i mbretëreshës së famshme Kleopatra. Nëse kjo do të jetë e vërtetë, mbetet për t’u parë.
Por një zbulim i tillë do të ishte shumë i rëndësishëm dhe potencialisht do të rishkruante atë që dimë mbi mbretëreshën më të famshme të Egjiptit. Sipas shkrimtarit të lashtë grek Plutark, që shkroi një biografi mbi bashkëshortin e saj, gjeneralin romak Mark Antoni, dhe që është autor i rrëfimit më të gjatë dhe më të detajuar të ditëve të fundit të mbretërimit të Kleopatrës, si Antoni ashtu edhe Kleopatra u varrosën brenda mauzoleumit të Kleopatrës.
Sipas Plutarkut, ditën që Augusti dhe trupat e tij pushtuan Egjiptin dhe Aleksandrinë, Antoni vrau veten duke u hedhur mbi shpatën e tij, vdiq në krahët e Kleopatrës, dhe më pas u varros në mauzole.
Dy javë më vonë, Kleopatra shkoi në mauzoleum për të bërë disa flijime për Zotat, dhe më pas vrau veten në një mënyrë që ende nuk dihet (një legjendë popullore është se ajo u kafshua nga një akrepat). Më pas edhe ajo u varros brenda mauzoleumit. Pak ditë më vonë romakët vranë edhe djalin e Antoni, Markus Antonius Antilus dhe atë të Kleopatrës, Ptolemeu XV Çezari (i njohur edhe Çezarion, Cezari i Vogël), dhe dy të rinjtë mund të jenë varrosur po në atë vend.
Në rast se mauzoleumi i Kleopatrës nuk është zhdukur nën ujërat e Mesdheut së bashku me pjesën më të madhe të qytetit helenistik të Aleksandrisë, dhe nëse do të gjendet një ditë, ky do të ishte një zbulim arkeologjik gati i paprecedentë.
Ndërsa varret e shumë sundimtarëve të famshëm historikë ekzistojnë ende – një shembull është mauzoleumi në Romë i Augustit, armikut të Antonit dhe Kleopatrës – ato janë grabitur apo humbur shekuj më parë. Një përjashtim i dukshëm është varri i Filipit II të Maqedonisë, babait të Aleksandrit të Madh, i zbuluar në Vergina në fundin e viteve 1970.
Varri u gjet i paprekur dhe kjo krijoi mundësinë e zhvillimit të dekadave kërkime shkencore, duke zgjeruar njohuritë tona mbi anëtarët e familjes mbretërore maqedonase dhe oborrin e tyre. E njëjta gjë do të ishte e vërtetë nëse do të zbulohej varri i Kleopatrës, dhe do të zbulohej i paprekur.
Sasia e informacionit të ri që mund të nxjerrin prej tij egjiptologët dhe arkeologët do të ishte e madhe. Njohuritë tona të deritanishme mbi Kleopatrën dhe mbretërimin e saj vijnë nga burimet letrare të lashta greke dhe romake, të shkruara pas vdekjes së saj, dhe ato janë në thelb armiqësore ndaj mbretëreshës egjiptiane.
Ne nuk kemi shumë prova që të na ofrojnë këndvështrimin egjiptian mbi Kleopatrën. Por ajo që kemi, si relievet për nder të saj në tempujt që ajo ndërtoi, dhe përkushtimet nga nënshtetasit e saj, na japin një këndvështrim shumë të ndryshëm për të.
Deri më sot, nuk është gjetur asnjë varr tjetër i sundimtarëve ptolemeikë. Thuhet se ato ndodheshin që të gjithë në lagjen e pallateve të Aleksandrisë, dhe besohet se kanë përfunduar nën det, bashkë me pjesën tjetër të asaj pjese të qytetit. Vetëm arkitektura dhe përmbajtja materiale e varrit do t’i mbante historianët të angazhuar për dekada, dhe do të siguronte sasi të paprecedenta informacioni rreth kultit mbretëror Ptolemaik, dhe shkrirjes së kulturës maqedonase dhe egjiptiane.
Por nëse aty do të jenë edhe eshtrat e Kleopatrës, ato mund të na tregonin shumë më tepër, përfshirë shkakun e vdekjes së saj, pamjen e saj fizike, dhe madje do t’i përgjigjeshin çështjes së mprehtë mbi racën e saj. Por a duhet të shpresojmë se mund të gjejmë eshtrat e Kleopatrës dhe t’i analizojmë ato?
Nga Tutankhamuni dhe deri tek egjiptianët e lashtë të zakonshëm, mumiet e të cilëve janë zbuluar përgjatë shekujve, ka pasur një histori të gjatë keq–menaxhimi dhe keqtrajtimi. Ndërsa kanë ikur kohët kur mumiet hapeshin si një formë argëtimi në darkat e epokës viktoriane në shekullin XIX, ka gjithnjë e më shumë shqetësime nga ekspertët në lidhje me trajtimin e duhur të paraardhësve tanë.
Ndërsa zbulimi i varrit të Kleopatrës do të ishte i paçmuar për egjiptologët dhe studiuesit e tjerë, a është e drejtë t’i mohohet mbretëreshës mundësia për paqe dhe intimitet në vdekje, të cilat ajo nuk i pati në jetë?/CNA.al Burimi: The Conversation
Emiratet e Bashkuara Arabe nisën misionin e tyre të pa...
Nëse jeni adhurues i çajit, nuk ka asgjë më ngushëllue...
Një analizë e re e të dhënave të Hubble dëshmon se ekzisto...
Në një mbrëmje vere të vitit 1962, qielli mbi Oqeanin Paqë...
Milton Friedman, ishte një ekonomist dhe matematicien i kl...
Në ditën e trembëdhjetë të misionit të saj, anija kozm...
Një unazë mesjetare e zbuluar nga një detektor metalik ësh...
Kur mendojmë për njerëzit më të pasur në botë, emra si...
Kryeministri i ri i Britanisë, Rishi Sunak, ka bërë hi...
Bimët e kanabisit mund të jenë lojtari që mungon në lu...
Një listë në rritje e markave luksoze në mbarë botën, nga ...
Për herë të dytë, në ujërat e Karaburunit është kapur ...
Një letër e koduar e nënshkruar në vitin 1547 nga sund...
Një grua e quajtur Blume, e cila jeton në Melburn, Aus...
Njerëz si Kim Kardashian dhe Rihanna mund të jenë mili...
1.4 trilionë dollarë: kaq kanë humbur 500 njerëzit më të p...
“Kur e ruani ADN-në në frigorifer mund t’iu duket vetja i ...
Kur bëhet fjalë për udhëtime futuristike, kjo nëndetëse ul...
Ka disa tërmete në historinë e botës që për shkak të përma...
Foshnjat binjake kanë lindur në shtetin amerikan të Te...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...