Kulla “Steinway” në Nju Jork, rrokaqielli më i hollë në botë
Në qytetin e Nju Jorkut, është ndërtuar së fundmi një ...

Çfarë ndodhi me të gjithë gjarpërinjtë në Irlandë? A i dëboi nga ishulli Shën Patriku? Po, e dëgjuat saktë. Në Irlandë nuk ka gjarpërinj. Por arsyeja mund të mos jetë shenjtori i tyre mbrojtës, por më shumë një shkencëtar.
Irlanda, së bashku me Zelandën e Re, Islandën, Grenlandën dhe Antarktidën janë të vetmet vende në botë ku një person me ofidiofobi (frika nga gjarpërinjtë) mund të shëtitë ngado pa pasur frikë. Të jeni të sigurt se në këto 5 vende nuk do të gjeni asnjë gjarpër duke rrëshqitur diku.
Për të kuptuar arsyen, le të udhëtojmë nëpër legjendat irlandeze dhe me shumë gjasa, në Epokën Akullnajore për të zbuluar se përse këta zvarranikë të frikshëm e shmangën këtë vend me peizazhe shumë të bukura. Irlandezët kanë shumë legjenda dhe tradita me të cilat krenohen.
Dhe ato nuk përfshijnë gjithmonë vetëm gjelbërimin karakteristik të këtij vendi. Një legjendë është unike dhe interesante. Ajo rrëfen historinë e Shën Patrikut, që udhëtoi nga Britania e Madhe për në Irlandë për të predikuar Krishterimin.
Por në Irlandë, ai u sulmua nga një grup gjarpërinjsh, të cilët ishin sipas të gjitha gjasave, të dërguar të Djallit. Më pas, Shën Patriku tundi shkopin e tij magjik dhe hodhi çdo gjarpër në oqean. Ai e pastroi ishullin nga e keqja. Sado magjepsëse që tingëllon, a është e vërtetë kjo histori?
Në fakt është shumë e pazakontë që në Irlandë nuk ka gjarpërinj. Sigurisht, nëse nuk jeni besimtar, ka edhe një teori tjetër që anon më shumë nga pikëpamjet shkencore. Najxhëll Monagan është rojtar në Muzeun Kombëtar të Irlandës në kryeqytetin Dublin.

Ai ka studiuar prej vitesh fosilet dhe të dhënat e tjera historike të faunës irlandeze, dhe deri më sot nuk ka gjetur asnjë gjurmë të gjarpërinjve. Madje edhe para shekullit të V-të të Erës sonë. Pra teknikisht, Shën Patriku nuk mund t’i dëbonte gjarpërinjtë që nuk ishin aty.
Shkencëtarët mendojnë se arsyeja kryesor është Epoka Akullnajore. Ajo ndodhi rreth 24.000-27.000 vjet më parë. Temperaturat në Ishullin e Irlandës ishin shumë të ulëta, dhe asnjë zvarranik nuk mundi të mbijetonte. Kur Epoka e Akullnajave përfundoi 10.000 vjet më parë, planeti nisi dalëngadalë të ngrohej.
Akullnajat u shkrinë, uji nisi të rridhte sërish mbi sipërfaqen e Tokës dhe nisi të rishfaqej jeta bimore dhe shtazore. Bimët dhe kafshët i ri-kolonizuan ishujt nga kontinenti evropian. Madje disa kafshë kaluan me not. Por gjarpërinjtë ishin të pafat. Uji ishte shumë i ftohtë.
Kur rinisi sërish jeta pas Epokës së Akullnajave, të gjitha kafshët u kthyen në Irlandë.
Por pse nuk ndodhi kjo me gjarpërinjtë? Rreth 6500 vjet më parë, Britania kishte një urë tokësore që lidhte kontinentin me Irlandën. Por kjo lidhje u prish.
Gjatë kësaj kohe, shkencëtarët menduan se ishin tre gjarpërinj, gjarpri helmues, gjarpri i barit dhe gjarpri i lëmuar, të cilët nisën të udhëtonin drejt Irlandës nga Britania. Irlanda u nda nga pjesa tjetër e Evropës kontinentale nga një hendek uji prej 12 miljesh - Kanali i Veriut - midis Irlandës dhe Skocisë.
Uji ishte shumë i ftohtë për t’u kaluar nga zvarranikët gjakftohtë. Kafshët që arritën përpara se lidhja tokësore të prishej ishin arinjtë e murrmë, derrat e egër dhe rrëqebujt. Por gjarpërinjtë mbetën pas.
Ata lëvizën shumë ngadalë. Zhaklin Xhill, ekologe e Epokës së Akullit në Universitetin e Meinit, SHBA, thotë se gjarpërinjtë kishin një pengesë të madhe ujin që ishte i ftohtë. “Dhe ata nuk tentuan në asnjë mënyrë për të kaluar në ishull. Është kjo arsyeja pse në Irlandë nuk ka gjarpërinj”.

