E çuditshme, por e vërtetë/ Këto janë destinacionet ku mund të sëmureni nëse i vizitoni
Indeksi i "Forbes Advisor Travel Bug Index" rendit 25 destin...

Lokusta e Galisë, ishte një nga prodhueset më të famshme të helmeve në botën e lashtë. Ajo e ushtroi veprimtarinë brenda Perandorisë Romake të shekullit I. Lokusta luajti një rol në vrasjen e një perandori dhe trashëgimtarit të tij. Edhe pse për të është shkruar shumë pak, ajo mund të ketë qenë një nga vrasëset e para seriale në botë.
Një nga mënyrat e zakonshme për të kryer një atentat në Romën e Lashtë ishte përdorimi i helmit. Helmi ishte një armë jo e zhurmshme. Kjo lloj metode nuk kërkonte asnjë lloj përleshjeje fizike, dhe mund të vriste cilindo pa u zbuluar.
Me rritjen e numrit të helmimeve, pati edhe një rritje të frikës nga helmimi. Për këtë arsye, perandorët dhe njerëz me peshë politike, punësonin enkas shijues të ushqimit apo i përdornin skllevërit e tyre për t’u siguruar që ushqimi dhe pijet të mos përmbanin helm para se t’i konsumonin.

Një nga barishtet më të njohura të përdorura për krijimin e helmeve në lashtësi ishte Atropa Belladonna, e njohur gjithashtu si “Hija e natës vdekjeprurëse”. Që në shekullin I, kronikat përmendin dozat e nevojshme për të shkaktuar halucinacione, si dhe për të vrarë një person.
Helmimi ishte bërë një “profesion” që mësohej. Historia e një gruaje që u bë jashtëzakonisht e aftë në këtë praktikë, u përmend nga disa historianë të lashtë si Taciti, Suetoni, Dion Kasi dhe Juvenali. Që të gjithë ata kanë përshkruar pjesë të jetës së Lokustës, e cila konsiderohet sot nga shumë njerëz si vrasësja e parë seriale në botë.
Rrëfimet mbi Lokostën thonë se ajo vinte nga provinca e jashtme romake e Galisë, Franca e sotme. Se si u zbulua kjo helmuese profesioniste mbetet e paqartë. Por thuhet se në një moment, ajo u zhvendos nga rajoni i saj i origjinës në Romë.

Atje nisi të ketë një reputacion shumë negativ, pasi u burgos me akuzën e helmimit kur u punësua nga një anëtar i oborrit perandorak. Në atë kohë në front ishte Perandori Klaud. Gruaja e tij e katërt (njëherazi mbesa e tij), Agripina e Re, donte të shpëtonte prej tij dhe të siguronte ngjitjen në pushtet të djalit të saj, i cili ishte fryt i një martese tjetër.
Ashtu si nëna e Neronit famëkeq, Agripina ishte një nga figurat femërore më të shquara të kohës. Në vitin 54 Pas Krishtit, ajo komplotoi me Lokustën, së cilës i kërkoi të prodhonte një helm që mund të përdorej për të vrarë burrin e saj. Besohet se helmi që shpiku për të vrarë Klaudin u prodhua nga Belladona.
Por ato duhej të kalonin një pengesë, sepse Klaudi kishte në oborrin e tij një shijues ushqimi, pikërisht që të mos vdiste i helmuar. Megjithatë, Agripina arriti të bindë shijuesin e tij të ushqimit, Halotin, që të tradhtonte perandorin. Helmi u spërkat mbi kërpudhat e tij dhe Haloti ia shërbeu ushqimin Klaudit.

Për fatin e keq të Agripinës, dy faktorë e penguan të shoqin të vdiste. E para ishte që shpikja e Lokustës nuk ishte aq e fuqishme sa të sillte një vdekje të shpejtë. E dyta, Klaudi kishte një zakon të vetëshkaktonte të vjella pas ngrënies, gjë që kufizonte kohën që helmi i gëlltitur të vepronte në trup.
Klaudi i kërkoi mjekut të tij, Gai Ksenofonit, që t’i fuste një pendë në fyt për të provokuar të vjellat. Megjithatë, edhe kjo pendë ishte helmuar, dhe ishte ajo që i dha fund jetës së perandorit. Kështu Agripina dhe Lokusta ishin të suksesshme në vrasjen e perandorit.
Rrëfimi tjetër mbi jetës e Lokustës ishte vitin e ardhshëm, në vitin 55. Neroni u bë perandor pas vdekjes së Klaudit. Ai kishte frikë se djali i Klaudit, Britanikus, do të përpiqej t’ia zinte fronin një ditë. Ndaj kërkoi ndihmën e Lokustës, e cila ishte në burg për akuzën e helmimit të Klaudit.
Neroni e fali Lokustën në mënyrë që ajo të krijonte një shpikje tjetër helmuese për të vrarë Britanikusin, në atë kohë ende një adoleshent. Pasi u lirua nga burgu, Lokusta zhvilloi një tjetër përzierje fatale të Belladona-s, këtë herë duke përfshirë përbërës të tjerë si arseniku dhe mandrago.
Por kur erdhi koha për t’i dhënë helmin, u pa se ai ishte shumë i dobët. Kjo mund të ketë qenë në një përpjekje për ta bërë të padyshimtë vdekjen e Britanikusit. Neroni u tërbua nga ky dështim dhe Lokusta u ndëshkua me fshikullime kamxhiku nga vetë perandori.

