Gjendet një objekt i rrallë arkeologjik në Vlorë/ I përket periudhës romake
Një objekt i periudhës romake është gjetur së fundmi në zo...

Të nderuar miq të dashur më Krishtin Kisha Orthodhokse në datën 11 gusht nderon kujtimin e Shën Nifonit ,Patriarkut të Kostandinopolit dhe "vëllait" të Skëndërbeut.
Shën Nifoni ka lindur në More të Peloponezit në fund të shek XIV.
I ati quhej Manuel një shqiptar i pasur, ndërsa e ëma Maria. Në shkollë mësoi shkrim e këndim dhe njohuri rreth Shkrimit të Shenjtë. Më vonë shkoi pranë një asketi të quajtur Andon, i cili pas këmbënguljes së të riut e vuri në qeli aty afër dhe i caktoi rregullin e lutjes për fillestarët.
Më pas, duke parë përkushtimin e tij, asketi e bëri murg me emrin Nifon. Pas pak kohe asketi ndërroi jetë, por Perëndia nuk e braktisi shërbëtorin e tij. Nifoni dëgjoi se në qytetin e Artës, ku jetonin shqiptar të quajtur çam. Aty ishte një mësues i madh shpirtëror i quajtur Zaharia, i cili kishte ardhur nga Mali i Shenjtë. Murgu filloi ta mësonte Nifonin për rregullat e jetës murgjërore dhe për doktrinën orthodhokse.
Në veprën agjiografike orthodhokse: “Jeta dhe veprimtaria e Nifonit, Patrik i Kostandinopojës”, botuar në Bukuresht në vitin 1937 jepen të dhëna në lidhje me aktivitetin e Nifonit në Shqipëri.
Të dhënat janë përkthyer nga rumanishtja prej teologut z. Dhimitër Beduli, aty na thuhet: “Dhe Zaharia me Nifonin, si ndenjën pak kohë atje (në Ohri), deshën të shkojnë në vendin e Askulumit (këtu kuptohet Shqipëria); me ata u bashkuan edhe shumë të tjerë. U nisën nga Justiniana, disa nga ana e tokës, disa me anije dhe arritën në një qytet të madh me emrin Durrës, i cili është në vendin e Askulumit dhe që andej u ngjitën në qytetin e Krujës, që është rreth 6 milje larg nga Draçea, Durrësi. Shkuan tek Gjergji, prijës i Shqipërisë, i cili quhej Skënderbe i pranoi me gëzim të madh e dashuri, sepse edhe ky kishte dëgjuar për jetën e tyre, dhe vendosi Zaharinë atë shpirtëror, mësues dhe edukator për të gjithë njerëzit, ndërsa Nifonin, me bekimin e kryepiskopit të Krujës e bëri prift atje”.

Kurse kjo është përbmajtja sipas variantit të botuar nga rumuni Tit Simedrea : "Të dy kallogjerët u nisën nga Justiniana, e cila ishte qendra e patrikut orthodhoks, nga ku vareshin bullgarët, serbët dhe shqiptarët. Ata mbërritën në Krujën e lirë të Gjergj Kastriotit".
Nga disa të dhëna të tjera biografike del se Nifoni dhe Zaharia qenë shqiptarë. Atyre iu ngarkua detyra e atit shpirtëror në Krujë, mision i cili kërkon të dish mirë gjuhën e popullit.
Në Krujë, Shën Nifoni u bashkua aq shumë me Gjergjin sa u bënë vëllezër në shpirt, ose pinë gjakun e njëri-tjetrit, sipas zakonit, prandaj u quajt vëllai i Skëndërbeut.
Ky fakt tregon besimin e krishterë orthodhoks të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit dhe lidhjen e ngushtë të tij me klerikët orthodhoks, të cilët shenjtëronin me Mistetet e Kishës Orthodhokse popullin shqipëtar në ato vite të vështira, por të lavdishme për historinë tonë kombëtare.
Me dyndjet e turqve më 1466, Nifoni dhe Zaharia u larguan nga Shqipëria prej rrezikut të pushtimit turk, që pasi kishin pushtuar Kostandinopojën, filluan sulmet kundër tokës Arbërore, e cila ishte një vend i lirë dhe valvitej akoma flamuri i shqiponjës së Perandorisë së Bizantit .
Ata u vendosën në qytetin e Ohrit. Sulltan Mehmeti II kishte urdhëruar që kryepiskopi i Ohrit, Dorotheu, bashkë me klerikët që kishte në vartësi të internohej. Midis tyre ishin dhe priftërinjtë Zaharia me Nifonin .
Pas vdekjes së mitropolitit të Selanikut, Parthenit, episkopët dhe i gjithë kleri vendosën të zgjidhnin si bari të tyre Nifonin. Me shenjtërinë dhe fjalët e tij, shumë mëkatarë të penduar, që ishin larguar nga kisha nga frika e terrorit osman, u kthyen përsëri në gjirin e Kishës Orthodhokse.
Sipas Faik Konicës, kur froni i patriarkut mbeti bosh, Shën Nifoni u fronëzua Patrik i Kostandinopojës në vitin 1482. Qëndrimi i tij në fronin e primatit të fesë orthodhokse ishte deri në vitin 1586, ku u shkarkua pas intrigave të grekut Amirus. Vite më vonë, Nifoni u rizgjodh patrik i Kostandinopojës, ku qëndroi vetëm një vit dhe përsëri u përndoq.
