Me çfarë ngjyrash duhet ta lyeni shtëpinë tuaj sipas psikologjisë?
Sipas ekspertëve, dizajni i shtëpisë dhe madje edhe ngjyra...

Në qytetin e Nju Jorkut, është ndërtuar së fundmi një ndërtesë që mban titullin e "rrokaqiellit më të hollë në botë". Kulla është aq e hollë dhe e lartë, saqë për ndërtimin e saj ishte e nevojshme ulja e numrit të ashensorëve dhe shtimi i masave për përballimin e erërave të forta.
Në majë të ndërtesës “Steinway” në qytetin e Nju Jorkut, banesat lëkunden me disa metra kur ka erë të fortë sepse ajo është shumë e hollë.
Në fakt, mendohet se ky është një nga rrokaqiejt më të hollë në botë.
Ndërtesa 84-katëshe “Steinway”, e projektuar nga firma e arkitekturës “SHOP Architects” në Nju Jork, ka marrë titullin e "rrokaqiellit më të hollë në botë" për shkak të gjerësisë prej 18 metrash kundrejt lartësisë prej 435 metrash.
Gregg Pasquarelli ishte arkitekti kryesor i projektit të ndërtimit të saj.
"Ajo që e bën të hollë ndërtesën është raporti i gjerësisë së saj kundrejt lartësisë. Një ndërtesë konsiderohet e hollë kur raporti i gjerësisë me lartësinë e saj është 1 me 10 ose më lartë. Ndërtimi i këtyre llojeve të rrokaqiejve është i vështirë. Ndërtesat më të holla në botë ndodhen kryesisht në Hong Kong, ku raporti i gjerësisë së tyre kundrejt lartësisë është në shifrat 1 me 17 ose 18. Ndërtesa “Steinway” ka një raport 1 me 23 e gjysmë të gjerësisë kundrejt lartësisë. Pra, ishte një përparim i jashtëzakonshëm në teknologjitë që nevojiteshin për ta ndërtuar atë", thotë ai.
Kjo është shumë e qartë kur shihet në një vizatim, dhe kur krahasohet me rrokaqiejt e tjerë të qytetit të Nju Jorkut.
"Në këtë foto ju mund të shihni se sa i madh është dallimi mes sipërfaqes që mbulon në tokë ndërtesa me lartësinë e saj. Ju mund të shihni sa i vogël është ai drejtkëndësh në krahasim me lartësinë e ndërtesës, pra përmasa e lartësisë është 23 herë më e madhe se ajo e bazamentit në sipërfaqen e tokës”, thotë Carol Willis, themeluese dhe drejtore e Muzeut të Rrokaqiejve.
Ndërtesa ka 60 apartamente që kushtojnë nga 18 deri në 66 milionë dollarë secili dhe ofrojnë pamje 360 gradëshe të qytetit.
Ndërtesa ndodhet në pjesën jugore të Parkut Qendror të Nju Jorkut, përgjatë Rrugës 57 të Manhatan-it, të njohur si "Rruga e Miliarderëve".
Me një lartësi prej 435 metrash, ajo është ndërtesa e dytë më e lartë e banimit në Hemisferën Perëndimore, pas rrokaqiellit “Central Park Tower” që është 470 metra i gjatë.
Ndërtesa më e lartë në botë është “Burj Khalifa” në Dubai, me një lartësi prej 828 metrash.
Por për ndërtimin e një rrokaqielli kaq të hollë, duheshin bërë disa modifikime, duke filluar nga numri i ashensorëve.
"Në thelb ajo ka dy boshte për ashensorët, por secili bosht ka dy kabina. Pra ajo është si një makinë me dy rafte, ku një kabinë përdoret për të transportuar banorët poshtë dhe lart, dhe tjetra për personelin e ndërtesës. Pra, edhe pse janë dy boshte, ndërtesa ka katër ashensorë", thotë arktitekti Pasquarelli.
Rrokaqielli është gjithashtu më i ndjeshëm ndaj motit, përfshirë erën.
Rreth 200 spiranca shkëmbore janë instaluar në një thellësi prej 30 metrash për të siguruar një themel të fortë për ndërtesën.
Fasada e saj prej qelqi dhe bronzi është ndërtuar me synimin për të ngadalësuar lëkundjen e saj kur ka erë të fortë.
"Mënyra e dytë e ngadalësimit të lëkundjes së saj është arritur përmes instalimit të një amortizuesi të madh çeliku në majë të ndërtesës që peshon 800 ton”, thotë arkitekti Pasquarelli.
Vendi ku është ndërtuar kulla “Steinway” ka një histori të gjatë, pasi aty dikur ndodhej “Steinway Hall”, e ndërtuar në vitin 1924. JDS Development Group dhe Property Markets Group blenë ndërtesën e vjetër në vitin 2013 dhe tani ata po shohin nga e ardhmja./ VOA
Sipas ekspertëve, dizajni i shtëpisë dhe madje edhe ngjyra...
Mjaft e çuditshme për t'i bërë disa të mendojnë se është a...
Asnjë nga ne nuk do të jetojë kurrë atje (dhe ndoshta ...
Binjakët duket se janë jashtëzakonisht të bollshëm në qyte...
Ndryshe nga sa e lehtë, natyrale dhe erotike mund të duken...
Reshjet e shiut gjithmonë na bëjnë të ndihemi të përgj...
Nëse keni probleme me funksionimin kur bie shi dhe dës...
Traditat elitare mund të jenë kontratat më të vjetra shoqë...
Albert Ajnshtajni, një gjeni në fushën e fizikës, isht...
Kush ishte Lady Arbella Stuart – kushërira e Mbretëreshës ...
Pas dominimit të Tokës për më shumë se 160 milionë vje...
Marrëdhëniet janë të vështira dhe të dy partnerët duhe...
Praktikat e magjisë së zezë ishin konsideruar prej kohësh ...
Presidentët (jo të gjithë, por 10), kanë qenë masonë, një ...
Si shumë lidere politike para saj, Liz Truss iu drejtu...
Atyre që përpiqen të hamendësojnë të ardhmen zakonisht i j...
Fi-ja ose qeraja e shumicës së njerëzve është shpenzimi më...
Pyete historianin mesjetar Michael McCormick se cili vit i...
Lëvizja nëpër "korridoret" e aeroportit, teksa jeni në pri...
Krimet e vrasësit serial, Jeffrey Dahmer, janë kthyer në q...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...