Vrau efektivin e policisë dhe plagosi një tjetër/ Kush është autori i ngjarjes në Maliq
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Në qytetin liqenor të Pogradecit u shënua një mbrëmje e veçantë kulturore me premierën e filmit me metrazh të gjatë “Vdekja le të presë…”, me regji të Edmond Topit. Në një atmosferë të ngrohtë dhe të mbushur me emocione, artistë, qytetarë dhe dashamirës të kinemasë u mblodhën për të ndjekur për herë të parë këtë vepër filmike, që trajton me ndjeshmëri temën e jetës, plakjes dhe vlerës së njeriut në çdo etapë të ekzistencës së tij.

Ky projekt kinematografik është realizuar i gjithi në Pogradec, që nga ideja dhe skenari, deri te xhirimet dhe për regjisorin Edmond Topi, ky qytet është jo vetëm sfond, por edhe frymëzim. Ai e konsideron Pogradecin një nga vendet më komode për të bërë film dhe thekson se kjo vepër është krijuar për publikun, me një mesazh të thjeshtë e njerëzor: pleqëria nuk është fundi i jetës, por një etapë ku njeriu vazhdon të jetojë e të kontribuojë në shoqëri. Filmi do të udhëtojë së shpejti në një tur shfaqjesh në qytetet e tjera të vendit, si pjesë e nismës për ta afruar kinemanë shqiptare me spektatorin.

“Në fakt unë jam për ta falënderuar qytetin, jo për të na falënderuar qyteti. Filmi është ngjizur këtu, unë këtu e kam shkruar e xhiruar. Se di në ka qytete më komode për të xhiruar. Unë besoj se i detyrohemi shumë Pogradecit për të gjithë klimën dashamirëse që na krijoi gjatë kohës së xhirimeve. Filmi do bëjë turin nëpër qytete, e kemi filluar me Pogradecin, do mundohemi ta çojmë vetë në të gjitha qytetet e vogla apo të mëdha të Shqipërisë sepse filmi është bërë për spektatorin dhe do më pëlqente që çdo njeri ta shohë filmin. Mesazhi që përcjell filmi është fare i thjeshtë: "Pleqëria nuk është stacioni i fundit i njeriut për tu larguar por është një nga stacionet në të cilën ai duhet të jetojë dhe të vazhdojë të kontribuojë në jetën e tij e të shoqërisë”,-tregon regjisori Topi.
Në premierë morën pjesë emra të njohur të artit shqiptar, mes tyre Zyliha Miloti dhe Ema Andrea, të cilat ndanë emocione të forta pas shfaqjes. Aktorja veterane Zyliha Miloti e përshkroi përvojën si një nga më të ndjeshmet e karrierës së saj, duke theksuar se filmi mbart skena prekëse që duhen parë nga të rinjtë. Ajo e cilësoi bashkëpunimin me regjisorin Topi dhe kolegët e brezave të ndryshëm si një eksperiencë të rrallë artistike.

“Jo e emocionuar, por e përlotur me skenat që ka ky film. Është një mrekulli, që të paktën rinia duhet ta shohë shumë. Kam pasur kënaqësinë më të madhe të marr pjesë me ikonat e kinematografisë shqiptare. Një punë e jashtëzakonshme nga regjisori Edmond Topi. Pashë edhe reagimin e spektatorëve, kishte momente shumë prekëse. Unë vërtet jam aktore humori prej 60 viteve, por më duket se dhashë skena shumë prekëse në këtë film”,-tha artistja Miloti.
Edhe Ema Andrea u shpreh se atmosfera në Pogradec ishte e ngrohtë dhe publiku i entuziazmuar. Për të, roli i antagonistes në këtë film përbënte një sfidë dhe një përvojë të vlefshme profesionale. Ajo e vlerësoi bashkëpunimin me aktorët e brezit të vjetër si një shkollë më vete dhe nënvizoi se filmi, përveç dramës, mbart edhe nota humori që e bëjnë më të afërt me publikun.

“Sot ishte një atmosferë shumë e ngrohtë, publiku ishte plot. Për mua emocioni ishte shumë njerëzor përveç se artistik dhe më vjen mirë që kolosët e kinemasë morën duartrokitjet e merituara në Pogradec. Antagonisti, roli jo dashamirës, është i domosdoshëm në një film dhe është sfidë e madhe. Sfidë e madhe dhe kënaqësi e për karrierën time, se është një nga ato role që nuk para më ka qëlluar ta bëj. Pas kuintave në teatër, të punosh me këtë brez është shkollë më vete dhe lum kush e ka fatin të punojë me ta. Në këtë film kam zbuluar që ka shumë humor, se ne i njohim në anë dramatike, por kanë shumë humor”,-tha Andrea.
Premiera e filmit në Pogradec shënon fillimin e një turi shfaqjesh në qytetet e tjera të Shqipërisë. Një projekt që bashkon breza artistësh dhe që sjell në ekran një histori njerëzore, të ndërtuar me dashuri, reflektim dhe respekt për jetën.
Një film që fton publikun të ndalojë për një çast… sepse “Vdekja le të presë.”/CNA
Shën Gjon Vladimiri, njohur në Shqipëri edhe me emrin Shën...
Nuk e di se çfarë e shtyu Koço Kostën të më besonte që të ...
“Skena dhe prapaskena, nga Enver Hoxha e Mehmet Shehu te R...
Shkrimtari meksikan Gonzalo Celorio ka marrë Çmimin Cervan...
I lindur në vitin 830, Shën Naumi, njihet në histori si një ...
Në Korçë është çelur edicioni i 15-të i kolonisë ndërkombë...
Më 28 Tetor të këtij viti shënohet 60-vjetori i Nostra Aetat...
Në 60-vjetorin e Nostra Aetate, deklaratës historike të Ko...
Ditën e sotme, më 28 tetor, shënohet 60-vjetori i Nostra A...
Gazetari dhe shkrimtari Agim Xhafka ka botuar librin e tij...
Një koleksion fotografish që datojnë nga viti 1921 po eksp...
Ernest Troshani (Simoni), një shenjtor që ecën mes nesh, d...
Skenaristi, humoristri, satiristi dhe autori i emisioneve,...
Një figurë e nderuar e mjekësisë korçare, doktori kirurg A...
Në teatrin “Migjeni” kanë nisur përgatitjet për edicionin ...
Mediat austriake vazhdojnë pa ndërprerje të raportojnë mbi...
Ali Bej Këlcyra zë një vend të rëndësishëm në historinë sh...
Në mëngjes te kafja si përherë dy minuta pas meje erdhi Ir...
“Kopshtet e pavarura të lumturisë”, një tragjikomedi me au...
Kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare, do të nderohet në ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...