Madje ai e kërcënoi me vrasje nëse ajo nuk do të kishte sukses në përpjekjen e saj të radhës. Ndaj Lokusta zhvilloi një helm të dytë, shumë më të fortë, për t’ia dhënë fshehurazi të riut Britanikus. Në Romën e lashtë, ishte e zakonshme që vera të përzihej me ujë të nxehtë përpara se të shërbehej.
Pikërisht një pije e tillë iu dha Britanikusit, që i kërkoi shijuesit të tij të ushqimit ta kontrollonte se mos ishte e helmuar. Kur shijuesi i tij konfirmoi se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar, Britanikus urdhëroi që pija të hollohej me ujë të ftohtë pasi ishte shumë e nxehtë për ta pirë.
Ishte uji që ishte helmuar, por Britanikus e piu verën e tij të zier pa u menduar. Dihej se i riu vuante nga konvulsionet, dhe pasi u helmua Neroni e përdori epilepsinë e tij si një mbulesë për simptomat që iu shfaqën adoleshentit. Historiani i lashtë Taciti shkroi se djali i ri “humbi menjëherë si zërin ashtu edhe frymën”.
Neroni ishte shumë i kënaqur që plani i tij kishte qenë i suksesshëm. Lokusta u shpërblye me shumë prona. Madje Neroni dërgoi të rinj tek ajo për të mësuar zanatin e saj. Për t’u siguruar që këta nxënës të mësonin si duhet praktikat e Lokustës, por edhe për të përmirësuar aftësitë e kësaj të fundit, Neroni e lejoi që të eksperimentonte me helmet mbi skllevër, kriminelë të dënuar apo edhe kafshë të ndryshme që u dërguan në pronat e saj.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë ajo është përgjegjëse për vdekjen e shumë e shumë qenieve njerëzore, të vrara me gjakftohtësi. Ajo mund të jetë vërtet vrasja e parë seriale në botë. Por liria e saj nuk do të zgjaste shumë. Sundimi tiranik i Neronit mori fund në vitin 68, kur ai u vetëvra.

Perandori i ri, Galba, urdhëroi kapjen dhe ekzekutimin e saj për krimet e shumta dhe besnikërinë e saj ndaj Neronit. Por vdekja e Lokustës, nuk u dha fund atentateve me helm në Romë. Gjithsesi, shumë historianë besojnë se asnjë nga vrasësit që e pasoi nuk ishin aq të aftë sa Lokusta./ Përshtatur nga CNA.al
Indeksi i "Forbes Advisor Travel Bug Index" rendit 25 destin...
Si kafshë sociale që janë, njerëzit kanë nevojë për sh...
Miriam Rodrigez ia kushtoi jetën kërkimit të drejtësis...
Në “garën” e turizmit hapësinor ka hyrë edhe një kompani n...
Qytetet si SHBA dhe Kina dominuan në dhjetë vendet e para, n...
Raketa e kompanisë “SpaceX” të Elon Musk, “Starship”, ...
"Starship" i "SpaceX", raketa më e fuqishme e ndërtuar...
Armiku më i keq, është ai që dikur ka qenë qenë miku y...
Nga historia biblike e Arkës së Noes deri te teoritë moder...
E qara është një shprehje emocionale universale dhe ti...
Jo shumë njerëz parapëlqejnë të shkojnë thellë nën tokë. Ka...
Agjencia Kombëtare Aeronautike dhe Hapësinore (NASA) e Sht...
Duke qenë se kostoja e jetesës së fundmi është rritur ndjesh...
Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë zëvendësimin e ...
Një korridor gjigant dëbore pranë malit Tateyama, një nga ...
Rreth 6-8 milionë vjet më parë, në thellësi të pyjeve ...
Ne njerëzit i kemi shumë qejf eksperimentimet. Nga ide...
Të vizitosh një kopsht gjerman birre është një domosdoshmë...
Aktualisht nuk ka asnjë provë për ekzistencën e jetës ...
Shumica e udhëtarëve u drejtohen aplikacioneve të navigimi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...