Nëse dikush po kërkon vërtet gjarpërinj në Irlandë, një hardhucë ??pa këmbë që mund të gjendet në livadhet gëlqerore në Irlandë, mund të ngjallë shpresa të rreme. Ai është në fakt një lloj krimbi i ngadaltë dhe një specie jo-vendase e hardhucave pa këmbë.
Shpeshherë njerëzit e ngatërrojnë atë me një gjarpër të vogël. Ai u regjistrua për herë të parë në vitin 1970 dhe u prezantua në ishullin perëndimor në vitet 1960 nga Parqet Kombëtare të Irlandës dhe Shërbimet e Jetës së Egër. Ky krimb i ngadaltë, i quajtur edhe Anguis Fragilis, duket së jashtmi si një gjarpër i vogël, me një trup të rrumbullakët me një gjatësi rreth 50 centimetra.
Ai ka një kokë me majë dhe nuk ka këmbë. Ashtu si një gjarpër, ky lloj zvarraniku, përveçse ka një skelet pa gjymtyrë, jeton duke gërmuar vrima nën tokë. Por a mund të rikthehen gjarpërinjtë në Irlandë? Ekspertët besojnë se nëse kjo do të ndodhte, sipas të gjitha gjasave, do të vinte nga njerëzit që i mbajnë kafshët si kafshë shtëpiake.

Por ekspertët e kafshëve të egra, mendojnë se kjo nuk do të ishte një lëvizje e mirë. Për një kafshë të egër që është tipike e Irlandës, çdo specie e huaj do të përbënte një rrezik. Nëse futen në mënyrë artificiale, gjarpërinjtë mund ta shkatërrojnë ekosistemin.
Por do të ishte e vështirë që kjo të ndodhte. Në një kthesë të çuditshme të ngjarjeve, gazeta “Irish Post” raportoi kafshimin e parë të gjarprit helmues në Irlandë në vitin 2020, kur një i ri 22-vjeçar u shtrua në spital pasi u pickua nga gjarpri helmues i tij i përkëdhelur.
Anti-helmi u dërgua me urgjencë nga qyteti anglez i Liverpulit, pasi Irlanda nuk kishte asnjë flakon të tillë. Le të shpresojmë që këto incidente të mos përsëriten më në të ardhmen, pasi Irlanda nuk do të ishte e përgatitur./ Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Në qytetin e Nju Jorkut, është ndërtuar së fundmi një ...
Sipas ekspertëve, dizajni i shtëpisë dhe madje edhe ngjyra...
Mjaft e çuditshme për t'i bërë disa të mendojnë se është a...
Asnjë nga ne nuk do të jetojë kurrë atje (dhe ndoshta ...
Binjakët duket se janë jashtëzakonisht të bollshëm në qyte...
Ndryshe nga sa e lehtë, natyrale dhe erotike mund të duken...
Reshjet e shiut gjithmonë na bëjnë të ndihemi të përgj...
Nëse keni probleme me funksionimin kur bie shi dhe dës...
Traditat elitare mund të jenë kontratat më të vjetra shoqë...
Albert Ajnshtajni, një gjeni në fushën e fizikës, isht...
Kush ishte Lady Arbella Stuart – kushërira e Mbretëreshës ...
Pas dominimit të Tokës për më shumë se 160 milionë vje...
Marrëdhëniet janë të vështira dhe të dy partnerët duhe...
Praktikat e magjisë së zezë ishin konsideruar prej kohësh ...
Presidentët (jo të gjithë, por 10), kanë qenë masonë, një ...
Si shumë lidere politike para saj, Liz Truss iu drejtu...
Atyre që përpiqen të hamendësojnë të ardhmen zakonisht i j...
Fi-ja ose qeraja e shumicës së njerëzve është shpenzimi më...
Pyete historianin mesjetar Michael McCormick se cili vit i...
Lëvizja nëpër "korridoret" e aeroportit, teksa jeni në pri...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...