Ata që nuk e donin u përpoqën ta largonin. E arrestuan dhe e dërguan në Andrianopojë. Nifoni shkoi në Vllahi ku e pritën me të gjitha nderimet. Për disa kohë ndaloi në Maqedoni dhe pastaj në Malin e Shenjtë dhe u vendos në kishën "Pantakrator", në manastirin "Lavra e Madhe" si dhe ne manastirin e "Shën Anës" dhe në manastirin e "Vatopedit",ku u prit me gëzim nga murgjit.
Ai u largua fshehurazi prej andej dhe shkoi e u paraqit si i panjohur në Manastirin e Dionisit, ku ishte një rregull se çdo kanditat që paraqitej për t'u bërë murg, duhej të pranonte që të bënte punë të rëndomta për sa kohë shihej e arsyeshme nga igumeni. Kështu Nifoni, si i panjohur, iu nënshtrua rregullit. Ai që ishte zgjedhur dy herë patriark, tani ruante mushkat në mal, priste dru dhe bënte çdo lloj pune të rëndë. Por, një mrekulli e shën Joan Pagëzorit bëri që të zbulohej e vërteta.
Shën Joan Pagëzori iu shfaq dhe i tha igumenit të manastirit; " dilni dhe prisni Patriarkun si i ka hije që po vjen me mushkat e manastirit , sespe shumë e peruli veten shenjtëria e tij".
Mbas një jete me përulësi dhe përkushtim shenjtori fjeti më Zotin në 11 gusht të vitit 1508 në moshën 90 vjeç.
Fama e tij u përhap me shpejtësi dhe në varrin e tij u bënë shumë mrekulli, dëshmi e shenjtërisë së tij para Zotit, që i lavdëron besnikët.
Lipsanet e shenjtë të Shën Nifonit u morën dhe gjenden në Rumani. Koka në katedrën e Krajovës, ndërsa lipasnet dhe reliket e shenjtit (mitra dhe spektri) janë në manastirin e Dionisit në Athos.
Historiani z Mojkom Zeqo, duke u bazuar tek shkrimet e dhe kërkimet e Faik Konicës dhe peshkop Fan Nolit e veçanërisht në librin "Shën Nifoni, Patriarku i Kostandinopojës", botuar në Athos viti 1995, na thotë se: "Nifoni ka vdekur në Athos, ku gjendet dhe reliktuari i tij.
Në shumë kisha janë pikturuar afreske me figurën e Nifonit. Ato e tregojnë Nifonin duke mbajtur në dorën e majtë Biblën e Shenjtë dhe me dorën e djathtë me gjestin e bekimit. Këto afreske janë të shumta dhe përbëjnë një koleksion shumë të rëndësishëm të një personazhi të shquar shqiptar të shekXV.
Ajo që më tërhoqi vëmendjen, veçanërisht, është se në qelën e Nifonit, ku gjendet dhe biblioteka e tij, ekziston nje portret i Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Ky portret është botuar në faqen 29 të librit dhe e paraqet Skendërbeun në profil me një mjekër të gjatë dhe të përdredhur, me përkrenaren e tij me kokë dhie dhe më e habitshmja është se ky portret në formë ikone ka të shënuar shqip, me gërma latine, mbishkrimin "SKENDERBEU- KASTRIOTI".
Kisha Orthodhokse i këndon me nderim hierakut Shën Nifon: "Kanuni i besës dhe i përkorës ndrite përpara besnikëve me të vërtetën e punëve, me përunjësi fitove të lartat me varfëri të pasurat, atë i lavdëruar Shën Nifon Patriark i Kostandinopolit, lutju Zotit tonë Jisu Krisht t’u falë shpirteve tona ndjesën e mëkateve". (Përlëshorja)
Lavdi Perëndisë që prehet ndër shenjtorë .Amin/ CNA
Një objekt i periudhës romake është gjetur së fundmi në zo...
- Ej,më duket se babai po na ngatërrohet me atë Dritën...
Biznesmeni, Gjergj Luca është vënë sërisht në qendër të vë...
Këtë të martë të 2 gushtit është kremtuar përvjetori i fro...
Milan Kundera pati fatin e diskutueshëm të përjetimit ...
Nga Agim Xh. Dëshnica -FAN S. NOLI DHE KOMUNIZMI- Memor...
Një tjetër media e huaj u ka kushtuar një artikull zonave ...
U bënë dy javë që Vjosa nuk vë gjumë në sy. Qysh atë ditë ku...
PARIS – Mediat çeke njoftuan të mërkurën se Milan Kundera ...
Profesor Përparim Kabo ka dhënë një mesazh ngushëllimi pas...
Skulptori i njohur, Agim Rada është ndarë nga jeta në mosh...
Gjirokastra është një qendër e rëndësishme muzeale në ...
Gjyshen time e quanin Adivije. Por unë derisa ajo mbylli s...
“Festa e Shipshanit” mbiemrin “e Madhe” e mori qyshce në s...
Pas tetë viteve mungesë, ka ulur siparin edicionini i 11-t...
Kur më thanë që kushërira ime Eni qe lidhur me një burrë të ...
Media franceze “Euronews France” i ka kushtuar një artikul...
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar një fakt ...
ARAFAT, Arabi Saudite – Ata vijnë gjatë errësirës së natës...
Anastas Nika, aktori dhe regjisori i mirënjohur shqipt...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...